"Stop" zbulon gjurmë të të moshuarit të zhdukur, policia nuk bën asgjë. Shefi i komisariatit: Veprimet tona, sekret hetimor
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...

Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë lekë të vjetër nga Gjykata Administrative për aksidentin e një fëmije. Por bashkia thotë se vendimi është absurd dhe mbi të gjitha shuma e dëmshpërblimit është e ekzagjeruar.
Ky është rasti që ka trajtuar sonte emisioni "Stop" në "Tv Klan". Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ramiz Lala, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i Gjykatës Administrative të Gjirokastrës.
Gjithçka nisi pas një aksidenti në vitin 2020 në lagjen “Kodra e Shtufit” në qytetin e gurtë. Një vajzë e mitur 6 vjeçe me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshkiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 metra. E mitura shpëtoi paq nga ky aksident.
Por familja e vajzës hapi gjyq dhe gjyqtari Ramiz Lala ka dhënë një dëmshpërblim për familjen një shumë të ekzagjeruar, 560 milionë lekë të vjetër.
“Vlera është shumë e lartë, për ne është rast i paprecedent, është në vlerën 56 milionë lekë të rinj. Ndaj e bëjmë publike këtë rast, sepse mendojmë se taksapaguesit gjirokastritë nuk kanë pse të ngarkohen me një shumë kaq të madhe. Vlerësojmë që është një vendim që nuk qëndron nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, që në vlerësimin tonë, nuk janë marrë parasysh shumë prova dhe fakte. Nga ana njerëzore e kuptojmë shumë situatën, madje shprehim dëshirën tonë për ta ndihmuar por brenda limitit, nënkupton brenda mundësive tona, që një fëmijë me aftësi ndryshe, por nga ana ligjore vlerësojmë që vendimi i gjykatës nuk qëndron”, thotë drejtoresha juridike e Bashkisë së Gjirokastrës.
Por prokurori i Gjirokastrës, Julian Çafka, në hetimet që ka bërë për ngjarjen e vitit 2020, nuk e gjen Bashkinë Gjirokastër përgjegjëse për aksidentin që ndodhi, duke argumentuar se ana e rrugës ku rrëshkiti fëmija i takonte privatit dhe duhet të rrethohej nga privati, dhe jo nga instancat e pushtetit vendor.
Për Bashkinë e Gjirokastrës vendimi konsiderohet absurd dhe i dyshimtë. Aq më tepër, kur nëna e fëmijës, e cila është edhe kujdestare e vajzës me aftësi ndryshe, punon si sekretare në Gjykatën Civile të Gjirokastrës.
Një zyrtare e Bashkisë së Gjirokastrës u paraqit në Gjykatën Administrative për të takuar gjykatësin që ka dhënë këtë vendim. E pajisur me kamera të fshehtë nga emisioni "Stop", zyrtarja e bashkisë “u prit me këmbët e para” nga gjyqtari Ramiz Lala. Ai kërkoi që zyrtarja e bashkisë të nxirrej jashtë.
Por kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, thotë se vendimi i Gjykatës Administrative është apeluar dhe për gjyqtarin Ramiz Lala është bërë kallëzim në SPAK.
Kryebashkiaku Flamur Golemi: "Si mjek shpreh gjithë keqardhjen për çfarë ka ndodhur për një fëmijë me aftësi ndryshe, për fëmijën dhe për familjen. Si kryetar bashkie kam gjithë përgjegjësinë dhe patjetër do i shkoj deri në fund së bashku edhe me stafin, edhe drejtoria juridike e ka filluar tashmë procedurën për të ndjekur gjithë hapat ligjorë për t’i shkuar deri në fund kësaj historie se në fund kam përgjegjësi për çdo taksë që derdh taksapaguesi gjirokastrit". /tvklan.al
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Në 26 maj të një viti më parë, Bana Muca, emigrante pr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...