Vendimi absurd/ Gjykatësi gjobit Bashkinë e Gjirokastrës me 560 milionë lekë për një aksident
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...

Një qytetarë u ankua në "Fiks Fare" sepse pas daljes së saj në pension nuk iu dha certifikata e mirënjohjes si dhe shpërblimi prej 50 mijë lekësh që morën dhe gjithë punonjësit e tjerë.
Ajo kërkoi ndihmën e "Fiksit" pasi pretendon se i është bërë qëllimisht, ndërkohë që të gjitha shoqet e saj e kanë marrë shpërblimin.
Znj. Vjollca ka punuar për 20 vjet në Akademinë e sigurisë fillimisht si pjatalarëse në kuzhinë e më pas ka kaluar si sanitare. Kur mbushi moshën e pensionit iu tha se do t'i jepej shpërblimi, ndërkohë që nuk ndodhi kështu. Ajo pohon se nga shefat e saj është siguruar që do i jepej, por që deri më sot nuk e ka marrë. "Më thanë që do e marrësh kur të dalësh në pension, unë dola në pension rreth 12-13 persona e morën shpërblimin unë jo”, shprehet Vjollca. Ajo shprehet se është ankuar te shefi i logjistikës dhe te shefja e saj dhe është përcjellë nga të dy me fjalët të mira që do ta marrë shpërblimin.
Në një ballafaqim që pati denoncuesja me shefin e sektorit ekonomik z. Fuat Korçari ai i shpjegon se emrat për certifikatë mirënjohjeje nuk vendosen nga ai. Ndërkohë që Vjollca e pyet po për shpërblimet kush i bën, z. Korçari pohon se i bën ai. Kur zonja e pyet se ai e ka personale me të pasi të gjithë të tjerët janë shpërblyer, ai e nxjerr jashtë nga zyra.
Biseda e ankueses me shefin e sektorit ekonomik të Akademisë së Sigurisë:
Qytetarja: Shefo a ka mundësi po deshe?
Shefi: Po.
Qytetarja: Unë erdha se tani unë dola në pension. Atë certifikatën?
Shefi: Cilën certifikatë?
Qytetarja: Certifikatën e Mirënjohjes të punës si gjithë të tjerët.
Shefi: Ti ke dëgjuar që sektori jot ka marrë certifikatë?
Qytetarja: Po, siç kanë marrë të gjitha shoqet e mia.
Shefi: Ke dëgjuar gjë raste që kanë marrë certifikata?
Qytetarja: Po certifikata dhe 500 mijë lekëshin e shpërblimit e kanë marrë të gjitha shoqet e mia, përveçse unë.
Shefi: Ti ke dëgjuar se sektori jot ka marrë certifikata?
Qytetarja: Po.
Shefi: Ka qenë ai muhabeti vjet, parvjet?
Qytetarja: Vjet, vjet ka qenë që janë shpërblyer edhe ato të tjerët.
Shefi: Ta kam thënë edhe herë tjetër, certifikatat i jep personeli.
Qytetarja: I jep personeli?
Shefi: Po, pra, ta kam thënë edhe atëherë, nuk e kuptoj pse vjen këtu?
Qytetarja: Dëgjo, unë erdha për t’u sqaruar jo për të bërtitur.
Shefi: Ça sqarimi do, a ta kam thënë që i jep certifikatat personeli, akoma nuk je e qartë për këtë punë?
Qytetarja: Unë vajta te drejtori dhe më tha që e ka shef Fuati.
Shefi: Kush drejtor?
Qytetarja: Drejtor Bimi.
Shefi: Drejtor Bimi më thërret mua, jo të thotë ty. Ai më thërret mua dhe më thotë bëhet kjo procedurë.
Qytetarja: A ka mundësi të flas unë njëherë.
Shefi: Edhe njëherë ti moj ti, të jesh e qartë nuk ndahen certifikatat siç doni ju, certifikata mirënjohjeje nuk jep sektori ekonomik. Më vjen keq që e paske bërë në kokën tënde.
Qytetarja: A të flas unë? Vjet në 23 korrik a u bënë gjithë ato certifikime dhe 500 mijë lekshi i shpërblimit? Jo vetëm Vjollca, ka marrë Donika, ka marrë Musai.
Shefi: Unë nuk i kam çuar emrat. Moj akoma ti këtu, nuk çoj emra unë te drejtori i përgjithshëm për certifikatën.
Qytetarja: Po mirë miratimin për certifikimin dhe shpërblimin kush e jep, kush e jep?
Shefi: Po nuk i jep sektori ekonomik edhe njëherë. Unë jap vlerësimin e punës në fund të vitit.
Qytetarja: Kur mori Vjollca vet ti mua më the, unë nuk e shof të arsyeshme.
Shefi: Të është dhënë një pagë shpërblim 300 mijë lekë.
Qytetarja: Po leje pagën e shpërblimit. Unë dua 500 mijë lekshin e shpërblimit të 60-vjetorit siç mori, Vjollca, Nexhi, Donika, Musai, Vali. A morën të gjithë këta? A janë sektori i prapavijës?
Shefi: Po janë moj janë me dhjetëra me qindra njerëz, po nuk i bëjmë ne propozimet edhe njëherë. Nuk i bën propozimet Fuat Korçari si pozicion i shefit të sektorit ekonomik për certifikatën e mirënjohjes.
Qytetari: Jo mua më tha drejtori shef Fuati i bën jo se i ka Marsela.
Shefi: Moj edhe njëherë, nuk i bën sektori ekonomik propozimet për certifikatë mirënjohje.
Qytetarja: Po për shpërblimet kush i bën?
Shefi: Për shpërblimet i bëj unë dhe i kam bërë, e nuk të kam lënë në asnjë rast as ty e askënd.
Qytetarja: Atëherë përse më ke hequr mua?
Shefi: Po nuk të kam hequr moj ti, asnjëherë nuk të kam hequr.
Qytetarja: Po përse nuk ma ke dhënë atëherë shpërblimin e 500 mijë lekëshit të 60-vjetorit.
Shefi: Edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, edhe njëherë, duhet të ikësh e bindur nga kjo zyrë që nuk i bën propozimet sektori ekonomik për punëtorët e vjetër për certifikatë mirënjohjeje e bën drejtori i përgjithshëm.
Qytetarja: Vjet që të takova në rrugë ishe me shefe Shqipen, të thashë që nuk më ke shpërblyer si puna e Vjollcës. A më the zonjë atë e pashë të arsyeshme e shpërbleva, ty nuk e pashë të arsyeshme me të dhënë lekë. A ma ke thënë këtë, aty te Fakulteti i Sigurisë? Ma ke thënë apo nuk ma ke thënë vjet? Që ke një vit që nuk thua as një mirmëngjes me mua. Në rregull?
Shefi: Dil jashtë!
Qytetarja: Po. Të dal jashtë ëëëëëë?
Shefi: Përshëndetje.
Qytetarja: Do ta kërkoj edhe më lart./TCH
Bashkia e Gjirokastrës është gjobitur me 560 milionë l...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" transmetoi dëshminë e të ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes një mashtrim...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Ditën e djeshme CNA.al publikoi disa dokumente që zbar...
“Neritan Nallbati do të emërohet zëvendës-drejtor i Pë...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Ilia dhe Marko Koka kohë më parë denoncuan në “Stop”, ...
Ashensorët e pallateve çdo ditë e më tepër po kthehen në n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...