LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

13 Shtator 2022, 14:48, Denoncim CNA

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

Rasti më klasik, kur media përdoret nga pushteti për të marrë para nëpërmjet disa kompanive, dhe pasi i shërben, gjithçka kthehet si më parë.

Rasti, ku paratë janë përfituar dhe aksionet e kompanive nuk ngelen të tuat, po të atij që ka marrë paratë.

Ky është rasti me Valtelina Cafenë me Vjollca Hoxhën e “Top Channel” dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha.

Në vitin 2019, CNA.al ka raportuar se si Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Eva Blushin, nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, e cila qe krijuar në Bullgari.

Skema

Djemtë e inceneratorëve, për të cilët ka përfunduar në burg një ministër dhe një sekretar i përgjithshëm, ndërtuan një kompani.

Erdhën në Tiranë dhe blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të Lori Cafesë, Valtelina Café.

Dhe pas tri vitesh ortakëri duke e përdorur “Top Channel” për propagandë ditë e natë për inceneratorët, siç raportohet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pak kohë më parë i janë rikthyer aksionet Vjollca Hoxhës.

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

Hoxha, sipas një kontrate, ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare, më pas 6 këste të tjera.

Gjenden kleçkat, duke qenë se nuk janë zbatuar kushtet e kontratës është gjetur një hallkë dhe më pas djemtë e inceneratorëve, njëri prej të cilëve është në kërkim si Klodian Zoto, i kthejnë Vjollca Hoxhës 100 për qind të aksioneve.

Pra, Vjollca, bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke i dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind.

Tani, pas tri vitesh, aksionet i kthehen të plota dhe trashëgimtarët e të ndjerit Dritan Hoxha kanë 100 për qind të aksioneve të Valtelina Café të brendit Lori Café.

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

Çfarë ka ndodhur?

U ndërtua një kompani në Bullgari, e cila erdhi e mori 51 për qind të aksioneve të Valtelina Café me një vlerë marramendëse.

Në atë kohë, këto aksione ishin në emër të një kompanie tjetër, e cila kishte marrë në shfrytëzim Valtelina Café.

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

Është kjo që i shet 51 për qind të aksioneve kompanisë bullgare, e cila tashmë ia ka rikthyer të gjitha aksionet Vjollca Hoxhës, që e kishte përdorur Valtelina Café në të paktën në dy transaksione.

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet

Një në një kompani tjetër private, diku në vitin 2018, kur i duheshin para, pasi në familjen Hoxha kishte dasmë dhe së dyti në vitin 2019, kur u shfaqën çunat e inceneratorëve, të cilët paguajnë edhe këta një shumë të majme parash për kompaninë e parë që kishtë në pronësi aksionet e Valtelina Cafesë, aksione të cilat tashmë me vendimet e ditëve të fundit, janë falur.

Dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit me aksione të plota është rikthyer te Vjollca Hoxha.

Ortakët e inceneratorëve ia kthejnë Vjollca Hoxhës aksionet
Vjollca Hoxha

Vjen një kompani private që merr para shteti për inceneratorët, krijohet një kompani në Bullgari që blen disa aksione, përdor televizionin dhe më pas gjithçka u rikthehet pronarëve pa paguar asnjë kosto.

Pasi për të rikthyer aksionet duhej të paktën të pagueshin disa miliona dollarë. Por nuk ka ndodhur kështu, qartazi duket se me një kontratë mes palëve, pra duke gjetur një kleçkë, është bërë tërheqja e kompanisë bullgare dhe tashmë aksionet i janë rikthyer Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të të ndjerit, Dritan Hoxha.

Skema është e qartë, gjithçka është e lexueshme, transfertat bankare janë aty, të gjithë, kush është përfshirë, janë.

Por, ajo që ngelet është fakti se si në Shqipëri për 30 vite u provua për herë të parë që Qeveria paguan një kompani private me taksat e shqiptarëve, dhënë me koncension një kompanie që shkon e blen e bën ortakëri me pronarë mediash për ta shfrytëzuar këtë të fundit për propagandë, për interesa personale dhe kurrsesi në interes të publikut.

Si përfundim, e gjitha ka rezultuar një aferë korruptive dhe për pasojë kanë shkuar në burg disa zyrtarë./CNA.al

Lajmet e fundit nga