Spitali "Sante Plus" masakron gruan/ 5 ndërhyrje për t’i rimodeluar barkun dhe e lënë pa kërthizë
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi rastin e një qytetareje që kishte shkuar në spitalin "Sante Plus" për të rimodeluar pjesën e barkut, por bëri edhe 5 ndërhyrje të tjera për shkak të punës joprofesionale dhe problemeve që ju shkaktuan si pasojë e kësaj ndërhyrjeje.
Gazetarja e "Stop", Domenika Bajraktari, shkoi në spitalin privat "Sante Plus", por kirurgu turk ishte zhdukur dhe mjekët që dolën për sqarim, nuk kishin dijeni fare për rastin. Administratorja e spitalit mjaftohet të thotë se kateteri nuk vendoset për të gjitha rastet.
Mjeku: Ndërhyrja sigurisht kryhet nga mjekë, që nuk janë shqiptarë dhe vijnë posaçërisht nga Turqia. Unë në fakt kam një dijeni vetëm të përgjithshme për rastin, sepse unë bëj rojet e natës dhe nuk kam qenë në asnjë turn nate. Presim kolegen, që të vijë.
Gazetarja: Doktor! Kjo është situata e pacientes!
Mjeku: Nuk mund të përgjigjem për diçka, që nuk e kam kryer. Unë thashë, që bëj turnet e natës dhe nuk kam qenë në asnjë rast.
Gazetarja: Eshtë e pamundur administratore, që të flasim me një mjek, që bën turn nate dhe nuk ka dijeni për rastin. Ndërkohë zonjës ia ka bërë operacionin një doktor turk, që me dijeninë time, nuk është më këtu. Është e vërtetë kjo?
Adminstratorja: Është e vërtetë!
Gazetarja: Nuk i është vendosur kateteri zonjës.
Anestezisti: Kateteri nuk u vendoset të gjithëve, vetëm atyre, që kanë probleme u vendoset.
Gazetarja: Sa ditë duhet të qëndronte regjim shtrati?
Mjeku: 3-4 ditë regjim shtrati!
Gazetarja: Në 3-4 ditë regjim shtrati…
Mjeku: Jo regjim shtrati, se ne pacientet i ngremë 4 orë pas ndërhyrjes, nuk i mbajmë regjim shtrati.
Gazetarja: Pse pacientëve të tjerë ua keni vendosur?
Mjeku: Nuk u vendoset të gjithëve kateteri! Aty ku mendojmë ne, që mund të zgjasi e vendosim.
Gazetarja: Si është paraqitur situata e saj shëndetësore?
Mjeku: Atë do ta thotë ajo mjekja, që e ka ndjekur.
Gazetarja: Kush është mjeku, që e ka ndjekur?
Administratorja: Atëherë të lëmë nesër një takim me mjeken, që e ka ndjekur, që të flasim gjerë e gjatë!
Ndërsa Stop interesohej për këtë çështje, në ambientet e spitalit takuam një tjetër qytetare, e cila na tregoi eksperiencën e saj me të njëjtën ndërhyrje. Po kështu kunata e saj kishte përjetuar një përvojë të pakëndshme me vendosjen e balonit në stomak.
“Kur kam ardhur këtu kam ardhur me kunatën, vjen nga Anglia për të vënë balonin, i thanë që duhet të bësh pagesën. Bën pagesën, prit se po vjen doktori i doli një problem, prit se nuk do ta bësh tani. Bëmë pagesën, s’ka gjë tha se do vini prapë. Si do vijmë prapë kur paguam gjithë ato lekë? Insistuam që erdhën pastaj edhe na lanë orarin pasdite. Vjen pjesa ime për të rimodeluar barkun. Vij këtu dhe bëj pagesën. Me zor kam bërë operacionin dhe kur shikoj rezultatin nuk ishte ai që unë prisja. Dhashë 2 mijë Euro për këtë dhe kur vij që të bëj rikontrollet e barkut më thonë mua që do presësh disa kohë të paktën 3-4 muaj për rezultatin. Edhe kur kam pyetur doktorët që janë të kësaj fushe, më kanë thënë që nuk ke ndonjë rezultat të mirë. Kirurgu ishte turp”, thotë qytetarja tjetër. /tvklan.al
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" sjell denoncimin e një zo...
Në fillim të korrikut të këtij viti, "Fiks Fare" bëri ...
Një tjetër dokument ekskluziv i siguruar nga investigimi i...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL...
Një familje me mundësi të pakta ekonomike, e përbërë n...
"Fiks Fare" vazhdoi me denoncimin e prerjeve të pyjeve...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denon...
Kompania "Albawings" është kthyer në një tmerr për pas...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi mbrëmjen e së hë...
Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni "Stop" në "Tv Klan...
Një qytetare tregoi për emisionin “SOT” në "Euronews A...
"Booking.com", është faqe ndërkombëtare nga e cila qyt...
Një denoncim për kryeministrin Edi Rama është bërë mbr...
Partia Demokratike, vijon të shtrojë pyetjet në lidhje me ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
“Ardi Veliu është paguar 30 mijë euro nga Ervis Martinaj”....
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj Ministri...
CNA.al ka raportuar në vijimësi se si bregdeti shqiptar, ...
Derdhja e ujërave të zeza në det ndalohet specifikisht në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, ka denoncuar b...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...