LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OPGJ-ja filmohet me kamera/ I kthen qytetarit 2 milionë lekët që ia zhvati për mbylljen e çështjes

5 Shtator 2022, 22:08, Denoncim CNA
OPGJ-ja filmohet me kamera/ I kthen qytetarit 2 milionë lekët që
Foto nga kamera e fshehtë

Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncoi mbrëmjen e së hënës rastin e një shqiptari në Angli, i cili për shkak të disa problemeve dhe proceseve gjyqësore në Shqipëri, u mashtrua nga një OPGJ i Prokurorisë së Tiranës i quajtur Ibrahim Saliko se do t’i mbyllte dosjen me 2 milionë lekë të vjetra.

Pasi i mori fillimisht 1 milion Lekë, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

2-3 ditë përpara se ta merrja vesh që ishte mashtrues, më mori në telefon tha aman Alban se kam djalin e vogël është duke vdekur më jep ca lekë. Edhe unë nuk kisha lekë në Shqipëri. Mora mamin, sa kishte ardhur në Shqipëri, i thashë sa lekë ke gjendje aty. Më tha kam 1 milion e 50 mijë lekë. I thashë mbaje 50 mijë lekë vetë dhe 1 milion lekë çova një person t’i zbriste poshtë t’i merrte ky. Pastaj mori lekët Ibrahimi u zhduk fare, fiku telefonin, as u përgjigj më fare. Më kontaktoi direkt, më tha më fal kam borxh këtë, do t’i jap lekët. Jo që s’po i jepte lekët, thashë po më hap telashe të tjera. Edhe kontaktova 'Stopin'”, tregon Albani, denoncuesi që ra viktimë e mashtrimit të OPGJ-së.

Sapo i dha paratë, Albani humbi çdo kontakt me OPGJ-në, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin. Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij.

Nën presionin e publikimit në media, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit.

OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i "Stop".

OPGJ, Ibrahim Saliko: Ça bën?

Ibrahim Saliko: Ç’a bëre? Si ke qenë?

Qytetari: Ç’a bëhet? Ça thotë ai?

Ibrahim Saliko: Mirë! Ça ke bërë ti?

Qytetari: Mirë, o burrë! Shtyhemi!

Ibrahim Saliko: Do t’i biesh ca Albanit?

Qytetari: Po tani, ja nji sekondë!  Albano, jam me ktë shokun tënd. Ja foli! Na, foli!

Ibrahim Saliko: (Flet në telefon) Hë mo Alban, hë mo! Ore, se po i thosha Ilirit, po i thuaj nji çikë atij njëherë atij gazetarit mo, mos e heq atë shkrimin nga atje! Eh mo, mirë, mirë! Mirë o vlla, hajde, mirë, mirë vlla! Hajde, mirë vlla, hajd ciao. Merri!

Ibrahim Saliko: Numëroji, po hë..!

Qytetari: Ja t’i numëroj! Dymijshe, dyshe janë kto të tëra…?

Qytetari: (Numëron lekët) 1,2,3,4,5…..- 95,96,97,98,99, 100. Dy milionë tha ai, hë? Mua m’tha për 2. Nejse, ju e dini vetë, nuk ngatërrohem. Të iki unë byrazer?

Ibrahim Saliko: Jo mo bjeri, bjeri dhe njëherë!

Ibrahim Saliko: Ik! Po të mori, flasim prapë!

Qytetari: Ok! Ciao! Mirupafshim!

Albani falenderon emisionin Stop për paratë që iu kthyen mbrapsht nga OPGJ-ja i cili ia mori me mashtrim. /tvklan.al

Lajmet e fundit nga