
Lefter Gështenja është deputet i Partisë Demokratike, i futur në lista nga Lulzim Basha dhe i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Nga drejtor te rrugët, më pas bëhet biznesmen e miliarder, më pas deputet i paguar nga taksat e shqiptarëve.
Por, për të qenë në sallën e Kuvendit, Gështenja, dyshohet se ka gënjyer, kryesisht për kriterin e pasurisë, por edhe në atë të dekriminalizimit.
Ndalemi te dekriminalizimi.
Gështenja deklaron se ka ndryshuar mbiemrin e tij, por edhe emrin e babait, ama nuk jep arsyet.
Mbiemri i tij i parë ka qenë Kostenja, dhe emri i parë i babait ka qenë Alush. Mbiemrin e ka ndryshuar në Gështenja, kurse emrin e babait e ka bërë Lush.

Arsyet janë mister, nuk deklarohen, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hetohen.
Kalojmë te pasuria.
Në deklaratën e pasurisë së vitit 2021, që konsiderohet si fillestare, para se të merrte postin e deputetit, ai deklaron se pjesën më të madhe të burimeve financiare i ka nga emigracioni, ndërkohë në formularin e vetëdeklarimit, shkruan se ka qëndruar në Greqi në vitet 1991-1992.

Gështenja ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi dy kate në Tiranë, e ndërtuar rreth viteve 1980, me sipërfaqe ndërtimi 63 m2 mbi parcelën ndërtimore, truall 300 m2, me investim 700 000 lekë, shtëpi banimi të ndërtuar përgjatë viteve 1992-1995 e përbërë nga një kat nëntokë-garazh 100.4 m2, kati përdhe 109.9 m2, kati parë 130 m2, kati dytë 130 m2, me vlerë 6 milionë lekë, ambient shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, garazh në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe makinë 20 mijë euro.

Edhe paratë për shkollimin e fëmijëve në Angli dhe Holandë janë mister. Nuk deklaron asnjë të dhënë.

Gjatë investigimit, CNA.al zbuloi se Gështenja kishte qenë pronar i kompanisë “Civil Cons”, një kompani konsulence.
Sipas të dhënave të QKB-së, Gështenja nuk e ka më në pronësi këtë kompani, por të dhënat e tjera të zbuluara gjatë ivestigimit ngrenë dyshimet se ai qëndron sërish pas kësaj kompanie.
Kompania në fjalë është themeluar në vitin 2018. Sipas statutit të shoqërisë, ortakët themelues janë, K.A. dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili.
Pas një viti, kokretisht me datë 05.07.2019, me anë të kontratës së dhurimit të aksioneve, kompania ka kaluar në duar të familjarëve të ortakëve, K.A dhe Lefter Gështenjës.
K. A. dhe Lefter Gështenja largohen nga shoqëria duke dhuruar kuotat e tyre prej 50% të kapitalit secili, në favor të ortakëve të rinj, D.A. dhe Sadete Gështenjës.

Me datë 25.09.2020, me anë të kontratës së shitjes se kuotave të kapitalit, ortaket Sadete Geshtenja dhe D. A. shesin kuotat e tyre prej 50% te kapitalit secila në favor të ortakëve të rinj: D.D. (50%) dhe K.Ç.i (50%), kundrejt çmimit total prej 100.000 (njeqind mijë) lekësh.

“Civil Cons” vetëm dy vite e themeluar ka hyrë fuqishëm në treg duke marrë tendera qindra miliona lekë nga institucionet shtetërore, shitet për vetëm 100 mijë lekë të vjetra.
Për më tepër shitja ka ndodhur në momentet kur Gështenja deklaronte në takime se kishte të sigurtë vendin e mandatit të deputetit, pasi kishte zgjidhur gjithçka me Lulzim Bashën dhe familjarët e tij.

Kompania në fjalë rezulton se ka marrë 35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë, nga institucione të ndryshme qendrore dhe vendore.
11 tendera i ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që është në varësi të kryeministrisë.
Tendera ka marrë nga pushteti vendor, nga 7 bashki, tendera nga institucioni ku ai ka punuar, Autoriteti Rrugor Shqiptar, nga Spitali i Traumës dhe nga disa Ministri.
Pra, 1 miliard lekë nga Rilindja i janë dhënë “Civil Cons”, nga 2018 dhe këtej.
Përveç kësaj dyshohej se ka aksione në kompani të tjera të vendosur me emra të përsonave të tretë, siç thuhet në denoncimin e mbërritur në CNA.al, e cila do t’i shkojë më tej investigimit të nisur për deputetin Lefter Gështenja./CNA.al
PD-ja, nëpërmjet deputetit Belind Këlliçi, ka shtruar pyet...
“Civil Cons”, është kompania e themeluar në vitin 2018, më...
Një godinë në oborrin e Fakultetit të Histori-Filologjisë,...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga deputeti Luan Ba...
Partia Demokratike ka vijuar me pyetjet e përditshme për i...
Duket qesharake në kufijtë e të pabesueshmes, por një komp...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Partia Demokratike po vijon të ngrejë zërin për aferën e i...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i cili ka edhe media në pron...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ...
Lefter Gështenja, deputeti i Lulzim Bashës me kompaninë “C...
Irfan Hysenbelliu, biznesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi...
CNA.al prej disa ditësh ka raportuar në lidhje me deputeti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka hapur...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Gati shtatë vite më parë, në vitin 2015, CNA.al, atëherë s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...