
Eksperti i ekonomisë thumbon Ramën: Sikur kryeministri të vendoste taksim 50% edhe për inceneratorët e PPP-të
Eksperti i ekonomisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të ...
Eksperti i ekonomisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të ...
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja, dyshohet se ka gënjyer për pasurinë në deklarimin pranë ILDKP-së.
Të dhënat që ai iu referohet si burime nuk janë të sakta dhe të qarta.
CNA.al ka bërë një vëzhgim të formularit të deklarimit të pasurisë së Lefter Gështenjës dorëzuar në ILDKPI.
Ai deklaron se ka investuar para të fituara në emigracion, por pa përmendur asnjë shifër.
Te të gjitha pasuritë, pothuajse, te burimi i krijimit përfshin dhe të ardhurat nga emigracioni, por nuk e thotë se sa është vlera.
Dyshimet ngrihen për shkak se siç deklaron ai në formularin e dekriminalizimit, në emigracion ka qenë vetëm një vit, nga 1991-1992, ndërkohë për patundshmëri të ndryshme, justifikohet se i ka blerë me paratë e fituara atje.
Sipas tij, me një vit në emigracion, ka siguruar miliona lekë për të shtuar patundshmërinë.
Gjithashtu në deklarimin e tij, vërehet se në disa raste deklaron prona në bashkëpronësi, por nuk sqaron nëse e ka fjalën për gruan dhe dy fëmijët apo edhe për të tjerë.
Lefter Gështenja me mbiemrin e parë Kostenja, rezulton që ka në pronësi, një shtëpi dy kate në Tiranë, e ndërtuar rreth viteve 1980, me sipërfaqe ndërtimi 63 m2 mbi parcelën ndërtimore, truall 300 m2, me investim 700 000 lekë, shtëpi banimi të ndërtuar përgjatë viteve 1992-1995 e përbërë nga një kat nëntokë-garazh 100.4 m2, kati përdhe 109.9 m2, kati parë 130 m2, kati dytë 130 m2, me vlerë 6 milionë lekë, ambient shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, garazh në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe makinë 20 mijë euro.
Pa llogaritur këtu pasurinë e deklaruar në emër të fëmijëve, ku rezulton që djali ka një makinë rreth 36 mijë euro.
Kujtojmë se Lefter Gështenja ka punuar në Drejtorinë e Rrugëve, në zyrën e prokurimeve, ku dyshohet se janë prodhuar skandale.
Shtëpi banimi 2 kate, e familjes së origjines e ndërtuar rreth viteve 1980, me sip. ndërtimi 63 m2 mbi parcelën ndërtimore, truall 300 m2. Vendodhja: Fshati Dorez, Bashkia Librazhd.
Burimi i të ardhurave: E fituar nga trashëgimia e babait tim e çelur me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr dt. 06.02.2012 dhe e regjistruar ne ZRPP me dt 07.03.2012.
E rindërtuar ndër vite nga objekt 2-katësh, në objekt 1 kat përdhe-garazh me sip. 91.1 m2, kati 1-rë me sip 89.7 m2, kati 2-të me sip. 76.7 m2 dhe papafingo me sip. 74.7 m2, e gjitha në proces legalizimi, për të cilin është aplikuar për legalizim me datë 29.01.2015.
Procesi i rindërtimit është kryer me kontributin e pjesëtarëve të familjes së origjinës në përpjestim me pjesën takuese të secilit pjesëtar të familjes.
Në bashkëpronesi, pjesa takuese është 1/6, dhe është me kontribut nga të ardhurat familjare ndër vite në vlerën rreth 700.000 leke.
Vlera totale e investimit të kryer nga subjekti deklarues për pjesën takuese 1/6 është përafërsisht 700.000 (shtatëqind mijë) lekë.
Shtëpi banimi e ndërtuar përgjatë viteve 1992-1995 e përbërë nga një kat nëntokë-garazh 100.4 m2, kati përdhe 109.9 m2, kati parë 130 m2, kati dytë 130 m2.
Vendodhja: Bashkia, Tiranë ish-fusha e Aviacionit. Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, kredi e të ardhura familjare ndër vite. Një pjesë e kësaj banese ka qenë në pronesi të babait të subjektit deklarues dhe është përfituar nga trashëgimia, sipas vendimit të gjykatës së datës 06.02.2012.
Vlera e kësaj prone është 6.000.000 (gjashtë milionë) lekë 100%
Ambient, njësi shërbimi në bashkëpronësi me vendndodhje Bashkia Tiranë, me sip 265 m2, krijuar në vitin 2008/2011, regjistruar në ZRVPP me dt. 18.01.2012.
Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, e të ardhurat familjare ndër vite.
Vlera totale 80.000 (tetëdhjetë mijë) euro, por ai deklaron se posedeon 50 për qind të pronës në vlerën 40.000 euro.
Shtëpi banimi, në bashkëpronësi me vendodhje Bashkia Kavajë, Qerret, me sip. 73 m2, blerë në vitin 2010, e fituar me kontratë kalim të drejtash dhe detyrimesh, me datë 21.04.2015.
Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, të ardhurat familjare ndër vite.
Vlera totale 25.000 euro. Subjekti deklaron se posedon 50% të pronës që kap vlerën 12.500 euro.
Ambient, garazh, në bashkëpronësi me vendodhje Bashkia Tiranë, rruga "Bardhyl", me sip 80 m2, krijuar në vitin 2008/2011.
Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, e të ardhurat familjare ndër vite.
Vlera totale 13.000 euro. Subjekti deklaron se posedon 50% të pronës që kap vlerën 6.500 euro.
Toke arë në bashkëpronësi me të 3-të. Vendodhja: Bashkia Tiranë, Mëzez, me sipërfaqe 514 m2, me sipërfaqe 349 m2, me sipërfaqe 450 m2, dhe me sipërfaqe 400 m2, të regjistruara në ZRVPP me datë 27.03.2006.
Blerë me vlerë totale 8.000.000 lekë.
Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, të ardhurat familjare ndër vite.
Vlera totale e investuar nga subjekti deklarues për pjesën takuese të 50% është 4.000.000 (katër milionë) lekë.
Toke arë në bashkëpronësi, me vendodhje në Bashkinë Librazhd (Dorëz).
Burimi i krijimit: Përfituar nëpërmjet ligjit nr.7051 të ndarjes pronave si dhe akti i trashëgimisë sipas vendimit të gjykatës nr. dt 06.02.2012, me sipërfaqe 7547 m2.
Automjet i përdorur viti 2008, vlerë 20.000 euro, blerë më 17.09.2010.
Burimi i të ardhurave: Të ardhurat nga emigracioni, të ardhurat familjare ndër vite si dhe financuar pjesërisht me kontratë leasing 10.000 euro, shumë e cila është shlyer totalisht.
Llogari bankare në euro në shumën 8.211 (tetëmijë e dyqind e njëmbëdhjetë) euro.
Burimi: Të ardhurat e përfituara nga punësimi, e kursime familjare.
Llogari bankare në lekë në shumën 3.931 (tremijë e nëntëqind e tridhjet e një) lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhurat e përfituara nga punësimi, e kursime familjare.
Llogari bankare në lekë në shumën 6.820.485 (gjashtë milionë e tetëqind e njëzet mijë e katërqind e tetëdhjetë e pesë) lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhurat e përfituara nga shërbimet e konsulencës.
Depozitë në emër të Lefter Gështënja dhe Sadete Gështenja në shumën 16.098 euro.
Burimi i krijimit: Të ardhurat e përfituara nga qiradhënia e një ambienti shërbimi.
Llogari bankare krijuar në tetor 2004 në shumën 980.000 lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhurat familjare ndër vite.
Llogari bankare krijuar në janar 2009 në shumën 420.000 lekë.
Burimi i krijimit: Të ardhurat familjare ndër vite.
Llogari bankare në shumën 18.374 lekë.
Burimi i kriiimit: Të ardhurat familjare ndër vite dhe interesa nga depozita.
Gjendje cash në datën 09 shtator 2021, në shumën 300.000 lekë.
Burimi: Të ardhura familjare ndër vite.
Të ardhura nga paga si inxhinier në shoqëri private ndërtimi, në shumën 349.120 lekë.
Të ardhura nga shërbime konsulence për palë të treta, në shumën 9 360 000 lekë me TVSH apo 7.800.000 lekë pa TVSH.
Të ardhura nga qiraja për vitin 2021, nga dhënia e ambientit të shërbimit dhe garazhit me vlerë mujore 1.500 euro apo 13 500 euro në total.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit në katin përdhe te Fusha e Aviacionit për vitin 2021, me vlerë mujore 40 000 lekë apo 360 000 lekë në 9 muaj./CNA.al
Anija e ngarkuar me 6 mijë ton grurë, e nisur para dy javë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ditët e fundit...
Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se ky sezon ...
Pasi plani i emergjencës së gazit u publikua të hënën (08.08...
Albert Nasto, kryetari i shoqatës së biznesit të vogël...
Akademiku Artan Fuga ka folur për tragjedinë e 2 gusht...
Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë në 1...
Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë së Sigurisë Publike t...
Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, ës...
Ministria e Mbrojtjes ka pasqyruar situatën e zjarreve...
Partia Demokratike vijon të dalë me deklaratat në lidh...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Pa...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një konferencë për mediat ka a...
Lefter Gështenja, të cilin e futi në lista për deputet Lul...
Mëngjesin e sotëm, një grup pronarësh biznesesh dhe mj...
Në shkurt të këtij viti, shoqata 'Diaspora për Shqipërinë ...
Rrugët dytësore që lidhin qytetet me njëri-tjetrin janë lë...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka infor...
Qytetarët kanë mbyllur protestën e ditës së sotme, duk...
E afërmja e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, gjatë ...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy a...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka hedhur hije dyshimi për...
Një aksident ka ndodhur në Bypassin e Fierit. Mediat ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Drenovës ku një...
Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gji...
Ditën e sotme priten reshje mesatare deri lokalisht in...
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e ndarë ...
Transporti publik është renditur si një nga problematikat ...
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i nj...
Mëngjesin e së dielës, 2 prill, janë hapur vendvotimet për...
Bashkimi Europian është në kërkim të mënyrës së duhur ...
Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, - në të një...
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur korçar Vladimir Br...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sot më 2 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Sot më 1 prill 2023, dollari amerikan blihet me 104 le...
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj ka folur për deklaratat ...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...