LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rama “zgjohet” në Portin e Durrësit/ Sezonin turistik e mat me makinat në terminal

10 Gusht 2022, 08:46, Aktualitet CNA
Foto-Rama “zgjohet” në Portin e Durrësit/ Sezonin turistik
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë se ky sezon turistik është më i pasuri, në një kohë që zonat bregdetare ashtu siç po dëshmohet çdo ditë janë të braktisura.

Por, Rama është “zgjuar”, mëngjesin e sotëm në terminalin e Portit të Durrësit, duke treguar fluks automjetesh që sipas tij tregojnë vizitorët e shumtë që po hyjnë në vendin tonë.

Rama ka postuar në rrjete sociale foto nga radha e gjatë e automjeteve në port që presin për të verifikuar dokumentacionet.

“Mirëmëngjesi dhe me prurjet e jashtëzakonshme të këtyre ditëve në Portin e Durrësit, në një sezon turistik që po shënon shifra hyrjesh të vizitorëve të huaj, jashtë çdo parashikimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga