LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Arsimit jep njoftimin, ja kur nis shkolla e lartë

9 Gusht 2022, 17:40, Aktualitet CNA
Ministria e Arsimit jep njoftimin, ja kur nis shkolla e lartë
Foto ilustruese

Viti i ri akademik për arsimin e lartë do të nisë në 17 tetor 2022, dhe do të mbarojë në datën 29 shtator 2023.

Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkoi nga institucionet publike të arsimit të lartë që në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore si dhe institucionet e arsimit të lartë.

21 mijë maturantë do të ulen në auditoret e universiteteve shqiptare në vitin akademik 2022-2023./CNA.al

Ministria e Arsimit jep njoftimin, ja kur nis shkolla e lartë

Lajmet e fundit nga