LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mercenarët e inceneratorëve

3 Janar 2022, 12:22, Aktualitet CNA
Mercenarët e inceneratorëve

Koncesioni i inceneratorëve, është një ndër më të akuzuarit në Shqipëri. Një koncesion, i quajtur edhe si afera e shekullit.

Koncesionet e inceneratorëve, fillojnë në Elbasan me 22 milionë euro, më pas shkon në Fier me 28 milionë euro, për të ardhur  në Tiranë, me një kontratë fillestare prej 128 milionë euro.

Bëhet fjalë, për disa qindra milion euro, ku ndërlidhen të njëjtët emra, të njëjtët personazhe, por me emra kompanish të ndryshme.

CNA.al në disa shkrime ekskluzive, ka treguar sesi pronarët e inceneratorëve, janë në ortakëri me pronarë apo drejtues mediash.

CNA.al nëpërmjet dokumenteve, ka treguar kompanitë, në të cilat ish-drejtori i Top Channel, Ben Blushi dhe aksionerja e këtij televizioni, Vjollca Hoxha, janë bashkëortakë, me pronarët e inceneratorëve.

Së pari, është EM Capital Group, ku ortakë janë Mirel Mërtiri, njeriu i quajtur edhe si ?truri? i inceneratorëve, Klodian Zoto, i shpallur në kërkim nga autoritetet si dhe Eva Blushi, bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Më pas po kjo kompani vjen në Shqipëri dhe për 2.2 milion dollarë blen 51% të aksioneve të Valtelina Kafe, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe dhe që ?rastësisht? ka të njëjtët pronarë me Top Channel.

Një kompani e tretë është Kudo Pay, ku bashkëpronarë janë Vjollca Hoxha, Ben Blushi, dhe Stala Gugallja, pronarja e inceneratorit të Elbasanit, e shpallur në kërkim.

Por, mesa duket ?dardha e ka bishtin? prapa.

Nuk është vetëm Top Channel, nuk janë vetëm Vjollca Hoxha dhe Ben Blushi ?mercenarë? të inceneratorëve.

CNA.al ka siguruar të dhëna dhe dokumente ekskluzive, që tregojnë sesi ?plehrat? i kanë kyçur gojën shumë mediave, por edhe të ashtuquajtur gazetarë, që dalin e bëjnë avokatinë publike të kësaj afere.

Bëhet fjalë për kryesorë të televizioneve informative, janë portalet, kryesisht pranë qeverisë, por edhe individë, pra zëra publikë, të cilët shpesh shfaqeshin në ekran dhe bëjnë mbrojtjen publike të inceneratorëve.

CNA.al ka siguruar dokumente eskluzive, që tregojnë sesi janë paguar me miliona euro, ku shumë prej këtyre parave kanë kaluar në kompani të ndryshme. Por, edhe pagesa direkte nga kompanitë e inceneratorëve për televizionet, duke i justifikuar si publicitet e të tjera forma e mënyra. Deri tek subjektet fiktive që kanë të njëjtat adresa, në televizione kombëtare, ku fshihen emra personash të stafit, të cilët kanë hapur kompani dhe janë paguar nga inceneratorët.

Janë paguar duke u justifikuar për reklama në fakt ka media e portale periferike që janë paguar dhjetëra apo qindra milionë kur në fakt shumë prej tyre nuk kanë as audiencë e as lexime. Thjesht dhe vetëm kanë shërbyer si mjet propagande pro inceneratorëve apo sulmi ndaj atyre që denonconin këtë aferë korruptive.

Ditë pas dite, CNA.al do i sjellë me emra dhe pagesa konkrete të gjithë eksponentët mediatikë, portale dhe televizione të cilët janë paguar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e këtij të fundit, Stela Gugallja./CNA.al

Inceneratorët blenë mediat/ Miliona euro për televizione, portale dhe gazetarë

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Lajmet e fundit nga