LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?

3 Dhjetor 2022, 16:49, Editorial CNA
Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Berisha, i ka quajtur një shembull i mirë i votës, pra kthimi i votës te qytetarët, te baza e partisë, anëtarësia dhe simpatizantët.

Në fakt është më shumë dëmtuese kjo formë për PD-në sesa një hapje të saj drejt votës në bazë. Më parë kandidaturat dilnin nga poshtë, pra në seksionet, grup seksionet nga kryesitë e degës, kalonin në disa filtra dhe më pas vendoseshin në Kryesi ku dhe shtoheshin apo rekomandoheshin emra të tjerë.

Në shumicën e rasteve kandidatët kanë pasur konsensus dhe nuk ka pasur përplasje. Tek-tuk ndonjë preferencë, por kandidatët që vendoseshin kishin profil të lartë. Gjithsesi, dhe te Primaret që po zhvillohen në PD, sidomos në Tiranë, këtë herë kanë ardhur shumë kandidatë. Tirana mban shembullin dhe peshën kryesore, por ka dhe degë që nuk ka pasur kandidatë fare. Janë shpallur në fund apo është emëruar ndonjë tek i vetëm.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Kandidatët e Primareve për Tiranën

Dy anët e lëvizjes së Primareve, e mira dhe dëmi që i bëhet PD-së.

Në kulturën që ka elektorati i PD-së, në atë çfarë ka mbetur nga një PD tjetër e dikurshme, lëvizja me Primare ka dy anët e saj.

Atë të mirën se i nxit njerëzit, është një ushtrim përpara zgjedhjeve, shikon sa anëtarësi ke, kush merr pjesë, sa angazhohen, qarkullon gjaku, pra lëviz zemra e partisë fort, por nga ana tjetër është dëmi që i bëhet PD-së.

Kjo ka shumë arsye. E para është kultura dhe tradita politike. Pra, dikujt mund të mos i pëlqejë kjo e vërtetë, por ende në Shqipëri mungon kultura politike për të pasur Primare dhe nuk është se mund të jetë se, mund të jetë shpejt për t’i bërë ato, sepse në një moment do të tentohet, por situata që po kalon PD-ja, çarja që ka, ndarja me grupin e Bashës, konfliktet e poshtme, dëmet që i ka bërë Basha dhe të tijtë në 8 vite, pasojat që po i lë dhe Berisha nuk garantojnë që Primaret do të jenë të suksesshme, kjo është pika e parë.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Pra anojnë nga një lëvizje që mund të sillte një shkundje të bazës, një shkundje që mund të sillte një çmontim të mëtejshëm të saj të asaj pak baze që ka ngelur te PD-ja.

Kandidatë me kosto politike, pse duhet të ketë filtra.

Në sytë e opinionit publik problem janë kandidatët. Jo të gjithë, por ka dhe kandidatë qesharakë, të cilët ndoshta dhe nuk duheshin lejuar që të hynin në garë. Kandidatë me kosto politike, prandaj dhe duhet të ketë disa filtra. Kjo e dyta, shembulli është Gert Bogdani në Tiranë. Njeriu që ka dalë në krah të Mirel Mërtirit dhe ka shkuar në vendet afrikane për të mbështetur këtë të fundit, për kontratat e tij koncensionare, sot në kërkim, Mërtiri dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij të aferës së inceneratorëve.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Gerti Bogdani dhe Mirel Mërtiri

PD duhet të kishte një kauzë për inceneratorët, nuk e pati kurrë. Lulzim Basha heshti deri në fund të 2020-ës ku doli disa herë, foli dhe më pas mbylli gojën. U bë një komision hetimor, në fakt për të shpëtuar Lulin dhe jo për të investiguar inceneratorët pasi Jorida Tabaku e sabotoi atë të fundit.

Përtej Gert Bogdanit ka dhe kandidatë të tjerë të cilët në opinionin publik i shkaktojnë dëm PD-së, pasi jo çdo njeri që deliron se mund të kandidojë për kryetar bashkie, duhet të jetë në një listë të tillë.

Ndoshta nuk kanë faj se kur shikojnë që servilë politikë të llojit Flamur Noka, kanë marrë mandatin e katërt si deputet, kanë të drejtë të aspirojnë që të bëhen edhe kryeministra, se ky është shembulli që ka dhënë PD-ja, por elektoratit nuk mund t’i japësh shembull dhe nuk mund të tërheqësh votën gri apo votën e pakënaqur duke folur broçkulla ekraneve televizive.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Flamur Noka

Kandidatët duhet të kenë një profil të lartë intelektual dhe një staturë që ngre peshë opinionin publik dhe jo të dëmtojë PD-në dhe elektoratin e gjerë.

Përtej këtyre pikave, ndërhyrja në garë është më problematike dhe sjell një ndarje. Në PD po ndodh një ndërhyrje e hapur në garë dhe kjo po bëhet nga një pakicë humbëse në PD, apo njerëz që nuk kanë mundur kurrë të marrin vota, sulme publike të cilat kryesisht bëhen për t’i dhënë më shumë favor një kandidati tjetër.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Ky lloj stili dhe përplasja si është diplomuar doktor Ilir Alimeheti në Itali apo në Tiranë, e ka false diplomën apo nuk e bëri dot shkollën apo si e ka vëllanë Belind Këlliçi e çfarë bën ai në jetën e tij krejtësisht private, thjesht dëmtojnë garën e nesërme.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Sali Berisha dhe Belind Këlliçi

Disa nuk e ndihmojnë doktor Alimehmetin, duke e mbështetur, ata thjesht e dëmtojnë dhe vetëm krijojnë ndasi brenda PD-së.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Pra kanë një axhendë tjetër larg PD-së dhe në shërbim të Veliajt.

Sulmet e bëra diku dhe me shpifje, diku dhe me të pavërteta, nuk e forcojnë bazën e PD sepse çdo sulm ndaj një kandidati, në rast se fiton tjetri, ai do të shkojë të përballet me Erion Veliajn në rastin e Tiranës për shembull dhe do të jetë i dëmtuar pasi vetë trupa elektorale e PD nga brenda apo individë të caktuar aktivistë e kanë sulmuar.

Ka dhe ndonjë personazh pa vota në PD që tashmë nuk i flet njeri me gojë siç është edhe Evis Kokalari, kanë pasoja dhe nxisin konflikte. Evis Angelakis u mor, u keqpërdor në një foltore dhe tani është hedhur në kosh dhe nuk e pyet më asnjeri, mund të sjellin përçarje dhe dëm të pakorrigjueshëm në PD sepse duke sulmuar individë të caktuar i argumente Veliajt.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Dikush nuk e ka besuar që Evi Kokalari ka pasur marrëdhënie të fortë me Veliajn dhe bashkëpunim me të, por  koha e tregoi dhe veprimet e sotme të cilat thjesht dhe vetëm i shërbejnë këtij të fundit, pra kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e vendosin në pozicion problematik, Kokalarin dhe një grup të vogël humbësish në PD të cilët, mendojnë dhe besojnë se ata mund t’i sjellin ndryshimin Partisë Demokratike.

Në fakt i sjellin thjesht dhe veç humbje, thjesht dhe veç dështim, thjesht dhe veç bëjnë zhurmë boshe, e cila nuk ka asnjë rezultat politik. Marrin protagonizëm, rezultati  final i tyre është një hiç dhe sa më shumë flasin aq më shumë njerëzit i shikojnë, aq më shumë njerëzit i dëgjojnë dhe aq më shumë i braktisin ditë pas dite nga broçkullat që nxjerrin nga goja.

Problematikat e Primareve dhe rezultati final i tyre.

Këto janë problematikat e Primareve të cilat më shumë sesa po i japin PD-së atë që i duhet pra, rigjenerimin e strukturës, lëvizjen e saj dhe forcën në finale po i sjellin një dëm për shkak të kandidatëve të pafiltruar mirë, me problematika politike për shkak të sulmeve që vijnë nga brenda ndërhyrjeve që bëhen apo mungesës së një kulture të plotë politike për të pasur Primare të cilat japin një rezultat.

Si Primaret po e dëmtojnë Partinë Demokratike?
Foto ilustruese

Këto Primare në rezultat final do të sjellin më shumë përçarje, më shumë largim të trupës së votuesve nga PD-ja dhe pasojat do të shikohen në zgjedhjet lokale, do të jenë të parikuperueshme dhe mund të sjellin një humbje edhe më të turpshme për shkak edhe të disa mekanizmave që përdoren keqazi nga individë të papushtet në PD, me ndërhyrje siç theksuam edhe më lart, përplasjet, konfliktet, shpifjet dhe goditja nën brez për inate personale, xhelozi, apo për shkak të paaftësisë dhe injorancës që duhet theksuar se tashmë në PD ka filluar të rritet së tepërmi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga