LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evi Kokalari, sulm FRPD-së për interes të Erion Veliajt

3 Tetor 2022, 13:22, Aktualitet CNA

Evi Kokalari, sulm FRPD-së për interes të Erion Veliajt

E pretenduara konservatorja amerikane e lindur si Evis Kokalari me identitetin e ri, Evi Angelakis, prej shumë muajsh ka filluar një sulm pervers politik, ndaj Forumit  Rinor të Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj.

Zonja, e cila njihet për marrëdhënien e saj me kryebashkiakun Erion Veliaj për gjithçka ndodh në PD, akuzon FRPD-në dhe drejtuesit e saj.

Nuk dihet nga buron ky kompleks i zonjës 48-vjeçare dhe çfarë kompleksi ka me të rinjtë demokratë, vendin, organizatën ku shumë të rinj në Partinë Demokratike kanë hedhur hapat e tyre politikë.

Evi Kokalari, sulm FRPD-së për interes të Erion Veliajt

CNA.al shpesh ka raportuar dhe theksuar se Evi Kokalari është kthyer me një mision përçarës, fyes dhe shkatërrues për PD-në dhe mbështetësit e saj.

Nuk u mjaftojnë demokratëve hallet dhe problemet që burojnë nga “non grata”, nga përçarja, nga Luli, por u duhet edhe ndonjë personazh butaforik me egoizëm të sëmurë që sillet si pronare e PD-së, megjithëse kontributin e vetëm ka b… ulur në karrigen që i dha doktori gjatë foltores.

Kontributi tjetër i saj politik në këto 30 vite të PD-së, është një zero me bisht, megjithëse ajo del si flamurtarja, themeluesja, mbështetësja e Partisë Demokratike.

I theksuam të gjitha këto për të treguar qartësisht, që kjo zonja, e cila bërtet përtej oqeanit kërkon përçarje aty ku nuk ka, sheh për denoncime dhe keqpërdor material me një qëllim të vetëm, përçarjen e FRPD-së dhe goditjen e të rinjve demokratë.

E filloi me Belind Këlliçin, të dy ishin miq, diku u thyen. Gojët e liga flasin shumë. Të tjerë të rinj në momentet e përplasjes i kthyen Kokalarit përgjigje të ashpra.

Evi Kokalari, sulm FRPD-së për interes të Erion Veliajt

U aludua edhe për një histori rozë, të pararealizuara apo të kërkuara, të cilat në fakt ngelën si akuza, edhe pse nuk morën përgjigjen që duhej apo nuk u verifikuan më tej. Ka një kompleks të madh të zonjës Angelakis, ndaj të rinjve, ka një urrejtje të madhe të saj ndaj tyre.

Nuk dihet nga buron gjithë ky sulm, por në këto momente, i vetmi person që i intereson diçka e tillë, emrin e ka Erion Veliaj.

Evi Kokalari, sulm FRPD-së për interes të Erion Veliajt

Lidhjet e Kokalarit me kryebashkiakun e Tiranës janë publike, sulmet e FRPD-së dhe Belind Këlliçit janë publike. Akuzat ndaj zonjave të PD-së janë sërish publike. Akuzat ndaj kryesisë së PD-së aktuale, janë sërish publike.

Gjithçka Kokalari-Angelakis në lidhje me PD-në, e ka si akuzë, si sulm, ndaj atyre që nuk i pëlqejnë, ndaj atyre që nuk mbajnë, sepse tani nuk ka më dyshime, zonja kërkon një PD për interesa personale dhe disa individë që e mbështesin. Të gjitha bashkë janë sa gishtat e dorës dhe vota kanë marrë një hiç, pasi nuk e kanë votuar as veten e tyre, e as njeri tjetër.

Tanimë zonjës i ka ngelur thjesht dhe vetëm të shpallë grupimin e saj, dhe të ndërtojë partinë e saj bashkë me këta individë, për të qenë përballë PD-së dhe qeverisë, sepse qëllimi i gjithçkaje çfarë bën ka thjesht dhe vetëm një finale, një parti për Evin, për interesat e Evit dhe të pavotuarve, apo edhe dështakëve që mendojnë se e ardhmja vlen sa helikopteri që fluturonte Çiljeta, atë që kërkon të fluturojë Evi duke keqpërdorur dhe abuzuar e kjo duket qartazi me sjelljen e saj, me publikimet e saj dhe me qëndrimet e pandalshme ndaj FRPD-së dhe ndaj PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga