Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Një tjetër emër i është futur garës së “Primareve”, duke shpallur kandidaturën për bashkinë e Krujës.
Agron Luka është shprehur i gatshëm për të garuar në “Primare”.
“Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarë për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar”, u shpreh ndër të tjera Agron Luka.
Deklarata e Agron Luka
Të nderuar qytetar, të nderuar Demokratë;
Përmes këtij komunikimi, kam nderin dhe kënaqësinë të ndaj me Ju vendimin për të marrë pjesë në Primaret e deges se PD Krujë dhe Fushë Krujë, për përzgjedhjen e Kandidatit për Kryetar të Bashkisë.
Vendimi për të marrë pjesë në këto Primare, mbështet në qytetarinë, energjinë dhe patriotizmin që treguan bashkëqytetarët e mij, të cilët menjëherë ju bashkuan lëvizjes së Demokratëve Shqiptarë për të shpëtuar pluralizmin, për të rithemeluar dhe për ta rikthyer Partinë Demokratike në identitetin e saj euro-atlantik dhe në vlerat e saj të Lirisë, Demokracisë, Votës së Lirë dhe interesit kombëtar.
Unë jam Agron Loka, lindur e rritur në Fushë Krujë, në një familje të thjeshtë, e cila ashtu si shumë familje shqiptare, ka mundur t’i rrisë fëmijët e saj me dashurinë për punën, me dashurinë për vendlindjen, me dashurinë dhe respektin për njerëzit dhe me besimin në Zot.
Tradita familjare, arsimi, përvoja ime politike, eksperienca në punë dhe në sipërmarrjet private, por sidomos, marrdhëniet e mia me bashkëqytetarët, kanë qenë frymëzimi dhe motivi im për të kandiduar në këto zgjedhje.
Sot, nga drejtimi i Bashkisë sonë nga Rilindja, Kruja dhe Krutanët, ashtu si e gjithë Shqipëria po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra.
Përballja dhe trajtimi i pasojave dhe dëmeve të shkakatuara nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit të 2019, braktisja në pandeminë Covid 19, helmimi i qytetarëve nga uji pijshëm, shfaqën papërgjegjshmërinë dhe fytyrën antinjerzore të këtij klani politik.
Sot cdo Prind Krutan, përballet me papunësinë dhe ndjehet i pambrojtur dhe i pambështetur për të realizuar përgjegjësitë e tij prindërore në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tij.
Sot, cdo i Ri dhe Re Krutane, ka të gjitha arsyet për tu ndjerë të dëshpëruar. Ata janë plotësisht të braktisur nga Bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.
Sot një Fermer dhe Blegtor Krutan, është krejtësisht i braktisur nga pushteti vendor dhe ai qendror. Kjo ka bërë që tokat dhe arat e Bashkisë sonë të jenë gjithnjë e më pak të punuara e të mbjella. Numri i fermave blegtorale dhe i krerëve të bagëtive të jetë gjithnjë e më vogël.
Sot, cdo nxënës i shkollave të Bashkisë sonë, përballet më cilësinë më të dobët të shërbimit arsimor. Kjo pasi arsimi dhe sidomos drejtimi dhe administrimi i tij, është tërësisht i politizuar, larg cdo standardi profesional dhe infrastrukturor dhe larg interesave të prinderve.
Sot një Artist Krutan, është kretësisht i pa konsideruar nga planifikimet dhe agjendat kulturale të Bashkisë. Artistët dhe konsumatorët e artit, Kinemaja, Teatri, Teatri i Kukullave, strukturat për promovimin e talentiti artisitik, janë krejtësisht koncepte të panjohura për Bashkinë aktuale.
Sot një ZEJTAR Krutan është plotësisht i panjohur nga Bashkia. Asnjë projekt, asnjë nismë për mbështetjen, ruajtjen dhe promovimin e zejeve nuk është pjesë e buxheteve të Bashkisë.
Sot, një Fëmijë Krutan, për të shijuar një Kënd Lodrash duhet të udhëtojë me prindërit për në Tiranë ose Durrës. Krijimi i të tilla këndëve dhe hapsirave për fëmijët, është krejtësisht jashtë vëmendjes së Bashkisë aktuale.
Sot, një Pensionist Krutan, është gjithnjë e më i varfër ekonomikisht dhe plotësisht i braktisur nga aspekti social.
Sot e gjatë gjithë këtyre viteve, Bashkia aktuale ka treguar se nuk ka asnjë plan, asnjë mbështetje dhe asnjë vizion për zhvillimin e Turizimit dhe llojeve të tij, në një kohë që potencialet turistike të Bashkisë sonë janë të mirnjohura përtej kufrit shqiptar.
Sot numri i bizneseve të vogla është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjë herë. Njësitë e shtitjeve dhe shërbimeve sot janë të kërcënuara në ekzizstencen e tyre. Edhe në këtë sektor, roli, përfshirja dhe ndikimi i bashkisë ka qenë krejtësisht i munguar.
Të dashur bashkëqytetar,
më lejoni të shpreh besimin, angazhimin dhe përkushtimin tim që kjo situatë, më 14 Maj 2023 merr FUND dhe Bashkia Krujë do të kthehet në duart tuaja dhe në shërbimin tuaj. Unë jam i sigurtë që eneregjia, mencuria dhe patriotizimi i Krutanëve do të fitojë mbi braktisjen, korrupsionin dhe varfërinë që mbolli Rilindja!
Fitore!
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, do të garojë në Pri...
Mbrëmjen e sotme Komisioni i Ligjeve ka miratuar proje...
Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Energjitikës, Belind...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka...
Ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, së cil...
Në mbledhjen e zhvilluar mesditën e sotme, Kryesia e P...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se procesi i ...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Në një takim të zhvilluar me disa dhjetëra qytetarë të Tir...
Ankelita Çela, avokate, ka prezantuar sot kandidaturën për...
Dy deputetët e PD-së, Edi Paloka, dhe Bujar Leskaj u përja...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar me ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tashmë kan...
Teksa çështja e emigrantëve shqiptarë është kryefjala ...
Poll Tre janë emrat e kandidatëve që do të garojnë ...
Në konferencën për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Finan...
Alfred Berberi është kandiati për kryebashkiak të Maliqit....
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e th...
Në konferencen e zhvilluar me median për investimet në bon...
Tragjikomedi mund të cilësohet debati i sotëm në Komisioni...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...