LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK nuk mund të fshehë paratë e inceneratorëve në media

24 Dhjetor 2022, 10:56, Editorial CNA

SPAK nuk mund të fshehë paratë e inceneratorëve në

Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata kanë heshtur për korrupsionin më të madh të këtyre 30 viteve, për shkak se janë paguar miliona euro nga njerëzit e inceneratorëve.

Janë bërë për vite me radhë pagesa të majme jo vetëm për mediat e mëdha por edhe ato periferike ose më të vogla, për të propaganduar inceneratorët, se sa i duheshin vendit tonë dhe se do të sjellin një ndryshim marramendës.

Dikush pretendon që janë reklama. Por për çfarë duhet të bëjë reklamë një kompani monopoliste?

Në këtë rast, dikush tjetër mund të thotë se ka zgjedhur të propagandojë punën e bërë.

E marrim të mirëqenë e  pranojmë dhe këtë tezë.

Por kur janë dhjetra, qindra, miliona euro, dhe nuk ka as reklamë po kontrata për të mbyllur gojën, çfarë kanë dashur të fshehin kompanitë e inceneratorëve, pse janë sulur me pagesa të majme në media?

Çfarë kanë dashur të fshehin nga inceneratori i Fierit, Elbasanit dhe tek inceneratori i Tiranës, i cili nuk ekziston dhe  ku janë shpallur në kërkim administratorët dhe njëri nga aksionerët.

SPAK nuk mund të fshehë paratë e inceneratorëve në

Përse e kanë kërkuar heshtjen e medias duke paguar gjoja për reklamë? Pse kanë bërë ortakëri me mediat dhe cili ka qenë shërbimi që iu ka dhënë kjo e fundit?

Prandaj nuk janë para reklamash dhe marketingu, por para pazaresh me mediat, për korruptimin e medias, për interesa të një grupi individësh që në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit ndërtuan skemën dhe aferën e inceneratorëve.

Mediat që kanë marrë para nga inceneratorët

“Top Channel” është njëra prej mediave që ka marrë para nga inceneratorët dhe gjatë kohës që pronarët e  kësaj afere siç e quan SPAK-u janë në kërkim.

"Top Channel" në muajin gusht 2022 ka marrë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër nga inceneratori i Tiranës.

SPAK nuk mund të fshehë paratë e inceneratorëve në

Pagesat kanë vijuar në muajin shtator 2022, po këtë vit, ku janë dhënë 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetër.

SPAK nuk mund të fshehë paratë e inceneratorëve në

Më herët, CNA.al ka raportuar faktet që vërtetojnë ortakërinë e Vjollca Hoxhës me inceneratorët nëpërmjet dy kompanive, fillimisht me "Em Capital Group", dhe më pas me kompaninë “Kudo Pay”.

Kujtojmë  se “Em Capital Group”, i krijuar në Bullgari, me aksionerë pronarët e inceneratorëve, bleu 51 për qind të aksioneve të “Valtelina Kafe” për 2.2 milionë dollarë dhe pas tri vitesh njerëzit e inceneratorëve të shpallur në kërkim i kthyen Vjollca Hoxhës, të njëjtat aksione.

Në kompaninë, “Kudo Pay”, Vjollca Hoxha dhe Stela Gugallja e cila është në kërkim,  janë aksionere, pra janë ortake.

Miliona lekë kanë shkuar edhe për kompanitë e gazetarit Endrit Habilaj, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro.

Kompania “Focus Group” e Irfan Hysenbelliut ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët.

Nga janari në korrik 2021, Irfan Hysenbelliu është paguar me gati 11 mijë euro në muaj ose 13 milionë lekë.

Edhe Baton Haxhiu me “Albanian Post”,  është paguar nga inceneratorët.

Në listën e pagesave të inceneratorëve është edhe Carlo Bollino .

Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, “MTSC” e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga