
PS, "Primare" në Vlorë/ Tre kandidatët që garojnë
Partia Socialiste po zhvillon “Primare” në qytetin e Vlorë...
Partia Socialiste po zhvillon “Primare” në qytetin e Vlorë...
“Top Channel” ka publikuar dje një material në lidhje me një foto të zyrtarit të PD-së, Enri Ceno, së bashku me ish-partneren e tij, Fjoralba DIzdari,një foto e bërë 5 vite më parë në një nga lokalet e Tiranës, gjatë një feste të një ditëlindjeje familjare, ku rastësisht në të njëjtin ambient janë ndodhur edhe personazhe të tjera.
Duhej kjo foto dhe manipulimi me të që të realizohej qëllimi i Rilindjes, duhej relativizimi i skandalit McGonigal, kalimi i asaj çështjeje, sikur ai ka qenë një individ që është marrë me të gjitha palët, është përzier edhe me opozitën, është përdorur nga opozita, e të tjera si këto.
Në fakt, opozita s’ka pasur as financimet e as mundësitë, për më tepër të rinjtë e fotos nuk kanë qenë as kryetarë bashkie, as ministra, as nuk kanë pasur interesa sikundër ka pasur Taulant Balla, Damian Gjiknuri, kryeministri Rama dhe zyrat e Rilindjes. Këta kanë pasur një qëllim të pastër kundër opozitës dhe tashmë gjithçka është e vërtetuar.
Për të relativizuar çështjen dhe për t’a zbutur tensionin e ngritur në opinionin publik, po përdoren materiale, të cilat po tenojnë të kompromentojnë opozitën me skandalin McGonigal, megjithëse nuk ka asnjë lidhje.
Në fakt në foton ku duket Enri Ceno, aktualisht sekretar në PD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari, ish-partnerja e tij, është një shkrepje imazhi e gati 5 viteve më parë në një festë famijare.
Po përpiqen që të thonë se kjo foto në këtë festë familjare lidh McGonigal me Berishën. Nuk ka asnjë të vërtetë sepse në atë kohë ka qenë Lulzim Basha. E dyta as Lulzim Bashën nuk e lidh, por për të zbuluar të vërtetën, CNA.al ka mundur të hyjë në detaje.
Nga burimet tona që kanë qenë të pranishëm në atë ambient, në atë festë familjare, në lokalin ku zhvillohej festa, në një kënd të tij, në pjesën tjetër pas një takimi ka hyrë dhe është ulur Damian Gjiknuri, Taulant Balla, McGonigal dhe Dorian Duçka.
Për më tepër foton e ka shkrepur vetë Dorian Duçka pasi McGonigal dhe disa persona të tjerë, përfshirë edhe politikanët, sipas asaj që deklarojnë të dy personazhet në foto, Enri Ceno dhe Fjoralba Dizdari, janë bashkuar në tavolinë në festë, më pas është shkrepur dhe një foto, që dje ka dalë në “Top Channel” dhe është vazhduar më tej në media, me një qëllim të vetëm, relativizimin e çështjes dhe kalimin e çështjes “McGonigal” si një fakt ku një zyrtar i lartë i SHBA-së kishte ardhur në Tiranë dhe i ka takuar të gjitha palët, pra jo vetëm kryeministrin Rama që ka deklaruar që e ka mik dhe zyrtarët e tij të PS-së.
Një fakt mjafton për t’u theksuar, as Enri Ceno e as Fjoralba Dizdari nuk kanë qenë dhe nuk janë zyrtarë të lartë të shtetit, as nuk kanë fonde, as nuk kanë lobime, as nuk kanë interesa, për më tepër ndoshta nuk kanë as fondet që të ndihmojnë apo të mbështesin opozitën për të lobuar apo të goditur qeverinë. Është qeveria që është kapur e gjallë, është kryeministri, është Damian Gjiknuri, Taulant Balla dhe çdo personazh tjetër i përfshirë në aferën McGonigal.
Të tjerat janë thjeshtë dhe vetëm lëvizje mashtruese, propagandë e shfrenuar e kanaleve të Rilindjes që kërkojnë të ulin sadopak peshën e një proteste të pritshme madhështore në 11 shkurt, por edhe për të bërë një lloj propagande se McGonigal nuk është fytyra thjeshtë dhe vetëm e Rilindjes, përfshirë lidhjen e tij në SHBA, por aty është e përfshirë edhe opozita.Kjo e dyta është kryesisht një gënjeshtër, e para është thjeshtë dhe vetëm e vërteta e gjithçkaje./ CNA.al
Për 28 ditët e janarit, në Shqipëri kanë plasur një së...
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr ...
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrollet për kapjen e pe...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Policia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur shpëtimin e t...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...