Ish-zyrtari i FBI-së, para gjykatës/ McGonigal pretendon pafajësi mbi lidhjet me shqiptarët
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i p...

Agron Neza, i akuzuar si personi A në dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga opozita.
Neza thotë se kryeministrin Edi Rama për herë të parë e ka takuar në vjeshtën e vitit 2017, nëpërmjet Charles McGonigal.
Ai deklaron se takimi ndodhi në ndërtesën e zyrës së Kryeministrit dhe zgjati ndoshta më pak se dy minuta, ndërsa zbulon se janë takuar edhe disa herë të tjera në prani të të njohurve.
Përsa i përket akuzave se ka marrë nga Rama për t’ja dhënë ish-zyrtarit të FBI-së, Neza shprehet se nuk janë të vërteta.
Reagimi i plotë:
Nuk kisha ndërmend të merresha me Sali Ram Berishën dhe as me deklaratat e tij, por po shoh që po e bën çorbë gjithë median dhe publikun shqiptar kudo që është, e në të njëjtën kohë po mundohet të hedhë baltë.
Edhe në shtator te vitit të kaluar 2021, në një emision që nuk i kujtoj emrin, emrit tim iu kushtua më shumë se 40 përqind e emisionit, duke sjellë nje gazetar nga Kosova, duke shpifur në mënyrën më të ulët pa asnjë etike njerëzore e aq me tepër gazetarie.
Doja të reagoja që ateherë ndaj Sali Berishës, pasi shumë miqtë të mi, por edhe të Sali Berishës, me thanë e ka nxitur Saliu, por edhe ndonjë tjetër.
Doja vetëm t’i tregoj opinionit, por dhe Milaimit e Sali Berishës qe Ali Iber Neza, një nga themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizernit dhe Zevendës Komandant i Heroit Sylejman Vokshi, është xhaxhai i gjyshit tim.
Ali Ibra ka dy buste që i janë bërë në nderim të figurës së tij; njërin në Gjakovë dhe në inagurim ka qenë edhe Sali Berisha dhe tjetrin në Tropojë, ku është dhe vendlindja e Sali Berishës, por këtu nuk mori pjesë Saliu për arsye që ai i di vet.
Babai im, Bajram Neza, që Saliu e kishte një nga miqtë më të afërt, ka qenë nje nga drejtuesit e Tropojës nga fillimi i viteve 70’ deri në 1987 dhe diku në 1983-1984. UDB-ja bëri përpjekje për ta vrarë pikërisht për patriotizmin e tij dhe dashurinë që kishte për Kosovën, ku nuk rrinte pa e përmendur në çdo aktivitet.
Ndërsa unë, Agron Bajram Neza, i akuzuari nga Milaimi dhe Berisha, kam punuar në vitet 1991-1992 në Drejtorinë e Zbulimit Shqiptar, në sektorin e Kosovës duke dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës. Njerëzit që kanë punuar me mua, si në Shqiperi dhe në Kosovë në ato vite, e dinë.
Tani po kthehem te ngjarjet e këtyre ditëve, ku Sali Ram Berisha me çfarë flet, po më nxjerr që jam James Bondi shqiptar, që nuk paskam lënë gjë pa bërë.
Po sqaroj si Sali Berishën që për interesat e tij politike dhe personale është gati të shpifë mbi gjithçka dhe të shkojë edhe më tej shpifjes nëse mundet, ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes. Po ashtu, po sqaroj dhe gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptarët tanë të dashur kudo që janë dhe ky do të jetë reagimi im i fundit se:
Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017 nëpërmjet mikut tim Charles Mcgonigal, ish-Drejtor i Zyrës së Kundërspiunazhit të FBI-së për Nju Jorkun, në ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.
Pas këtij takimi, jam takuar dhe disa herë të tjera dhe në këto takime ka pasur edhe njerëz të tjerë. Nuk mund të them që Kryeministri i Shqipërisë është miku im, e as unë miku i tij përveçse një i njohur. Asnjëherë me kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash, e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë dhe për stafin e tij, me të cilët mund të njihem, siç njoh dhe kam miq dhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.
Përsa i përket problemit që Sali Ram Berisha po flet, duke shpifur se paratë që i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të Kryeministrit Edi Rama apo njerëzve të tij, kjo kategorikisht nuk është e vërtetë.
Jam i bindur që kryeministri Rama, çështjen e dhënies së parave e ka mësuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mësuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjetër. Këtu përfundon çështja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal./ B.A. – CNA.al
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i p...
Historiani Kostandin Luçi ka dalë kundër mësimit të gj...
Në Shqipëri, policia njoftoi sot se, në vazhdim të operaci...
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në qytet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publik...
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çështjen e...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreu të...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar njohjet me Agron Nezë...
Punonjësja e kazinosë, Joy Aoko, e cila prej muajsh ndodhe...
24 institucione janë kapur në shkelje të ligjit, pasi ...
Një investigim i bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, e ci...
Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën...
Carlo Bolino, italiani i shqiptarizuar, nuk ndryshon kur b...
Ditën e sotme oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në bane...
U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Sh. T. Z...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i është kundërpërgjigju...
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të degës së Kadastrës në K...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar së ...
Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...