VOA: Grupet kriminale kontrollojnë territorin përmes kamerave në Shkodër
Në Shqipëri, policia njoftoi sot se, në vazhdim të operaci...

Historiani Kostandin Luçi ka dalë kundër mësimit të gjuhës turke nëpër shkollat shqiptare.
Me anë të një statusi në rrjette sociale, Luçi thotë se gjuha turke nuk është gjuhë e shkencës ose gjuhë e biznesit, ose gjuhë e artit.
Ai pretendon se gjuha turke është gjuhë e një shteti, i cili ka aspiratë për të zgjeruar planin e tij neo otoman në hapësirën Ballkanike dhe sidomos në trekëndëshin: Shqipëri-Kosovë-Bosnjë-Hercegovinë.
Sipas tij, mësimi i gjuhës turke nëpër shkolla nuk mund të ketë një të ardhme ashtu si na propagandohet sepse nuk shërben në asnjë vend tjetër të botës, përveç Turqisë.
Shkrimi i plotë i historianit Kostandin Luçi:
Pse jam kundër mësimit të gjuhës turke, nëpër shkollat shqiptare.
Nuk kam për qëllim që të paragjykoj gjuhën turke, por fakti që kjo gjuhë tashmë pjesë e kurrikulave me zgjedhje, nëpër shkollat shqiptare më bën të ndihem keq, përfshi dhe faktin që po kjo gjuhë, do jetë provim me detyrim në maturë. Vetë fakti që një pjesë e madhe e nxënësve nëpër shkolla të ndryshme anembanë vendit kanë zgjedhur këtë gjuhë, pra gjuhën turke si një lëndë me zgjedhje, më bën që të kthej kokën pas në kohë dhe të analizoj faktin, se si ky plan ka kohë që është përgatitur nëpër ekranet e tv kombëtare shqiptare, të cilat kanë vite që kanë implementuar telenovelat turke dhe kjo është arsyeja pse gjuha turke po pranohet kaq masivisht, sepse janë këto telenovela dhe ky pushtim mediatik që po ndikon në arsim, dhe në këtë rast, ate të futjes së gjuhës turke nëpër shkolla.
Gjuha turke nuk është gjuhë e shkencës ose gjuhë e biznesit, ose gjuhë e artit, por është thjesht një gjuhë e një shteti, i cili ende edhe sot në vitin 2023 ka aspiratë për të zgjeruar planin e tij neo otoman në hapësirën Ballkanike dhe sidomos në trekëndëshin: Shqipëri-Kosovë-Bosnjë-Hercegovinë.
Mësimi i gjuhës turke nëpër shkolla nuk mund të ketë një të ardhme ashtu si na propagandohet, sepse ajo mund të mësohet si një gjuhë, e cila mund të shërbejë vetëm nëse shkon në Turqi dhe në asnjë vend tjetër të botës. Implementimi i kësaj gjuhe, në arsimin shqiptar, është një humbje kohe dhe një tallje me sakrificën e atyre që luftuan që ne të kemi një alfabet me shkronja latine dhe jo turko-arabe, por që mesa duket, sot alfabeti latin dhe kultura e kësaj gjuhe po zëvendësohet nga ajo turko-arabe.
Të gjitha shkencat dhe terminologjia e tyre, janë në gjuhët greke-latine dhe jo turko-arabe. Do ishte më me vlerë që latinishtja ose greqishtja e vjetër të mësoheshin nëpër shkolla sepse ato janë gjuhët e shkencës, artit, astronomisë dhe shumë gjërave të tjera që me gjuhën turke nuk do i mësoni kurrë./ B.A. - CNA.al
Në Shqipëri, policia njoftoi sot se, në vazhdim të operaci...
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në qytet...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publik...
Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kr...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me çështjen e...
Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur kreu të...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar njohjet me Agron Nezë...
Punonjësja e kazinosë, Joy Aoko, e cila prej muajsh ndodhe...
24 institucione janë kapur në shkelje të ligjit, pasi ...
Një investigim i bërë nga deputetja Monika Kryemadhi, e ci...
Sali Berisha deklaroi sot se ai nuk e njeh Agron Nezën...
Carlo Bolino, italiani i shqiptarizuar, nuk ndryshon kur b...
Ditën e sotme oficerët e policisë gjyqësore zbarkuan në bane...
U zhvillua sot përpara Presidentit të Republikës, Sh. T. Z...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i është kundërpërgjigju...
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të degës së Kadastrës në K...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar së ...
Oficerët e policisë gjyqësore kanë zbarkuar në banesën...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka vërsulur sekreta...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka komentuar arrestimin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...