
Policia prej disa ditësh njofton se janë duke u hequr kamera nga veriu në jug të Shqipërisë, pasi përdoreshin nga biznese, grupe kriminale apo persona të panjohur, në rrugë të qyteteve apo zona të caktuara banimi.
Në Shkodër u tha se ishin në duar të bandave, në Durrës në duar të bandave, edhe në Korçë u tha se ishin në duar të grupeve kriminale.
Në fakt, e gjithë Shqipëria është një “Big Brother” i madh, ku në blloqe pallatesh, zona të banuara, biznese, por edhe individë kanë vendosur kamera dhe kanë të drejtë të shohin këdo që kalon, me kë shoqërohen, e të tjera.
Ky fenomen ka shumë vite që është përhapur në Shqipëri, për më tepër edhe në ndihmën e policisë, së cilës i paskan ardhur sytë tani, pasi inspektorët e policisë në zona as nuk shikonin, as nuk e dinin se kishte kamera?!
Nga ana tjetër, po të shikosh raportet e policisë, apo provat e ndryshme që dërgojnë në gjykata, janë me qindra apo me mijëra raste për ngjarje të caktuara kriminale, të cilat janë zbardhur nga këto kamera. Pra, ato që mbajnë bizneset dhe u shërbenin atyre. Këtu nuk po flasim për propagandën e policisë apo kamerat e krimit, kjo histori e kamerave ka disa pamje.
Së pari, faktin që policia i ka ditur prej vitesh, të gjithë kanë qenë në dijeni që i montonin, por askush nuk ka reaguar, se kush vendoste kamera quhej biznes që i përdorte për të stepur hajdutët apo ishte grup kriminal dhe individë të botës së krimit.
Së dyti, nuk e dinte policia që krimi kishte vendosur kamera kudo?!
Së treti, përpara disa vitesh, PS në atë kohë nëpërmjet ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, përgatiti një ligj të veçantë për kamerat, të cilat jo vetëm i lejonte, por u kërkonte bizneseve të kishin një cilësi shumë të lartë.
Së fundmi, mund të themi se policia e ka ditur, por nuk ka vepruar. Reagimi i saj është i vonuar dhe më shumë sesa sporadike, operacione të tilla duhet të jenë të vazhdueshme, jo disa të nënës e disa të njerkës, por të përcaktojnë, qartë me ligj, se kujt i lejohet të mbajë kamera dhe si mund të përdoren ato.
Policia ka reaguar me vonesë dhe nuk ka marrë asnjë person nën hetim për këtë çështje. Thotë që kriminelët kishin kamerat, por kamerat ngelen hetime./ CNA.al
Provat e reja për 21 janarin implikojnë edhe Lulzim Bashën...
Ngjarja e “21 Janarit” është një nga datat më tragjike...
Partia Demokratike po kalon një krizë të thellë, jo pë...
Është shtyrë për të shtatën herë, seanca e Apelit për depu...
Në një status Alibej më në fund foli. Dhe jo vetëm foli, p...
Në 21 tetor 2022, Taulant Balla njoftoi nismën ligjore...
Jorida Tabaku kishte ca ditë që nuk kishte shkruar gjë...
Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar. Mesa duket...
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
Afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv, i një ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...