Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Ditën e hënë nis sesioni i ri Parlamentar.
Mesa duket nisja e sesionit do hapë një debat të ri në Grupin e Vulës.
Sot në mesditë Ervin Salianji arriti të sigurojë 21 firmat që i duheshin për shkarkimin e Enkelejd Alibeut.
Menjëherë reagimi i Alibeut ishte njoftimi publik për përjashtimin nga grupi parlamentar i PD i katër deputetëve të djathtë!
Këtu diskutimi është sa teknik aq edhe politik.
Së pari, diskutimi është teknik sepse nëse Salianji depoziton në protokollin e Kuvendit propozimin për shkarkim të Enkelejd Alibeut me 21 firma deputetësh, atëherë të gjithë janë të bindur që Alibeu përjashtimin e 4 deputetëve e ka bërë për hallin e vet personal. Enkeledi mori vendimin kur prapanica i preku lagështirën e shkarkimit.
Mbroçkullat e Alibeut për mungesa reflektimesh nga këta të katër për një ngjarje që dihet publikisht që ka ndodhur 1 vit më parë, nuk i ha dot asnjeri.

Nëse Salianji depoziton 21 firma, Alibeu është i shkarkuar!
Nisma e përjashtimit te 4 deputetëve nga Alibeu dhe "koincidenca" e kësaj vendimmarrje me momentin e sigurimit të 21 deputetëve mbështetës për Salianjin, thjesht dëshmon që katërkëndëshi Luli-Alibeu-Gazi-Jorida, tashmë kanë vetëm 15 deputetë si mbështetës.
Këtu duhen llogaritur që ka nga ata që nuk firmosën deri sot për Salianjin, jo sepse vlerësojnë Enkeledin, por thjesht sepse e shohim si budallallëk përfshirjen në histori firmash dhe sherresh prej kalamajsh. E disa prej tyre kanë parë edhe sesi firmosin e çfirmosin Gazi e Jorida, ndaj edhe kanë motiv mos i marrin shumë seriozisht.
Por nuk është çudi që midis tyre të gjenden deri nesër të paktën 4 deputetë, që mbase tani thjeshtë për gallatë mund të shtojnë firmat për Salianjin.
Ç’do bëjë Enkelejdi? Sepse kësaj radhe pastaj do i duhej që të përjashtonte prap këta 4 të tjerët që nuk do kenë reflektuar për ndonjë ngjarje të viteve të kaluara!

Por çështja është a do i hajë Taulant Balla mbroçkullat e Alibeut për mungesa reflektimesh nga katër deputetët, për një ngjarje që dihet publikisht që ka ndodhur 1 vit më parë?
Gjasat janë që po!
Praktika ka treguar që çdo lëvizje e Enkelejdit dhe e grupit të vulës ka qenë paraprakisht e koordinuar me Taulant Ballën si drejtues jo vetëm i Grupit Parlamentar por edhe i kryetares së Kuvendit.
Dhe këtu problemi bëhet politik sepse realisht vendimi për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së del që është koordinuar me Ballën, por jo me Grupin Parlamentar të PD-së.
Nëse Ervin Salianji depoziton 21 firma deputetësh për shkarkimin e Alibeajt, atëherë Alibeaj duhet të depozitojë të paktën 21 firma deputetësh për përjashtimin e 4 deputetëve.

Kuvendi i drejtuar nga Taulant Balla prej ditës kur në karrigen e kryetares u ul Nikolla, është shndërruar në një serial-show jo vetëm i turpshëm. Procedurat janë zëvendësuar me shpikje antiligjore.
Dëmi i shkaktuar parlamentarizmit nga konsolidimi i shprehjes: "kështu e kemi bërë edhe herë tjetër" do mbetet gjatë në shkresat dhe vendinet e organeve të Kuvendit.
"Kështu e kemi bërë edhe herë tjetër" po zëvendëson gjithnjë edhe më dendur procedurat parlamentare dhe parashikinet ligjore.
Bindja se boll të bjerë dakord Balla me Alibeun dhe s'ka ligj që e ndalon Kuvendin të marrë vendim, është arrogancë delinkuente. Nuk është naivitet i pafajshëm për të mirën e vendit apo qëndrim burrash për inat të non-gratës.
Çdo deputeti, çdo grupi parlamentar, çdo zyrtari të Kuvendit që do i duhet që një ditë prej ditëve të referojë tek procesi parlamentar, tek rregullorja e Kuvendit, apo te parashikimet ligjore, do u vihet përpara slogani "kështu kemi bërë edhe më parë".
Testi kësaj radhe është i thjeshtë!

Salianjit i duhet 21 firma për të shkarkuar Alibeun!
Alibeut i duhen 21 firma për të përjashtuar Bylykbashin, Shehun, Shehajn dhe Këlliçin!
Dhe kjo nuk mbushet dot me shprehjet prej juristësh alla Balla-Alibej të tipit: "kështu e kemi bërë edhe më parë!"
Vetëm nëse Balla po hap "precedentin" duke i dalë përpara ndonjë nisme për shkarkimin e tij nga Grupi Parlamentar Socialist.
Beson se edhe ai mund ta zgjidhë si Alibeu? Përjashton nga grupi disa deputetë për të prishur kuorumin e vendimmarrjes!
Edhe rrinë pastaj të dy me Enkeledin si kryetarë grupesh parlamentare!
Enkelejdi me Lulin, Gazin e Joridën dhe Taulanti me 3 të vetët.
Fundja çdo gjë për të cilën sot thuhet "kështu e kemi bërë edhe më parë", është bërë një herë për herë të parë!/ CNA.al
Në datën 11 janar pritet të zhvillohet seanca e radhës...
Dje, gazeta RD festoi 32-vjetorin e saj, një datë që q...
Pas shumë shtyrjesh, Gjykata ka njoftuar sërish një se...
Ndoshta ka ardhur koha që në Shqipëri, për herë të par...
Dikush mund ta ketë të vështirë për ta besuar, por ësh...
2022-shi, si vit politik prodhoi shumë ngjarje, por në...
Lajmi që prodhoi seanca e dështuar e zgjedhjes së Avok...
Mediat kanë përfituar miliona euro nga inceneratorët. Ata ...
Që prej 2 ditësh ka një luftë të re te grupi i PD-së s...
Opozita është një nga shtyllat kryesore të demokracisë...
Në dy javët e fundit, pati një “debat”, midis kryeministri...
Afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv, i një ...
Inceneratorët, afera më e madhe korruptive në këto 30 vite...
Sot Gent Ibrahimi u "përzgjodh" nga Presidenca dhe u e...
Dje Partia Demokratike zhvilloi Primaret. Më të nxehtat is...
Primaret janë një risi në PD. Kreu në detyrë, Sali Ber...
Opozita shqiptare ka marrë një pozicion në mbështetje të I...
IKMT sot në mëngjes ka vijuar një aksion të filluar në...
Lulzim Basha dhe të tijtë duket se kanë ngelur një gru...
Në media është raportuar dhe drejtuar gishti nga kreu i gr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...