
CNA.al ka raportuar ditët e fundit në lidhje me një intrigë brenda frontit opozitar.
Duke qenë se Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj ndodhen shumë larg njëri-tjetrit dhe ky i fundit po e përdor grupin parlamentar për interesat e tij personale, tashmë ka filluar një betejë e hapur.
Por, intriga po luhet nga Ervin Salianji, “Babalja” i opozitës, njeriu që dhunoi dhe masakroi demokratët me 8 janar të vitit 2021.
Tashmë për shkak të gjyqit të tij në lidhje me çështjen “Babale” ka filluar të bëjë gjithçka për të larguar Enkelejd Alibeajn nga kreu i grupit parlamentar të PD-së.
Alibeaj ka përjashtuar nga ana e tij disa deputetë të Partisë Demokratike si Flamur Nokën e të tjerë, por edhe vetë Berisha është përjashtuar nga Lulzim Basha, më parë dhe për të marrë grupin do të duhen të paktën 21 firma.
Duke parë numrat grupi i Berishës ka rreth 15 deputetë dhe së fundmi mësohet se Ervin Salianji ka siguruar të paktën katër firma nga mbështetës të Lulzim Bashës.
Burime për CNA.al thanë se Ferdinand Xhaferraj është një nga emrat që ka firmosur. Gjithashtu ka firmosur edhe Flutura Açka, deputeti i Devollit, Bledion Nallbati dhe vetë Ervin Salianji.
Pra, aktualisht pretendohet se janë 19 deri në 20 firma të mbledhura.
Pra, karrigia e Alibeajt, tashmë pritet të lirohet për një apo dy firma, nga kreu aktual i grupit parlamentar, për t’u zëvendësuar me Salianjin.
Vetë Ervin Salianji ka aktualisht në pritje çështjen “Babale” nga gjykata dhe mesa duket po luan një intrigë për marrjen e kreut të grupit parlamentar të PD-së, duke tërhequr disa mbështetës të Lulzim Bashës apo njerëz që kanë mbështetur qëndrimin e Alibeajt për kreun e grupit parlamentar të PD-së.
Thjesht dhe vetëm me argumentin, se duke qenë në krye të grupit, presioni ndaj gjykatës për të mos u dënuar Salianji do të ishte më i madh dhe kështu palët i detyrohen Ervinit si një njeri me aksion të fortë opozitar dhe që ka një marrëdhënie neutrale me të dyja palët.
CNA.al ka mësuar gjithashtu se pritet që javën e ardhshme të mbyllet gjithçka dhe të dorëzohet në Kuvend dokumenti me firmat që shkarkon nga detyra e kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeajn dhe çon në drejtimin e tij Ervin Salianjin./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka ftuar në Tiranë, liderët politikë...
“Tërmeti i dosjes 184”, njëherësh sekretari Organizati...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shpr...
CNA.al ka raportuar dy ditët e fundit se Ervin Salianj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zbul...
Deputeti Agron Çela la Partinë e Lirisë për të kaluar ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ka mbyllur njërin sy” ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reagua...
Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë një parashikim të re...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë pë...
Partia Demokratike, e përfaqësuar nga anëtari i Kryesi...
Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën në PD , Indrit Ho...
CNA.al ka mësuar nga burimet pranë PD-së, se Ervin Salianj...
Një intrigë e re politike në korridoret e opozitës. E...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka uruar kry...
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, k...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për medi...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur mëngjes...
Një ditë më parë drejtuesit politikë të PS-së, në 12 qarqe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...