
CNA.al ka mësuar nga burimet pranë PD-së, se Ervin Salianji ka filluar mbledhjen e firmave për të rrëzuar Enkelejd Alibeajn.
Një ditë më parë, raportuam se ai kërkonte të bëhej kreu i Grupit Parlamentar dhe të njëjtat burime konfirmuan për CNA.al se ai ka bërë një marrëveshje tashmë me kreun demokrat Sali Berisha dhe ka filluar të mbledhë firmat për largimin e Enkelejd Alibeajt.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike aktualisht ka 48 deputetë dhe duhen 21 firma për të larguar Alibeajn dhe për të emëruar dikë tjetër.
Në fakt 52 janë deputetët e zgjedhur të PD-së me gjithë aleatët, por shtatë deputetë janë huazuar dhe pesë janë nga partitë që ishin pjesë e koalicionit dhe deputetë.
Nga ana tjetër katër deputetë janë të përjashtuar, çka do të thotë se i gjithë grupi, pra në tërësi me dhëniet hua, aleatët e përjashtimet, të mbetet vetëm me 40 emra.
Nga këto 40 emra, siç e theksuam më lart, do të duhet që 21 prej tyre të firmosin për largimin e Alibejat dhe emërimin e Salianjit në krye të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Bashkimi i firmave të deputetëve të Sali Berishës dhe të disa personave që Salianji personalisht mund t’ju marrë firmën do të sillte emërimin e tij në krye të Grupit Parlamentar.

Janë rreth 17 apo 18 persona të cilët kanë firmosur deri më tani dhe mësohet se katër prej tyre janë edhe deputetët që njihen si mbështetës të Lulzim Bashës apo që qëndrojnë me grupin e Lulzim Bashës.
Pra, do t’i duhen Salianjit dy apo tre firma për të bërë mundur largimin e Alibeajt dhe emërimin e tij në krye të Grupit Parlamentar të PD-së.

Duket se intriga brenda PD-së po funksionon. Salianji shumë shpejt mund të jetë edhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie. Por, nëse Gjykata e dënon, jetëgjatësia e tij në krye të Grupit Parlamentar të PD-së do të jetë e shkurtër.

Pasi nuk do të mund ta mbajë dot drejtimin e grupit, dhe grupit do t’i duhet të zgjedhë një person tjetër në krye të tij.
Deputeti Ervin Salianji po tenton marrjen e grupimit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për të bërë të mundur ose siç beson ai, që të të ketë një mbrojtje politike, pasi shumë shpejt pritet të jepet vendimi i gjykatës së Apelit në lidhje me çështjen “Babale”.
Me marrjen e Grupit Parlamentar ai automatikisht kthehet në një nga nënkryetarët e PD-së.
Kreu i Grupit Parlamentar është i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe ndoshta Salianji mendon se duke qenë i tillë nuk do të dënohet nga gjykata, pasi mund të stepen personat që po e gjykojnë dhe për më tepër do të viktimizohet dhe do ta quajë gjyq politik, dënim politik, e të tjera si këto.
Në Gjykatën e Faktit ai është dënuar dhe në rast se do të lihet në fuqi nga Apeli ai vendim, Salianji duhet të lërë mandatin e deputetit dhe duhet të shkojë në burg.
Ai mendon se duke u mbrojtur politikisht mund të shpëtojë nga një dënim i mundshëm, i cili është pasojë e një skenari lidhur me çështjen “Bababale” e cila trazoi ujërat politike të kohës dhe çoi deri në largimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
E gjitha qartazi u duk se ishte një skenar i përgatitur nga ai dhe disa bashkëshpunëtorë të tij.
Koha tregoi se telefonanat dhe manipulimet ishin bërë nga deputeti dhe personat e tjerë, të cilët denoncuan si të vërtetë historinë e Babales./CNA.al
Një intrigë e re politike në korridoret e opozitës. E...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka uruar kry...
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Akil Kraja, k...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një konferencë për medi...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur mëngjes...
Një ditë më parë drejtuesit politikë të PS-së, në 12 qarqe...
Agron Kapllanaj është kandidati i parë i Lulzim Bashës që ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehu...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka bërë një ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër eksponent të...
Botuesi Nikollë Lesi është shprehur se po të ishte gjyqtar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka viju...
Për rreth 4 orë, kryeministri Edi Rama zhvilloi ...
Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, pretendon ...
Kreu i PAA, Agron Duka ka komentuar lëvizjet e ekspone...
Barometri në Euronews Albania ka matur vlerësimin e shqipt...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur në lid...
Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit n...
Deputeti dhe kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë ...
Kreu i Partisë Konsevartore, Kujtim Gjuzi i është përg...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...