LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ervin Salianji hidhet në sulm/ Pse është “tërbuar” "Babalja"?

27 Qershor 2022, 13:30, Politikë CNA
Ervin Salianji hidhet në sulm/ Pse është

Deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”, për shkak të bëmave të tij me skenare, që do t’i kishin zili edhe në “Hollywood”, duket se së fundi është hedhur në sulm.

Ndërsa sot ka filluar java parlamentare, ajo që vihet re është “zgjimi” i Ervin Salianjit.

Sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ervin Salianji është përplasur me ministrin Niko Peleshi, ka filluar të bëjë “trimin”, duke shkaktuar debate, duke tentuar të përdorë fjalë të ashpra, e të tjera si këto.

Sot është përplasur me Peleshin, nesër mund të përplaset me Ramën, etj.

Por, duket se “dardha e ka bishtin” prapa dhe halli i Salianjit qëndron diku tjetër. Halli i tij me sa duket është në Gjykatë.

Kjo, pasi CNA.al ka mësuar se ditën e hënë në datë 4 korrik, Ervin Salianji ka gjyqin, për çështjen “Babalja”.

Pra, pas dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë, tashmë do të jetë Gjykata e Apelit e cila do të vendosë për fatin e Ervin Salianjit.

Kujtojmë këtu se në dhjetor të vitit 2019, Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës për dosjen e njohur si “Babalja”. Ndaj Salianjit rëndon akuza e kallëzimit të rremë.

Sipas gjykatës ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.

Ndërkohë, në datën 4 korrik është gjyqi në Apel, që do të thotë se nëse Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji do të duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë në burg.

Dhe me sa duket është kjo arsyeja pse tashmë “Babalja” është vënë në lëvizje dhe nga njëra anë përplaset me mazhorancën, e nga ana tjetër po lobon me të gjitha grupet në Partinë Demokratike, të gjithë deputetët.

Ervin Salianji hidhet në sulm/ Pse është

Salianji me sa duket kërkon që deputetët ta mbështesin në gjyq. Pra, kërkon që deputetët e PD-së të përdoren si “kamikazë”, për të mbrojtur “babalizmat” e Ervin Salianjit.

Por, megjithëse pretendon se po bën trimin, nga ana tjetër duket se “ka hequr të mbathurat”, pasi po kërkon ndihmë nga të gjitha grupet në PD.

Gjë që tregon qartë, se është trembur nga vendimi i mundshëm i Gjykatës së Apelit, pasi e di shumë mirë skandalin “Babale”, që çoi në dorëheqjen e Fatmir Xhafajt dhe një kaos politik në vend.

Çështja “Babale”

Rreth katër vite më parë, në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë Fatmir Xhafaj.

Një aksion që në fillim u duk i mirorganizuar dhe për herë të parë pas marrjes së drejtimit nga Lulzim Basha, PD u duk e qartë në aksionin e saj.

PD solli me fakte dhe dokumente, provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Dhe për këtë arsye, Fatmir Xhafaj nuk mund të bënte vettingun në polici, në një kohë që vetë është i pari që duhej t'i nënshtrohej Vettingut. Pas publikimit të këtyre dokumenteve nga PD-ja, minimalisht Xhafaj duhej të largohej për arsye morale.

Ervin Salianji hidhet në sulm/ Pse është

Por, Basha fiku “zjarrin” që kishte ndezur vetë në momentin që në skenë doli “Babalja” apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj vijonte ende të drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.

Në audio-përgjim pretendohej se shfaqej shtetasi Albert Veliu apo i ashtuquajturi “Babale”, në një bisedë me Agron Xhafajn, duke bërë pazare droge.

Ervin Salianji hidhet në sulm/ Pse është

Dhe në lidhje me publikimin e këtij audio-përgjimi, ishte Ervin Salianji, i cili “rrihte gjoksin” korridoreve të PD-së, duke thënë se ishte ai personi që e ka siguruar.

Por, ai që u trumbetua fort në media si një hero që “demaskoi” ministrin e Brendshëm, duket se ishte thjeshtë dhe vetëm një skenar. Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Ervin Salianji ka bërë kallëzim të rremë.

Tashmë mbetet të presim vendimin e Gjykatës së Apelit, për të mësuar fatin e “Babales”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga