E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i thirrur në Komisionin e Sigurisë u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës, të cilët e kanë thirrur për situatën e zjarreve në vend.
Ndër të tjera, ministri iu përgjigj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili tha se ka zëra që një oligark ka kërkuar privatizimin e ishullit të Sazanit.
“Pritet të ketë zjarre, po ngaqë nuk i shuani dot dhe e merrni me të qeshur këtë punë, prandaj u kemi thirrur përpara. A keni dijeni, kërkesë, aplikim apo ndonjë formë të caktuar nga ndonjë kompani, oligark që kërkon në përdorim apo privatizim ishullin e Sazanit duke u kërkuar ta nxirrni nga plani juaj? A është e njëjta kërkesë edhe në Karaburun? Akuzat për Sazanin janë që zjarri është i qëllimshëm për t'i hapur rrugë ndërtimit të hoteleve. A ka kapacit qeveria të përballojë situatën nga zjarret këtë vit dhe cilat janë kapacitetet?”, tha Salianji.
Peleshi i mohoi këto zëra, duke thënë: “Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese e Sazanit. Nuk ka kërkesë, indicie, privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore të reja për ndërtime.”
Peleshi sqaroi më tej se vendit nuk i leverdis të blejë avionë për shuarjen e zjarreve pasi janë të kushtueshëm.
“Thashë që nuk ka leverdis të kemi avionë për shuarjen e zjarreve. Sepse kushtojnë 50 milionë euro. Nuk thashë që s’kemi buxhet. Ne jemi nga vendet brenda NATO-s që jemi duke respektuar grafikun e 2% të buxhetit. Ka vende të zhvilluara që janë edhe më keq. Nuk thashë që s’kemi mundësi. Unë e kam për publikun. Ju luani me fjalët për të bërë politikë”, tha ai.
Ministri mohoi akuzat e deputetit demokrat se vitin e kaluar nuk ka pasur reagim për zjarret. Peleshi tha se reagimi ishte shembullor.
“Thatë që nuk pati reagim vjet për zjarret. Nuk është e vërtetë. Ka pasur një reagim shembullor. Kanë qenë disa helikopterë në veprim. Kemi pasur mbështetjen e mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile. Kjo nuk do të thotë lypje. Është mekanizëm i vendeve të BE. Ne jemi partnerë. Nëse zjarret do të futeshin në Llogara do të prisnim shiun”, u shpreh ai.
Duke dhënë sqarime se këtë vit do të jenë pesë helikopterë në gatishmëri për të menaxhuar situatën e zjarreve. Gjithashtu ministri tha se brenda disa muajsh do të kenë katër helikopterë 'black hawk'./CNA.al
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në dit...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u është përgjigjur...
Deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe edhe si “Bab...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e Bashkis...
Politika shqiptare ka prodhuar personazhe të ndryshme, nga...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dre...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar ...
Rritja e çmimeve të shportës apo karburantit ka sjellë...
Dega e Partisë Demokratike në Romë ka thirrur një prot...
Ashtu si shumë qytetarë, edhe presidenti Ilir Meta ka ...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Avokati Altin Goxhaj e cilëson si të vetmen mënyrë për...
Lajla Përnaska, ish-deputetja e Partisë Demokratike, k...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, k...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sërish ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar protesta ...
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve...
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, nga Vlora ku po mb...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sërish ...
Partia Demokratike po organizon protestën nën moton “S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...