“Do të pengojë integrimin me çdo kusht!”/ Vasili tregon se kush po e kërcënon Ramën

26 Qershor 2022, 16:44, Politikë CNA
“Do të pengojë integrimin me çdo kusht!”/ Vasili
Petrit Vasili

Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sërish bllokimin e negociatave dhe retorikën e ashpër të kryeministrit Edi Rama ndaj Bashkimit Europian.

Vasili tha se kryeministri Edi Rama shikon vetëm nga lindja, ndërsa integrimi është objektivi që ai e urren dhe do ta pengojë me çdo kusht.

"Rama është një marionetë në duart e interesave që shkojnë nga Beogradi në Moskë. Rama është provokator në Bruksel.

Ai është i kapur për fyti, i pacipë, i gatshëm të bëjë pazare në dëm të Kosovës, për kufijtë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është i shantazhuar dhe vazhdon të bëjë këtë detyrë në dëm të vendit."-tha Vasili./E.T.CNA.al

Lajmet e fundit nga