LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Babale mashtron nga Korça/ Drejtuesit e PD e përgënjeshtrojnë

20 Nëntor 2021, 20:56, Politikë CNA
Babale mashtron nga Korça/ Drejtuesit e PD e

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka zhvilluar sot një mbledhje në Korçë, duke pretenduar se ka bërë bashkë anëtarët e Kryesisë, shumica  të dorëhequr tashmë prej muajsh.

Pas takimit Salianji i njohur si Babalja i Lozhanit ka deklaruar për mediat se “100% e anëtarëve të Kryesisë së Korçës janë në mbështetje të Kuvendit të 18 Dhjetorit”.

Por ky është veçse një mashtrim i Saljanjit, të cilin e kanë përgënjeshtruar dhe vetë drejtuesit e PD.

Së pari shumica e atyre nuk janë anëtarë të Kryesisë të PD Korçë, dhe së dyti fotot që ai i tregon me kurriz, janë  vetëm disa mbështetës të PD Korçë jo kryesia.

I kujtojmë Salianjit që Kryesia shumica ka dhënë dorëheqjen. Mbi 50% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e dt 11 dhjetor, në 18 do ketë kuvend Babalesh jo kuvend të PD.

Në fund të muajit Korrik, dhanë dorëheqje nga PD, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Andrea Mano dhe sekretari i PD-së në qarkun Korçë, Devis Osmani, bashkë me 13 anëtarë të kryesisë së degës.

Ndërsa me 9 gusht,  51 kryetarë, sekretarë grupseksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas  lanë gjithashtu postet e tyre.

Në shkresën e bërë publike për mediat, asokohe demokratët që kanë dhanë dorëheqjen akuzonin kryedemokratin Lulzim Basha se me arrogancë po përpiqet ta kthejë PD-në në një parti klienteliste.

Salianji si mashtrues i dënuar nga gjykata gënjen edhe sot. Grupi i mashtruesave të Bashës nuk njeh limite.

Shkon mbledh disa të njohur dhe s?ka as kurajon t?i tregojë me fytyrë ballore se kush janë.

Ledina Aliolli dhe Flamur Sala konfirmuan për mediat se ata pjesëmarres, nuk janë Kryesia e PD Korçë, por disa militantë  të mbledhur me kërkesën e Salianjit.

Salianji në 2021 doli me këpucë të kuqe. Me vajtjen e tij në PD lokale ka njohur vetëm përçarje e regres. Që pas dorëheqjeve në korrik e gusht s?ka patur zgjedhje. As riorganizim, por është komanduar një kryetare e përkohëshme, vetëm kaq, asgjë më shumë.

Ata aty nuk janë Kryesia e Korçës dhe Salianjit i vjen turp, tha një burim zyrtar nga PD e Korçës se ka frikë të nxjerrë fytyrën./CNA.al

?Tërmet? në PD-në e Korçës/ ?Basha arrogant, po e kthen PD në parti klienteliste?

Dorëheqjet masive në Korçë/ Basha bëhet qesharak, tenton të justifikohet

Ish-kreu i PD-së së Korçës braktis Bashën/ ?Shuplaka? e fortë: Lidership i papërgjegjshëm

Lajmet e fundit nga