LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shiti opozitën në zgjedhje”/ Hoxha akuza të forta Bashës, si ia dha Ramës mandatin e tretë

20 Nëntor 2021, 16:17, Politikë CNA
“Shiti opozitën në zgjedhje”/ Hoxha akuza të forta

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Indrit Hoxha, ishte i ftuar pasditen e sotme në Syri tv, ku tha se Kuvendi i 11 dhjetorit do të shënojë hapjen e Partisë Demokratike dhe më pas organizimin e partisë.

“Mbledhjen e Kuvendit nuk e ndalon dot askush më. As zoti Berisha nuk e ndalon dot, se janë mbledhur firmat nga vetë anëtarësia. ?”Foltorja është gjeja më e mirë që po i ndodh PD-së prej 8 vitesh. Shktërrimi i PD ka nisur që në vitin 2014 me udhëzimin e kryetarit të partisë për përjashtimin e çdo kryetari bashkie, komune, seksioni, grupseksioni që në atë kohë nuk kishin të drejtë të kandidonin në PD. 

Humbja e 2015 që nuk pati një analizë. Në 2017 u godit historia e PD, sa shkuam deri aty sa i falëm Edi Ramës simbolet e PD, se Lulzim Basha iku nga simbolet e PD dhe krijoi Republikën e Re, duke hequr çdo simbol të PD. Me djegien e mandateve, me humbjen e zgjedhjeve lokale. Dhe për t’i vënë kapakun gjithë kësaj gjëje me përjashtimin e z.Berisha nga grupi parlamentar i PD. Gjatë këtyre 8 viteve janë përjashtuar shumë njerëz nga kryetar i PD. Dhe në ‘Foltore’ po vijnë të gjithë njerëzit që janë përzënë. ‘Foltorja’ ka nisur rrugën e hapjes së saj për t’u bashkuar dhe për të rikthyer çdo kontribut të saj. Në ‘Foltore’ njerëzit janë të lirë të flasin atë që mendojnë. 

Me zotin Basha, çdo gjë që artikulon gjatë këtyre 8 viteve, merrini të kundërtën se ajo do të ndodhur. Edhe kur ka thënë po hapim PD-në, e ka mbyllur më shumë PD-në. Janë larguar figura me kontribute shumë vjeçare. Sot në ‘Foltoren’ e z.Berisha po rikthehen të gjithë njerëzit sepse e shohin si alternativën e vetme, si shpresën e vetme, sepse jemi për herë të parë n ë mandatin e tretë si opozitë. Jo se fitoi Edi Rama, por se i shiti Lulzim Basha zgjedhjet e opozitës. Ky është një proces që do të zgjasë, nuk mbaron veç me Foltoren. Do të vijojë me Kuvendin e datës 11 dhe me organizimin e partisë më tej“, u shpreh ai.

Hoxha iu përgjigj edhe akuzave të Bashës se firmat dhe ‘Foltorja’ janë të lidhur me krimin e organizuar.

“Nëse ata 4200 delegatë qenkan krimi i organizuar, atëherë Lulzim Basha paska qenë kryetari i krimit të organizuar, sipas logjikës së tij. Ato 4200 firma janë kryetarët e e seksioneve, grupseksioneve, sekretarët, anëtarët e kryesisë, deputetë të PD, struktura e PD dhe njerëz që të gjithë demokratët i njohin. Basha po i urren demokrattët aq shumë sa as Fatos Nano dhe Edi Rama nuk e kanë bërë këtë, po i artikulon z.Basha bashkë me z.Bardhi. Është për të ardhur keq në nivelin ku kanë rënë. 

93% e delegatëve të Forumit Rinor kanë firmosur dhe do të jenë të pranishëm në 11 dhjetor”./CNA.al

Lajmet e fundit nga