LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi i PD/ Kulluri zbulon çfarë do të ndodhë nëse marrin pjesë më shumë se 50% e delegatëve

20 Nëntor 2021, 17:35, Politikë CNA
Kuvendi i PD/ Kulluri zbulon çfarë do të ndodhë nëse

Kandidati për kryetar të PD-së Edvin Kulluri ka folur në lidhje me përplasjet brenda kësaj force politike, dhe dy Kuvendet që parashikohen të mbahen në muajin e ardhshëm.

Në një lidhje me Fax news, Kulluri tha se në rast se në Kuvendin e datës 11 Dhjetor marrin pjesë më shumë se 50% e delegatëve, atëherë Kuvendi i thirrur nga Basha e humb legjitimitetin e tij për t?u mbledhur.

?Nëse do të mblidhen më shumë se 50% e delegatëve në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, Kuvendi i datës 18 Dhjetor bie automatikisht. Të dyja mënyrat janë të parashikuara në statut për të thirrur Kuvendin, njërin e ka thirrur më shumë se 1/4 e anëtarësisë dhe tjetrin e ka thirrur kryetari i Partisë.

Ky Kuvend i datës 11 Dhjetor synon rishikimin e statutit, që mbase kanë të bëjnë dhe me shkarkimin e kreut të PD, nuk flas dot në emër të atyre që e kanë mbledhur këtë Kuvend. Duhet të vendoset një raport i ri me kryetarin e partisë, për qëndrimin apo jo në detyrë. Fatkeqësisht këshilli dhe kryesia janë të emëruara në parti.

Ne nuk i njohim si legjitime këto dy organe drejtuese.

Kryesia nuk është legjitime, është një proces tërësisht i falsifikuar, nga kjo pikëpamje është ilegjitime thirrja për Kuvendin e datës 18 Dhjetor. Do të shohim se cila do të jetë fryma, demokracia nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e statutit.

Zoti Basha duhet të jepte dorëheqjen, nëse në këtë Kuvend që sipas tij është antiamerikan, shkon pjesa më e madhe e Kuvendit.

Zoti Basha është në një gjendje të vështirë psikologjike, është e tepërt ta komentosh, është e turpshme që të quash kriminel apo antiamerikan ish-kryetarin e partisë dhe bashkëpunëtorët e tu. Të vjen ndot që ta komentosh këtë?, u shpreh Kulluri.

Ai foli dhe në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri, që sipas tij do të jetë guri i themelit për rikthimin e PD-së si një alternativë qeverisëse.

?PD nuk mund të jetë vetëm kryetari, nëse nuk ka dhe këtë herë zgjedhje të ndershme, kjo do të ishte fundi i kësaj force politike. Është një rrezik për ekzistencën e PD, kur themi ekzistencë duam të themi që të bëjë rotacionin në zgjedhjet e vitit 2025. Ky Kuvend është realisht guri i themelit për një fillim të ri, që të jetë i matshëm dhe me rezultate të qarta?, tha më tej Kulluri./CNA.al

Lajmet e fundit nga