LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen debatet PD-LSI/ Shtohen akuzat

20 Nëntor 2021, 09:56, Politikë CNA
Thellohen debatet PD-LSI/ Shtohen akuzat

Vijojnë të thellohen akoma më shumë përplasjet mes PD dhe LSI. Pas Deklaratës së Lulzim Bashës në Kuvend se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë me Ramën dhe po formojnë ?Trekëndëshin e Bermudës?, kanë nisur edhe sulmet në distancë ndaj tyre.

Edhe dje, Basha në një intervistë për media ?injoroi? totalisht Kryemadhin. Ai është pyetur për përçararjen e marrëdhënieve më LSI, Monika Kryemadhin, Presidentin Meta dhe replikat mes tyre në distancë.

Basha i konsideroi si replika imagjinare, duke u shprehur se nuk don të ulë nivelin e bisedës.

?Jo, nuk preferoj të hyj apo të preferoj ta ul nivelin e bisedës në komentimin e replikave të bëra apo kundër replikave të imagjinuara.

Për mua, si kryetar i opozitës, misioni është fare i qartë. Të gjithë ata që e shohin veten përballë regjimit, jo vetëm që janë të mirëpritur, por do të krijojmë mekanizmin, platformën qytetare për demokracinë që ta gjejnë veten e tyre dhe të japin maksimumin në këtë betejë, pa hile, por ama të hapur që, aq sa mundet të japin kontributin e tyre, qofshin këto forca politike, parti politike, qofshin faktorë shoqërorë, qofshin grupe interesi, të cilët mezi presin çlirimin e Shqipërisë nga ky makth dhe çlirimi i Shqipërisë nga ky makth do të vijë?, tha Basha.

Pas kësaj deklarate, ka replikuar ashpër edhe LSI, ku përmes ish deputetit të saj ka akuzuar bashën se e ka kthyer PD në një parti personale dhe se në zgjedhjet e ardhshme nuk do zgjidhet më as deputet.

Po ashtu, edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha për aleancën me LSI. Vasili shkruan në një postim në ?Facebook? se Basha e preu në besë LSI-në, duke renditur disa raste kur sipas tij janë gënjyer nga kreu i PD. Bëhet fjalë për djegien e mandateve, braktisjen e zgjedhjeve lokale, bllokimin e bashkive apo mungesën e kërkesës për pjesëmarrje në zgjedhje lokale në tetor 2019.

Vasili shkruan se Basha i këshilluar nga kompania izraelite, që i dha Edi Rama koordinoi me izraelitët e Ramës për të dëmtuar LSI me çdo formë e çdo mënyrë.

Sipas tij, kreu i PD me porosi të Edi Ramës nuk mbështeti kurrë publikisht denoncimet shumë të rënda të inceneratorëve të bëra nga LSI, ndërsa LSI me luajalitet ka mbështetur çdo denoncim për korrupsion të bërë nga PD.

Por kundërsulmet nuk kanë munguar as nga kampi i selisë blu, ku deputetët pranë Bashës kanë akuzuar dhe sulmuar LSI dhe anëtarët e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga