LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alibeaj: Zyrat e gjykatave janë bosh, situata në sistemin e drejtësisë, dëshpëruese

19 Nëntor 2021, 19:36, Politikë CNA
Alibeaj: Zyrat e gjykatave janë bosh, situata në sistemin e

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj përballë të rinjve në emisionin RinON në Euronews Albania tha se situata në sistemin e drejtësisë sot është dëshpëruese.

Sipas tij, miratimi dhe zbatimi i ligjeve të reformës në drejtësi në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca ka bërë që sot në gjykatat dhe prokuroritë e të gjitha niveleve të gjesh zyra bosh për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar.

Kjo bën, tha z. Alibeaj, që sot askush të mos mundet të marrë drejtësi në kohë, drejtësi cilësore apo edhe të mos marrë fare drejtësi.

?Sot faktet i ka publiku; e para mungesë e madhe gjyqtarësh e prokurorësh në të gjitha nivelet; së dyti, vetëm në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve që duhet të gjykohen në kohë ka shkuar në 35 mijë; së treti, sa krime ndodhin përditë dhe sa kriminelë shkojnë pas hekurave? Jo, ndodh e kundërta, kriminelë me emër në publik, dalin në lajme që lënë qelinë çka tregon për një situatë dëshpëruese të sistemit të drejtësisë?, deputeti demokrat./Euronews

Lajmet e fundit nga