LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Zbardhen detaje, ja ku do mbahet takimi

20 Nëntor 2021, 13:21, Politikë CNA
Mbledhja e përbashkët Shqipëri-Kosovë/ Zbardhen detaje, ja

Mbledhja e ardhshme e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 26 Nëntor në qytetin e Elbasanit. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi të qeverisë së Kosovës.  Mbledhja e radhës mes dy qeverive do të jetë e shtata.

Mësohet se mes dy qeverive janë hedhur hapa konkrete dhe do firmosen marrëveshje të rëndësishme, si dhe do fillojë zbatimi i disa prej tyre.

?Në këtë takim të sotëm, që u mbajt një javë para mbledhjes së shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, e cila do të mbahet me 26 Nëntor, u bisedua edhe për marrëveshjet e deritanishme në mes dy vendeve tona dhe ato potenciale të reja në fushën e sigurisë?, thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës në njoftimin e shpërndarë për mediat vendase të premten./CNA.al

Lajmet e fundit nga