LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shënim/ Kush është Saliu që të mbledhë Kuvendin?!

20 Nëntor 2021, 12:21, Politikë CNA
Shënim/ Kush është Saliu që të mbledhë Kuvendin?!

Ditët e fundit ka një agravim të qëndrimeve që mbahen nga palaçot e oborrit të Lulzim Bashës apo kamikazët e Republikës së Re.

Njerëzit e Henri Çilit të investuar nga Sorrosi në Tiranë, ata të cilët kanë hyrë në politikë pa asnjë kontribut, nga rruga thjesht dhe vetëm kanë marrë karrigen dhe tashmë u janë vërsulur mediave me tezat nga më të ndryshmet.

Disa prej tyre të dënuar edhe si mashtrues, njëri vjen vërdallë studiove televizive me shpresën se do t?i mbyllet çështja në Gjykatën e Apelit, të tjerë flasin broçkulla pa mend a thua se demokratët dhe shqiptarët i besojnë këta palaço oborri  që janë thuajse totalisht njerëzit më të përshtirë dhe më të papërgjegjshëm që shohim në ekrane.

Me papërgjegjshmërinë e tyre, me budallallëqet që artikulojnë nuk bëjnë gjë tjetër thjesht dhe vetëm i ulin peshën Lulzim Bashës në atë beteje ta quajmë që po bën  i vetmuar në zyrë me 5 apo 10 deputetë që më shumë sesa mbështetës politik në publik, i ka nga ata që mban poshtë tavolinës.

Njëri prej tyre, dje ka dalë dhe ka thënë se kush është Sali Berisha ta mbledh Kuvendin apo kush janë këta demokratë që firmosin dhe shkojnë?

Ky budalla i vogël, ky Babale politik, ky pervers i GD-së në Parlament duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë: Sali Berisha mund të jetë një emër, por Sali Berisha ka mbledhur në gjithë Shqipërinë , në të paktën 20 Foltore 4 apo5 mijë vetë, ndoshta dhe 10. E presin, i dëgjon, e përcjellin. Gjë që Lulzim Basha nuk e ka bërë kurrë në tetë vite opozitë, sepse është dembel dhe mashtrues.

Kush është Sali Berisha? Sali Berisha është ish kryeministri i vendit, njeriu që i ka dhënë një hov të paparë zhvillimit të tij, njeriu që do të ngelet në historinë e Shqipërisë, mirë apo keq, me të zezat dhe të bardhat e tij, edhe me non gratën e tij që iu pëlqen këtyre prostitutave politike të përmendura më lart.

Ka dhe më tej. Kuvendin e mbledh një person i cili ka mbështetjen në parti dhe e mbledh një person që ka autoritet në këtë parti, e mbledh një person të cilit i shkojnë nga pas demokratët, pikërisht se kryetari në detyrë mban rreth e rrotull një tufë fëlliqësirash të neveritshme dhe të pështira si këta mbështetësit mediatik të Lulzim Bashës, pa peshë, pa mbështetje që nuk i voton askush.

Edhe në fshatin e tyre humbin. Njerëz që pretendojnë se vijnë nga një shkollë dhe janë modern, në fakt janë dështak politik tëprodhuar në laboratoret e Henri Çilit të UET-it, janë kllouna politikë që kanë hyrë me egoizëm duke kujtuar se kapja e ekraneve televizive të mban peshë në treg dhe të bën faktor.

Në fakt, sa më shumë dalin lkëta të lajthiturit e Lulit aq më shumë duket se njerëzit qartësohen pse duhet të shkojnë në Kuvendin e datës 11 dhjetor, pse duhet tëmbështesin Berishën dhe pse duhet të ikë Lulzim Basha. Sepse këta kufoma politike, ikin në 11 dhjetor pasLulit dhe duan të kapen peng pas Lulit, ta mbajnë peng PD që të kenë një mandat deputeti tjetër nesër.

Por kjo vështirë se do të ndodhë me të tillë sharlatanë, qesharak, banalë, të neveritshëm që enden ekraneve pa argumenta, duke folur pa fakte, duke sulmuar dhe akuzuar e duke provokuar deri në ekstrem, aq sa do të duhet një ditë që dikush t?i kapë prej veshi dhe ti nxjerrë jashtë nga dera e selisë së PD. Por mesa duket projekti i Foltores nuk është ky. Është që të gjithë të jenë atje brenda. Edhe PD të qëndrojë e bashkuar, edhe demokratët të jenë bashkë.

Ndoshta ndonjë prej tyre nesër, nuk do të jemi duke qeshur, kur ta shohim se do të thotë që bëra gabim apo do ta dredhë dhe do të thotë të kundërtën, atë që ka bërë dje, që ka bërë pardje, sepse e kanë bërë stil këta lloj të neveritshmish politik që ta dredhin në variantin samë shpejt e dredh aq më shumë fitoj. Tani po përpiqen të qëndrojnë pas Lulit, nesër do shkojnë t?i lëpihen Saliut. Kush është Saliu që mbledh Kuvendin do ta shohin në 11 dhjetor e po të jenë aq dinjitoz le të shkojnë në atë Kuvend e të shikojnë kush është Saliu dhe kush janë demokratët që mblidhen./CNA.al

Fitim Zekthi, një mashtrues

Policia e Berishës shpëtoi nga burgu Fitim Zekthin/ Bëmat e analistit-mashtrues

Fitim Zekthi ka mashtruar publikisht/ Si kërkoi të shpëtonte nga burgu

Fitim Zekthi mashtron publikisht/ CNA.al e sfidon

Dokumenti-Fitim Zekthi kërkoi 2 milionë lekë për një vizë angleze/ Zbardhet dëshmia e denoncueses

Dokument-Si u denoncua për mashtrim analisti i Bashës/ Fitim Zekthi mori paratë dhe u zhduk

Lulzim Basha me slogane kineze/ “Një parti, një Kuvend”

CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit “Salianji-GD”

“Skandali Xhafaj”/ Basha ?vret? Babalen  

Publikoi videoskandalin Salianji-?GD?, Elvi Fundo ironizon Çilin: Më mirë paguaj kredi, sesa të shpëtoj investimet e jetës në PD

Zbulohet kur u regjistrua video-skandali “Salianji-GD”

Grida Duma del në mbrojtje të Salianjit/ Akuza Prokurorisë

 

 

Lajmet e fundit nga