LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përçarja i shërben Ramës”/ Noka: Vendimi i Lulzim Bashës vrasës për PD-në

20 Nëntor 2021, 17:13, Politikë CNA
“Përçarja i shërben Ramës”/ Noka: Vendimi i

Deputeti i PD, Flamur Noka, e ka quajtur vrasës vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa, Noka u shpreh se Foltoret e Berishës kanë zgjuar shpresën tek demokratët,  të cilën Lulzim Basha e kishte vendosur në gjumë prej kohësh.

Noka tregon se në të gjitha sondazhet, Sali Berisha ka dalë i pari, duke treguar kështu se demokratët e mbështesin liderin historik të PD.

Sipas deputetit demokrat përçarja e PD, i shërben vetëm Ramës.

?Shumë prej nesh mund të kenë patur rezerva, por kurrë nuk kam preferuar t?i trajtoj jashtë zyrës së selisë. Basha me vendimin që mori ishte një vendim shumë akult, i fshehtë dhe ishte vendim përçarës. pas atij vendimi Basha hapi Kutinë e Pandorës brenda asaj partie. Demokratët kanë patur rezerva për mënyrën si e ka qeverisur partinë dhe jemi munduar të gjemë justifikime. Por ai mori një vendim vrasës për partinë. Në të gjitha sondazhet Berisha ka dalë i pari. Kujt i shërben kjo përçarje e PD? Vetëm Ramës. Të vetmin argument kapet pas xhaketës së Amerikës. Por, a ka njeri më proamerikan sa Sali Berisha. Berisha është anti-Soros. Basha nuk mund t?i trajtojë demokratët si bagëti”, tha Noka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga