LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 vjet pa Sokol Olldashin/ Miq dhe kolegë fjalë prekëse për humbjen e tij

20 Nëntor 2021, 13:28, Politikë CNA
8 vjet pa Sokol Olldashin/ Miq dhe kolegë fjalë prekëse për

Përkujtohet sot në 8-vjetorin e ndajes së tij nga jeta, Sokol Olldashi, deputeti dhe ministri, një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike dhe politikës shqiptare, që humbi jetën në një aksident në 20 nëntor 2013.

Humbjen dhe boshllëkun Olldashi nuk e ka lënë vetëm tek familjarët e tij, por edhe tek miqtë e tij të afërm dhe kolegë.

Astrit Patozi, ish nën kryetar i PD dhe një nga miqtë më të ngushtë të Olldashit e ka përkujtuar në një mënyrë më origjinale, duke shpërndarë në faqen e tij këngën që i ka kushtuar Olldashit dhe pa fjalë ka vendosur të shprehë ngushëllimin që ndjen.

Fjalë prekëse ka shkruar në statusine tij edhe ish sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode.

Ky i fundit, i ka kushtuar disa vargje të ndjera. “Sokol” i ka titulluar ato.

?Sokol!
Të të shikoja, desha sot,
Në ditën kur ti u nise,
Kur tinëz ike nga kjo botë,
Dhe botën qesëndise.
Të të llafosja doja shumë,
Por heshtja jote step
Kjo botë veç gërryen si një lumë,
Ti bardhësisht je mbret.
Ndaj dorën zgjata si gjithnji
Nën plisin që di veç unë,
Mora cigaren që drodhe ti,
…dhe lotët rrodhën lumë.
Mos qesh, mos shih me qesëndi,
Nga dhimbja që ndjej unë,
Është mall, sa mall, o Perëndi,
Që plas, që çan dhe gurë?, shkruan Bode.

Por një dedikim të ndjerë ka bërë edhe ish deputeti dhe kreu i PD Durrës Igli Cara, një nga shokët e tij të ngushtë.

Përmes një statusi, ky i fundit ka dhënë një mesazh të koduar për gjendjen aktuale të Partisë Demokrati.
Cara duket se ka rezerva për lidershipin e Bashës, gjë në fakt edhe është kuptuar nga pozicionimi i tij krah Berishës me pjesëmarrjen në ?Foltore?

Teksa kujton zgjedhjet për kryeter të PD-së në 2013-ën, kohë kur Olldashi humbi përballë Bashës, Cara kujton fjalët e mikut të tij, ?profecia? e të cilit sipas Carës është bërë realitet.

?Bisedat e mbrëmjeve të vona, me Sokolin, pas zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në 2013, kishin trishtim, reflektim, projeksione për të ardhmen ?
Midis shumë gjërave të mençura të tij, kujtoj si sot:
?- Do të vijë një ditë dhe do të shohim?!?
Profecia u bë realitet !
I paharruar kujtimi yt,
Kol Olldashi!?, shkruan Cara.

Edhe deputeti aktual i PD Lefter Gështenja ka kujtuar takimin e fundit me Olldashin, që ishte pikërisht në 20 nëntor, disa orë para se të ndodhte aksidenti. Në një postim në Facebook, Gështenja e kujton Olldashin si një nga sakrifikuesit e PD dhe se ishte pranë demokratëve në çdo moment.

?Tetë vite më parë, në këtë orë, në këtë datë pimë kafen bashkë me dy miq të përbashkët. Kush do e mendonte dhe besonte që kjo ishte kafja e fundit me ty.
Sokol Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve sepse ai ishte një prej nesh. Në të mirë e në të keq, në sakrifica, protesta, Sokoli ishte ndër të parët.
Kështu do e kujtojmë gjithnjë?, shkruan Gështenja.

Shkurtimisht, edhe deputeti Luan Baçi ka shprehur mungesën që ka lënë Olldashi në familjen demokrate. ?I paharruar Sokol Olldashi!
Na mungon shume!?, shkruan Baçi.
Edhe Ivi Kaso
në një postim në rrjetin social Facebook ku ka nxjerrë një foto të Olldashit nga Kuvendi shkruan: ?I paharruar!?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga