LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- “Do dëgjoni çudi për opozitën e pafajshme Basha-Rama”/ Meta risjell deklaratën e bërë në 2015

20 Nëntor 2021, 12:53, Politikë CNA
Video- “Do dëgjoni çudi për opozitën e pafajshme

Presidenti Ilir Meta ka risjellë një deklaratë të bërë prej tij në vitin 2015 për kreun e PD-së Lulzim Basha. Meta ka zgjedhur këtë mënyrë për t?iu përgjigjur Bashës, i cili ditën e djeshme vijoi me akuzat për të.

Kreu i Shtetit shkruan se me këtë rifresik kujtese për një konstatim që në vitin 2015 uron të gjithë për një fundjavë të qetë, përfshirë dhe ?artistin? e Rilindjes.

?Të dashur miq,

Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe ?artistin? e Rilindjes?, shkruan Presidenti.

Ndërsa në deklaratën e tij të bërë 6 vite më parë, kur ishte kryetar parlamenti Meta paralajmëronte ?çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama?.

?Lidhur me risitë dhe çuditë që po sjell në politikën shqiptare kryetari i PD-së, zoti Basha nuk ka nevojë të jap edhe shumë sqarime. Është i vetmi kryetar opozite i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit siç kërkohet në përgjithësi nga kryetarët e opozitës në të gjithë Europën dhe botën kërkon vetëm dorëheqjen e kryetarit të parlamentit dhe unë e kuptoj se kush është arsyeja e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike. Të jeni të bindur që do të dëgjoni çudi të mëdha për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorin e saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama?, deklaroi Meta.

Lajmet e fundit nga