LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është deputetja e PD që mbështet Foltoren e Sali Berishës

20 Nëntor 2021, 19:25, Politikë CNA
Kush është deputetja e PD që mbështet Foltoren e Sali

Drejtoresha e Komunikimit të Foltores së ish kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo ka zbuluar se një tjetër deputete e PD, mbështet Foltoret.

Garo zbulon se bëhet fjalë për deputeten e Partisë Demokratike në Krujë, Merita Bakiun.

Ajo ka publikuar disa foto nga takimi i Berishës në Krujë ku u diskutua krizën që po kalon Partia Demokratike.

Gjithashtu Garo shkruan se gjatë takimit u zbulua se 2/3 e delegatëve kanë firmosur formularin.

?Deputetja e PD Merita Bakiu mbështet Foltoren! Ish Kryeministri Berisha takon për një kafe depueten e Krujës, Znj. Merita Bakiu dhe ish drejtuesit e qeverisë vendore, bashkisë dhe rrethit Krujë Sulejman Xhixha, Ylli Lamaj, e Shkëlzen Hoxha me të cilët diskutoi krizën që po kalon Partia Demokratike. Në takim u fol edhe për mbështetjen e fortë për një Parti Demokratike më të hapur e më të bashkuar. Z. Berisha iu komunikua se 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar kane firmosur formularin?, shkruan Floriana Garo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga