LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rreshtohen te Rama dhe Balla/ Paloka: Këta kryetarë të PD nuk përfaqësojnë demokratët

20 Nëntor 2021, 17:39, Politikë CNA
Rreshtohen te Rama dhe Balla/ Paloka: Këta kryetarë të PD nuk

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë për kryetarët e degëve të PD, të cilët nuk shkojnë tek “Foltoret” e Berishës po rreshtohen në takimet e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Paloka shkruan se këta drejtues nuk mund të përfaqësojnë PD dhe as demokratët.

?Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në ‘Foltoret’ e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët?, shkruan Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga