Connect with Us

Ish-kreu i PD-së së Korçës braktis Bashën/ “Shuplaka” e fortë: Lidership i papërgjegjshëm

Politikë

Ish-kreu i PD-së së Korçës braktis Bashën/ “Shuplaka” e fortë: Lidership i papërgjegjshëm

Publikuar

-

cna lajme politike

Anëtarët e kryesisë së PD-së në Korçë kanë dhënë sot dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese, duke bërë kështu përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Gjithashtu edhe ish-kreu i degës së PD në Korçë, Andrea Mano ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një deklaratë për mediat, Andrea Mano thekson se PD e Korçës është e revoltuar nga arroganca, shpërfillja, nepotizmi dhe papërgjegjshmeria e lidershipit të PD.

Gjithashtu ai thekson se “Jemi të vendosur të qëndrojmë pranë demokratëve të thjeshtë në qytetin dhe fshatrat e Korçës, me të cilët kemi ndarë sfida elektorale e kemi përballuar dite të vështira në opozitë.

Të bindur se sot Korça dhe Shqipëria kanë më shumë se kurrë nevojë për kontributin e të gjithëve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist të kryetarit”.

Deklarata e plotë:

Te nderuar qytetare te Korces,

Të dashur demokrate te Korces.

Sot eshte nje dite jo e lehte per ne, anetaret e kryesise se PD dega Korce .

Ne kushtet kur nuk ka asnje shenje vullneti per te pare ne sy humbjen dhe per te reflektuar mbi shkaqet e verteta te saj

– te revoltuar nga arroganca, shperfillja, nepotizmi dhe papergjegjshmeria e lidershipit te PD

– te vendosur te qendrojme prane demokrateve te thjeshte ne qytetin dhe fshatrat e Korces, me te cilet kemi ndare sfida elektorale e kemi perballuar dite te veshtira ne opozite

– te bindur se sot Korca dhe Shqiperia  kane me shume se kurre nevoje per kontributin e te gjitheve duke vendosur interesin e qytetarit mbi interesin klientelist te kryetarit

– Ne sot po largohemi nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Korce .

Une kam dhene doreheqjen si kryetar i PD dega Korce dhe sot po jap doreheqjen si anetar i Keshillit Kombetar te PD.

14 anetare  te kryesise, qe jane ketu me mua sot, midis tyre edhe Sekretari i deges se Korces , Devis Osmani qe ka punuar prane meje per 8 vite , largohen me doreheqje te parevokueshme  nga ky funksion.

Te dashur qytetare te Korces , te nderuar demokrate :

– Ne qe jemi sot ketu ne kete salle dhe shume demokrate te tjere jashte kesaj salle te cilet kane punuar ne kushte te veshtira  per  PD , sot ndjehen te paperfaqesuar.

– Importet e L. Bashes nuk perfaqesojne vlerat dhe moralin  e qytetarise te banoreve te Korces, ne qytet dhe ne fshat .

– Ne nuk duam te jemi deshmitare te zerimit te kontributeve te demokrateve te thjeshte dhe denojme ashper futjen e frymes se percarjes .

– Ne i lexojme me seriozitet , perulesi dhe jo me arrogance mesazhet qe vijne nga rezultati i zgjedhjeve .

Ata qe drejtuan fushaten elektorale duhet ti vene emrin e tyre humbjes . Ata jane arsyeja e pare dhe e fundit e humbjes se PD ne qarkun e Korces.

Vlerat e demokracise tek te cilat une dhe shume studente te dhjetorit ‘90 besuam, nuk do te merren dot neper kembe nga lidershipi i PD.

Ne do te vazhdojme  te jemi anetare te PD , do te vazhdojme te besojme dhe te punojme per demokracine, per te sotmen dhe per te nesermen e Korces./CNA.al

Dorëheqje masive në PD/ Basha arrogant dhe i dështuar

Korça revoltë kundër Bashës/ Anëtarët e kryesisë së PD japin dorëheqjen

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nga look-u i Grida Dumës, tek biçikleta e Klosit”/ Detajet që nuk u panë sot në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Si çdo të enjte, edhe paraditen e sotme, Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancën e radhës parlamentare.

Por, përtej debateve në sallën e Kuvendit, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen edhe veshja e zonjave deputete.

Deputetja që në çdo seancë, tërheq vëmendjen me pamjet e saj, është edhe Grida Duma.

Nga ana tjetër një detaj që u vu re sot ishte edhe biçikleta e Blendi Klosit.

Ky i fundit sot ka shkuar në seancën e Kuvendit, me biçikletë.



Kujtojmë këtu se edhe në sesionin e shkuar parlamentar, një ndër deputetët shkontë në çdo seancë me biçikletë ngjyrë rozë. Bëhet fjalë për ish-deputetin Selami Jenisheri.

Kështu edhe Klosi shkoi sot në Kuvend me biçikletë, edhe pse jo ngjyrë rozë.

Për më tepër shikoni fotot në galerinë më poshtë:/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos të fryhet tullumbaci kot”/ Taulant Balla imiton kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media ka folur rreth qëndrimit të opozitës në lidhje me mbledhjet e komisioneve.

Ai është përpjekur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama para mediave, duke bërë gjestet e tij apo dhe batuta të stilit të tij.



Sipas tij, opozita duhet të gjejë arsye të tjera për të kundërshtuar, pasi mbledhjet do të zhvillohen në të dyja format e parashikuara, njësoj siç ndodh edhe në vende të tjera.

Do të ketë komisione që do të ketë mbledhje onlin ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike në distancë. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar. Mos të fryhet tullumbaci kot”, ka thënë Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vritet parlamentarizmi”/ Balla i përgjigjet Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës, e cila pretendon se vendimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, është cënim i parlamentarizmit dhe demokracisë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se mbledhjet do të zhvillohen online, por kur ka diskutime për çështje të rëndësishme, mbledhjet do zhvillohen në sallat e Kuvendit, ku ka kushtet e përshtatshme për të ruajtur distancimin fizik.

Do të ketë komisione që do bëjnë mbledhje onlinë ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike, duke ruajtur distancën. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar. Në një punë normale, ashtu si zhvillohet edhe ne vende të tjera si Budenstagu Gjerman, e njëjta gjë po bëhet në Shqipëri. Mos fryhet tullumbaci kot. D Mbledhjet e rëndësishme do bëhën sipas formatit tradicional. Do ketë mbledhje edhe online edhe fizike”.-tha Balla./CNA.al



Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

LEXO TE PLOTE