Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, u gjallërua dhe një media që gjatë gjithë kohës ka qenë e pozicionuar majtas.
Një media, e cila pozicionin nuk e ka pasur aspak parimor në misionin e saj mediatik, por ka qenë një pozicion i qartë politik në shërbim të një partie të caktuar siç është Partia Socialiste.
Përdoret shpesh si marionetë politike për sulme, për akuza.
Pas saj fshihen dhe gazetarë që shantazhojnë institucionet e drejtësisë apo biznese që dhunohen për portale anonime, por që merren përsipër nga Carlo Bollino, pra nga “Reporti” dhe “Shqiptarja.com”.
Gazetari Artan Hoxha e quan “Agush”, në mënyrë ironike, pasi e përkufizon me personazhin e “Njeriut me top”, shkruar nga Dritëro Agolli, një italian i shqiptarizuar që duhet të hajë gjizë të bëhet esëll, kurse Carlo "gëlltit" prona, para publike dhe nga italian i shqiptarizuar për shumë gjëra, jo vetëm për mediat, por edhe për mënyrën se si sillet me institucionet politike dhe gjithçka tjetër.
Është zëri zyrtar i PS-së, i komanduar nga Endri Fuga, nga godina e kryeministrisë për të sulmuar, akuzuar, ngritur tymnaja, për interesa të momentit politik kundër opozitës.
Le ta shohim më poshtë “Agushin” që e quan gazetari Artan Hoxha, i cili ka ditur të përkufizojë më mirë se askush tjetër Carlo Bollinon.
T’i lëmë mënjanë sulmet politike dhe akuzat e bëra ndaj tij, por le të shohim faktet.
Një media vasale e pushtetit që paguhet nga pushteti, Carlo Bollino ka dy objekte, të cilat janë kontrata koncesionare apo PPP apo dhënie e objektit me qira, këto mund t’i quash si të duash.
Objektet janë Bunkart 1 në periferi të kryeqytetit, ish-tunelet që do të mbronin udhëheqësin e diktaturës nga sulmet bërthamore dhe Bunkart 2 që ndodhet në qendër të Tiranës, këto të kontraktuara nga Carlo Bollino, të denoncuara edhe nga opozita, e cila pretendon që janë dhënë pa garë në mënyrë të padrejtë thjesht dhe vetëm për klientelizëm ndaj Bollinos, që i ka shërbyer Partisë Socialiste duke u kthyer ne fletushkën e saj.
Gjithashtu është denoncuar publikisht për rreth 4000 metër katrorë, ish-reparti “Orave”, së bashku me një godinë dykatëshe që opozita e ka akuzuar se ishte përgatitur për një gjimnaz, por iu dha Carlos, pra këtij “Agushi” modern në Shqipëri.
CNA.al ka nxjerrë me fakte dhe dokumente se si Carlo Bollino është paguar me dhjetëra mijëra euro nga inceneratorët.
Në atë kohë morën dhe një përgjigje publikisht nga gazeta e Bollinos që i quante këto fonde thjesht pagesa, reklama.
Dikush tjetër pretendonte se një i kish marrë dhe dikush tjetër nuk i kish marrë këto reklama që kishin bërë inceneratorët.
Në fakt nuk janë thjesht dhe vetëm pagesa reklama. Janë para propagande të mirëfilltë për të gënjyer shqiptarët. Sepse me ato para është thënë se inceneratorët janë një investim i duhur dhe i mirë për vendin . Në fakt inceneratori i Elbasanit që ka kushtuar rreth 24 milionë euro tashmë sipas faturave publike, do rreth 2 milionë euro në vit që të funksionojë për shkak të sasisë së madhe të naftës.
Është një teknologji e vjetëruar dhe malet me plehra në Elbasan janë aty. Ka filluar në vitin 2015, jemi në vitin 2023. Ka punuar vetëm disa minuta, është jashtë funksionit.
Inceneratori i Fierit, i cili ka shkuar rreth 36 milionë euro, aktualisht nuk po funksionon, është jashtë funksionit. Nuk është vënë në punë. Mungesë fondesh e të tjera pagesash, shteti e ka nën administrim, gjoba. Inceneratori është jashtë pune.
Në Tiranë gjithashtu, nga ku dhe janë marrë shumica e parave, për Carlo Bollinon dhe shokët e tij, nuk ka incienerator sot, 6 vite pas kontratës koncesionare. Ka një komision hetimor dhe për inceneratorët. Është një ministër dhe një sekretar i përgjithshëm dhe dhjetëra zyrtarë të arrestuar.
Ka të tjerë që kërkohen të arrestohen. Ministra, ish-ministra, zyrtarë, sekretarë të përgjithshëm institucionesh dhe gishti është drejtuar deri te Kryeministri, se si nuk ka mundur të kuptojë se një skemë që shkon qindra miliona euro është abuzuar me fondet e taksapaguesve shqiptarë.
Përtej inceneratorëve, Carlo Bollino është një përfitues direkt apo indirekt nga tendera sekretë të shtetit shqiptar ka dhënë për kompani private, të cilat më pas kanë kaluar fonde te Carlo Bollino. Akuza të bëra nga opozita e treguar me dokumente se si një subjekt i lidhur fort, jo vetëm me Bollinon, por me Partinë Socialiste, një kompani e cila i ka shërbyer në mënyrë militante Rilindjes, merrte para dhe pastaj i çonte këto fonde te kompanitë e Carlos.
Këto janë pak nga ato që ka përfituar Carlo, italiani i shqiptarizuar në gjithçka. Aq sa del e jep mend politikisht për të ardhmen e e vendit. Në fakt nuk është në rol as gazetar, as botues, por një biznesmen politikan që fshihet pas mediave dhe e përdor atë për propagandë dhe nuk ka kurajë të marrë përsipër as ata të cilët bëjnë punë të pista, të cilëve nuk iu del zot, por thjesht dhe vetëm kur i dhunojnë për shkaqe të tjera, Carlo merr përsipër t’u thotë se është ai pronari.
Këto janë disa nga faktet që ne po publikojmë për Carlo Bollinon, por do të nxjerrim dhe të tjera plot edhe nga ato siç ka qejf kryeministri Rama, nga ato letrat që i nxirrte javë më parë, “Top Channel”-i, nga ato dokumente që dërgohen në institucione publike për të marrë fonde sërish nga taksat e shqiptarëve për t’i përdorur për propagandë.
Këto janë, pak, shumë pak, për një personazh si Carlo Bollino, i cili është kthyer në simbolin e mediave shqiptare, siç ajo nuk duhet të jetë. Pa theksuar se mediat e tij i ka kthyer në fletushkën zyrtare të Partisë Socialiste që tmerron vetëm ata që nuk u përgjigjen kërkesave të tij.
Në fakt Carlo nuk tremb më askënd. As ka forcë dhe besim më tek askush. Propaganda e tij është bërë kaq bajate sa nuk ka kush ta besojë./ CNA.al
Turpërimin publik që po i bëjnë personazheve VIP duke ...
Pandora, kutia, e Pandorës, dhe heshtja! Si shpjegohe...
Sa lekë mori mjeku? 150 mijë. E arrestuan me vrap. Madje ...
Shqipëria vlerësohet e dyta në Europën Kontinentale sa i t...
Nëse Sali Berisha nuk do të ishte ky karakter njerëzor dhe...
Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër ...
Duhej të dilte skandali “McGonigal”, që shqiptarët të dëgj...
Ditët e fundit po diskutohet në mjedisin politik dhe në me...
Makthi i Edi Ramës për të mos u përballur me pasojat e...
Non grata Ka patur një moment për të folur për “non gratë...
“Top Channel” dje ka kryer shërbimin e radhës ndaj “Rilind...
Ky Alibeu apo Bardhi janë minorancë absolute e demokra...
Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më ...
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...
Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur q...
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mun...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...