Nga Foltorja, te McGonigal dhe Enri Ceno me Fjorin
“Top Channel” dje ka kryer shërbimin e radhës ndaj “Rilind...

Non grata
Ka patur një moment për të folur për “non gratën” dhe Edi Rama me taborrin e tij ka heshtur. Asnjë reagim.
Momenti ka qenë kur u publikua në twitter njoftimi i sekretarit Blinken për Sali Berishën. Fill pas zgjedhjeve të 21 prillit 2021.
Në atë kohë Edi Rama jo vetëm heshti, por kësaj heshtje tinzare i parapriu oferta e pa dëgjuar ndonjëherë për opozitën. Në daljen e parë televizive pas zgjedhjeve parlamentare ai u betua e u stërbetua se me opozitën, dhe këtu veçonte partinë demokratike, ishte gati të bënte çdo gjë. “Tabula Rasa”. Le të kërkojnë çfarë të duan. Ata jane opozita e vendit.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga prilli i 2021. Sot Edi Ramës i ka mbirë në gojë fjala “non grata”.
Sot më shumë se kurrë.
Afera Rama-McGonigal tregoi një gjë shumë të qartë: se çfarë mendon Rama për amerikanët, për institucionet amerikanë dhe në përgjithësi çfarë mendon ai për njerëzit me pushtet. Ai mendon se, kushdo blihet, kushdo tundohet, kushdo është në treg për t’u shitur. Nuk ka faj. Në Shqipëri pastruesja e një drejtoreshe mban 500 mijë euro kesh në shtëpi.
Kur Rama investohet kaq fuqishëm, kaq pacipësisht ndaj viktimës së tij Lulzim Basha, imagjino se çfarë është bërë për të përcaktuar non grata Sali Berishën. Koha është gjykatës i pa mëshirshëm. Sali Berishës mund t’i vesh çfarëdolloj akuze të duash, çfarëdolloj akuze të fantazosh, por nuk mund ta akuzosh për “korrupsion domethënës”. Sali Berishën nuk mund ta akuzosh për “minim të demokracisë”, se nëse këto dy akuza qëndrojnë për Sali Berishën, Edi Rama duhet akuzuar për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Korrupsion domethënës? Ajo çfarë po bëhet këto vite në Shqipëri (pa ju referuar indeksit si vendi më i korruptuar në Europë nga Transparency International) ia kalon fantazisë më kreative të personit më të korruptuar në botë.
“Minim i demokracisë” është një etiketë që i rri shumë e vogël Edi Ramës që kriminalizoi PS-ën, kriminalizion Parlamentin dhe kriminalizoi politikën me një dyzinë emrash nga bota e krimit. Investimi i tij, jo për të dëmtuar, por për të shkërmoqur opozitën nuk njeh një rast të dytë që nga demokracia e Athinës.
Afera Rama-McGonigal, sigurisht do të bëhet libër dhe film, por çfarë ndodh me institucionet demokratike në Shqipëri?
Nuk denjon as të lejojë interpelancë në Parlament në dhunim të rregullit, ligjit, precedentit, moralit.
Nuk lejon ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për këtë çështje.
E imagjinoni ju që SPAK-u, këta heronj të fondeve publike, të lëvizin gishtin. Se në Amerikë ca punonjës të FBI, po kontrollojnë shtëpinë e Presidentit.
Vetë Rama thotë se “nuk ka asgjë, është çështje amerikane, është flluskë, u mbars mali etj etj." Kur nuk ka asgjë, pse i fshihesh asgjësë? Nuk ka çështje thotë? Kjo është e vërtetë, por vetëm me kushtin e heqjes së emrit të Edi Ramës nga akuza amerikane dhe Fletë-Thirrja e Jurisë së Madhe. Nëse hiqet emri i Edi Ramës, është lajm i mirë për McGonigal se heq një telash të madh.
Jemi vetëm në fillim të hapjes së petëve të lakrorit të një afere që mban më shumë erë se afera incineratorëve, është më e zezë se favorizimet e Deripaskës në fushën e naftës dhe më amoralja në historinë e tranzicionit të Shqipërisë.
“Top Channel” dje ka kryer shërbimin e radhës ndaj “Rilind...
Ky Alibeu apo Bardhi janë minorancë absolute e demokra...
Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më ...
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...
Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur q...
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mun...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...