Amerika ka të drejtë edhe kur gabon
Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më ...

Ky Alibeu apo Bardhi janë minorancë absolute e demokratëve. Madje as minorancë jo, janë thjesht ajo druja e shtrëmbër e Mato Grudës, simboli bestyt që ai kishte në mendje për ballistët. Janë thjesht ca kanaçe boshe që lidhen pas bishtit të qenit për të zhurmuar lagjen. Megjithatë, Rama u dha të drejtën e interpelancës në lidhje me skandalin McGonigal. Pra për të njëjtën arsye që përjashtoi Sali Berishen dhe katër deputetë të demokratëve, pranoi Alibeun dhe Bardhin.
Në fakt nuk i ka pranuar as këta, por po tall b*thën me demokratët, madje me çdo zë kundërshtar, qofshin këta edhe nga të majtët e tij apo ajo shtresa gri, pjesa pa parti. Madje edhe Alibeu dhe Bardhi e dinë këtë, por u pëlqen. E dinë këtë nga gjoja konsensusi për reformën zgjedhore, për gjoja ligjin e hapjeve të dosjeve etj., por u pëlqejnë lojrat bizarre.
Nga ana tjetër mllefi pervers i humbësit i cili është totalisht i mbytur nga sindroma e fëmijës me lodrat e veta. Dhe ky nuk është më problem apo ngërç demokrat, por problem shëndetësor individual. Të paktën kjo kohë po i rrëfen demokratëve se sa duhet të luftojnë për dinjitetin e humbur të tyre. Të paktën po u rrëfen faqe burrash shqiptarëve, se sa të frikshme bëhet partitë kur shkelin me dy këmbë statutet e tyre. Të paktën po u rrëfen të lëkundërve se sa dyfish duhet të angazhohen në domosdoshmërinë e ndërrimit të pushtetit për të mos parë shfaqe kaq banale në jetën e tyre.
Madje edhe KQZ-ja pikërisht kanaçeve po përpiqet t'i jap të drejtën e vulës pavarsisht verdiktit të Gjykatës së Tiranës. Këto kanaçet kanë filluar ta mësojnë mirë propagandën e padronit të tyre, aq sa sot kanë njëjtëzuar Saliun me Ilir Metën. Se gjoja kjo aleancë është në dëm të demokratëve, megjithëse ndenjën dhe hynë në zgjedhjet e fundit në aleancë me gruan e Ilir Metës. Madje edhe prokuroria e posaçme që ju e njihni me emrin SPAK, pikërisht këtyre hiçëve u kërkoi me shkrim që të paraqesnin gjoja akuzën që kishin për Ramën në lidhje me çështjen McGonigal.
A do e thërrasi SPAK-u Ramën? As mos e çoni nëpër mend. E dinë dhe këta, apo ky Bardhi këtë e di mirë, por i pëlqen loja. Kurse për sytë e shqiptarëve është koha e përkryer për të kuptuar banalitetin historik që po kalojnë. Pa shtet, pa drejtësi, pa Kushtetutë, pa Kuvend, pa përfaqësim, pa të ardhura, pa perspektivë. Kosova e brishtë sapo i ngriti rrogat. Shqipëria rrezik të ngrejë një bord edhe për pagat. Madje sa për të kuptuar edhe pak më tutje, sot shtëpia e presidentit në detyrë, në Amerikë, Joe Biden, u bastis nga agjentët e FBI. Shtëpia verore që ai ka në shtetin Delawere.
Arsyeja, përflitej se aty Joe Biden ruante dokumenta sekret. Pak muaj më parë në të njëjtat pozita u gjend edhe ish presidenti Donald Trump. Shtëpia e tij në Palm Beach, Florida, u bastis nga agjentët e FBI. Dokumentat e shtetit i përkasin shtetit, nuk janë personale. Ka shkelje ligjore. Kurse në mut shtetin tonë nuk ka bir kurve që ta preki Edi Ramën. (Një shprehje e huazuar nga vet Edi Rama). Tani se sa ju përfaqësojnë juve, këto kanaçet, se sa serioze dhe se sa përfundime të drejta do japi nesër Kuvendi dhe ky SPAK-u që ju prisni, është një vërr në ujë. Çfarë po ndodh nuk është asgjë tjetër, një lojë e ulët si zakonisht në atë mut shtetin tuaj. Jo Shqipërinë, por shtet mutin tuaj. Dhe dëm demokracinë e Edi Ramës.
Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më ...
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...
Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur q...
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mun...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...