Pse Belind Këlliçi do të jetë fitues më 14 maj
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...

Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më në Shqipëri. Dhe mirë bëjnë, sepse kjo është një gjë që lejohet, ngaqë nuk shkelet ndonjë ligj. Ndaj nuk kam ndërmend të hyj fare në debat me argumentet, që përdorin, aq më tepër kur shumica e tyre i kapërcejnë me shumë guxim edhe teoritë më të ekzagjeruara konspirative.
Tek e fundit në demokraci njerëzit janë të lirë t'i duan apo t'i urrejnë edhe shtetet njësoj si njëri-tjetrin. Uroj të mos vijë shpejt ajo ditë kur t'i dëgjojmë t'i japin leksione Amerikës për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, se për gabimet e Uashigtonit nuk prishemi, ngaqë i pranojnë edhe vetë ata.
Në funksion të zemërimit të tyre për padrejtësitë që na vijnë nga përtej Atlantikut, po shfrytëzohet edhe historia e bujshme e hetimit të një ish-zyrtari të lartë të FBI, i cili mes të tjerash ka pasur edhe një segment të errët në Shqipëri. Histori, që e bën pis kryeministrin Edi Rama, i cili, sipas meje, edhe për kaq sa dihet deri tani, duhet të mbajë përgjegjësi.
Por nga ana tjetër ky triller spiunazhi amerikan gati po na paraqitet si një provë e pakundërshtueshme se edhe Shtetet e Bashkuara janë po kaq të kalbura sa edhe vendet jodemokratike apo autoritare dhe se fuqia apo qëndrueshmëria e insitucioneve të tyre janë një mit i rremë.
Në fakt është krejt e kundërta, megjithëse ajo që ka ndodhur nuk besoj se bën njeri krenar në Uashington. Për faktin e thjeshtë se i dyshuari që supozohet të ketë abuzuar me detyrën gjendet sot në paradhomën e qelisë së burgut, por jo vetëm kaq.
Përtej fatit të zotit McGonigal, i cili pritet të vendoset nga hetimi i mëtejshëm dhe më pas gjykimi i tij, Amerika është impresionuese si gjithmonë edhe për një ngjarje tjetër, që përfshin sërish FBI-në.
Pasi hetuesit e saj kanë ushtruar këto ditë kontroll për të gjetur prova paligjshmërie në shtëpinë e Presidentit Biden, disa muaj pasi të njëjtin riatual e kishin kryer në rezortin e ish-Presidentit Trump. Duke përndjekur praktikisht në kuptimin e ligjit dy burrat më të fuqishëm të Amerikës dhe për pasojë të gjithë botës.
Kaq mjafton për t'i mëshiruar të gjithë ata që përpiqen të na imponojnë hallet personale dhe keqkuptimet e tyre në Shqipëri, duke u përpjekur dëshpërimisht se mos kapin në gabim Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë që jam i sigurt se të mërziturit me Amerikën bëhen qull në djersë vetëm nga idea se policia apo prokuroria mund të trokasë një ditë në derën e udhëheqësve të tyre legjendarë, të cilët nuk ka lënë gjë pa bërë në dëm të vendit dhe popullit të vet.
Dhe kjo është pa dyshimin më të vogël ilustrimi më i mirë i asaj shprehjes së njohur se " Amerika ka të drejtë edhe atëherë kur gabon".
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...
Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur q...
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mun...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...