LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumentet-Zbulohet mega-vjedhja Rama-Bolino/ Si po “rrëmbejnë” 5000 m2 tokë në zemër të Tiranës

5 Qershor 2020, 12:36, Politikë CNA
Dokumentet-Zbulohet mega-vjedhja Rama-Bolino/ Si po

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe gazetarit Carlo Bollino.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar dokumentet, që sipas tij tregojnë sesi Rama dhe Bollino po përvetësojnë 5000 m2 tokë, truall në zemër të Tiranës.

Berisha thekson se Edi Rama ka nxjerrë vendim qeverie për të prishur objektet që ia ka dhene me 1 euro vetes dhe Carlo Malavites per vjedhjen e perbashket te 5000 m2 toke truall ne zemer te Tiranes per ngritjen e mediave te tyre.

?Nje vjedhje me vendim qeverie dhe me cmim per Guinness e Edvin Hajdutit dhe Karlo Malavites!

Dokumentat e plota te vjedhjes me VKM te 5000 m2 toke truall ne mes te Tiranes nga Edvin Hajduti dhe Karlo Malavita!
E pashembullt miq! Edvin Hajduti paska nxjerre vendim qeverie per te prishur objektet qe ia ka dhene me 1 euro vetes dhe Carlo Malavites per vjedhjen e perbashket te 5000 m2 toke truall ne zemer te Tiranes per ngritjen e mediave te tyre.

Ne kohe pandemie, krize financiare kur ka lene mijera punonjes pa pagen minimale, halli i Edvin Hajdutit eshte si t?i pervetesojne miliona euro me Calro Malaviten per mediat e perbashketa.

Ky vendim qeverie eshte per cmim Guinness! Kjo pasi ligji njeh detyrimin per te marre leje prishje ne Bashki dhe nuk ka asnje vend te botes qe te nxjerre qeveria VKM per te prish objektet! Kjo behet vetem qe te vjedhin maksimalisht pa fre! Se nese do aplikonte ne bashki per prishje objektesh Edvin Hajdutit fhe Carlo Malavites do tju duhej te paguanin taksen per lejen e prishjes si cdo zhvillues. Por ligji eshte ?teknikalitet i parendesishem? kur eshte fjala per te vjedhur Rama-Bolino!?-shkruan Berisha.

Më tej, ai thekson se ?Keshtu pra Edvin Hajduti po vjedh 5000 m2 tokë tek ish reparti i orave ne rrugen Ndre Mjeda dhe duke i falur Carlo Malavites bashku me objektet e ngritura me para taksapaguesish, dhe po le 50,000 banorë pa gjimnaz. Pra me kete rast Edvini dhe Carlo behen pronaret më të madh të ndërtesave publike dhe trojeve në Tiranë.?.

Gjithashtu Berisha ka bërë edhe një historik të ngjarjes në fjalë, ndërsa shkruan se në 2017,  Veliaj zhduku shkollen e mesme ne rr. Ndre Mjeda nga plani i ri urban i Tiranës.

?Historiku i nje vjedhje diten me diell:
2013: Plani i Tiranes caktoi ish repartin e orave ne rrugen Ndre Mjeda si Shkolle te Mesme qe do i sherbente gati 50,000 banoreve te zones qe nuk kane asnje shkolle te mesme. Kjo shkolle u shenua edhe ne harte edhe ne rregullore.
2017: Veliaj zhduk shkollen e mesme ne rr. Ndre Mjeda nga plani i ri urban i Tiranes.
2019: Rama nxjerr 3 VKM qe t?I fale si ti kishte te vetat edhe TOKEN edhe NDERTESEN publike te ish repartit te orave, biles edhe VKM qe t?i prishe objeketet qe ishin lene me qera!!! Bie edhe objekti i qerase!
Ky shtet nuk i jep objektet pronarit te tokes qe ia ka rrembyer prej 70 vitesh, edhe kur i kthen token e DETYRON pronarin denbabaden te paguaje 700 mije euro per te privatizuar objektet e vjetra te rrenuara, POR kur i ngroh xhepin Rama/Veliajt dhe behesh legen ne cdo media per te mbrojtur pushtat e shtetit, toka me gjithe objektet te falen me 1 euro!

Nese do kishte SPAK te pavarur, mjafton qe t?i drejtonte Sulltanit dhe mashes se tij disa pyejte si:
1. Pse u zhduk shkolla e mesme nga Plani Urbanistik i Bashkise ne 2017 kur ekzistonte ne cdo plan urban perfshi edhe ne Planin e Pergjithshem Rregullues te miratuar ne 2013.
2. Pse u dha kjo prone me vendim qeverie dhe jo me vendim te keshillit bashkiak?
3. Pse nuk u lidh kontrata me Bashkine por u dashka lidhur me qeverine kur prona e ish repartit te orave ishte ne administrim te bashkise?
4. Pse mos paguaje Carlo mijera euro sipas ligjit te qeradhenive qe ka ne fuqi Bashkia?
5. Si ka menduar Bashkia e Tiranes te zgjidhe ceshtjen e nje shkolle te mesme per 50,000 banoret nga sheshi Ataturk tek pallati me shigjeta dhe gjithe ish fusha e aviacionit?
6. Pse mos nxirrej toka ne ankand nese shteti nuk e donte per shkolle?
7. Pse mos paguaje te pakten cmimin e references Carlo Malavita per token mes Tiranes?
8. Pse nxorri VKM per te prish objektet dhe cuditi gjithe boten?
9. Pse mos aplikonte per leje prishje objektesh dhe te paguante taksen Carlo malavita?
10. Pse u shkel ligji per Kthim-Kompensimin e Prones qe ndalon dhenien e tokave te treteve derisa te perfundoje procesi i kthim-kompensimit? Cfare interesi i madh stretegjik per vendin kishte ketu qe duhej shkel ligji?

Jane dhjetera investitore qe mund te paguajne mbi 1,200,000 euro qe kushton toka sipas references shtetetore. Me kaq para shteti mund te paguhen pagat per mijera punonjesit e Beratit qe protestojne per pagen e bukes se gojes, ose mund te ndertonte 60 apartamente per banoret e Durresit apo Thumanes qe kane mbetur ne rruge dhe qe Edvini ju thote ?PO KU T?I GJEJME PARATE?? ? Pergjigja eshte e thjeshte: MOS VIDH me Carlo Malaviten dhe ja tek jane parate.Denoj me ashpersine me te madhe kete vjedhje te hapur shtetrore dhe i garantoj hajnat se drejtesia vonon por nuk harron!sb

Ketu me poshte keni dokumentat e kesaj vjedhje publike. sb?-shkruan Berisha.

Lajmet e fundit nga