LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Djalli që po lexon biblën”/ Olli i “përvishet" Ramës: Ky është një mashtrim i madh

5 Qershor 2020, 09:00, Politikë CNA
“Djalli që po lexon biblën”/ Olli i

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se nuk ka kohë për futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli shkruan se ky është një mashtrim i madh i kryeministrit, për të cilin askush nuk çuditet.

?Të dëgjosh Ramën apo ndonjë tjetër që të flasin për rekomandimet e ODIHR është një lloj sikur djalli të citojë biblën për të justifikuar gjithë paudhësitë e tij. Deklarata e tij se nuk ka kohë për futjen e teknologjisë e sidomos në numërim, por pse jo edhe në votim është një mashtrim i madh. E sigurisht askush nuk çuditet me këtë. Kur thotë nuk kemi kohë kjo nuk është më mashtrim, por thjesht qesharake. Kur do të trajtojë element teknikë të zgjedhjeve dëshmon gjithë paaftësinë e tij. Mundësia për votim elektronik apo pjesërisht elektronik është absolute dhe shumë e lehtë, po aq e e thjeshtë sa një provim mature dhe këtë e di kushdo që e njeh sado pak elektronikën dhe zgjedhjet.?-shkruan Olli.

Më tej, ai thekson se numërimi i përqëdnruar është një rraskapitje, që do të shoqërohet si gjithmonë me sherre e mungesa elementare.

Dhe për më tepër, Olli thekson se nëse zgjedhjet bëhen në maj, sikurse është rënë dakort nga palët, do të cënojë zhvillimin normal të mësimit më ditë të tëra.

?Imagjinoni që sërish numërimi i përqendruar do të vijojë me ditë e net të tëra raskapitje, sherre e mungesash më elementare njerëzore në sallat e mëdha të pallateve të sporteve e palestrave të shkollave.

Për më tepër, “arritja” e madhe e kësaj reforme për zgjedhjet në maj, do të cënojë zhvillimin normal të mësimit më ditë të tëra….. po kush u bë merak për këto detaje, rëndësi ka pushteti dhe jo e drejta e shqiptarëve për të zgjedhur.?-shkruan Olli.

Gjithashtu ai shkruan se ?Pjesa më interesante e mashtrimit vjen kur, si argument për këtë, i referohet rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Po kushtin absolut të tyre, të paktën nga viti 2013 e këtej, për depolitizimin e sistemit zgjedhor, përse nuk e ka aspak shqetësim, ai dhe gjithë të tjerët? Po kërkesën e gati 80% të shqiptarëve për një sistem përfaqësues, pasi janë ata në fund të fundit që janë zotër të votës, përse nuk e merr në konsideratë. Është e qartë se pse Rama nuk merret me thelbin e reformës pasi del krejtësisht zbuluar në sytë e shqiptarëve që nuk do ndryshimin, por thjesht arnimin e zakonshëm, i cili çimenton kryetarokracinë dhe partitokracinë që i ka marrë frymën vendit. E nëse për elektronikën fshihet pas rekomandimeve, po për ndryshimin e sistemit, që nuk ka kundërshti përse nuk e bën???!!! Edhe pse ende nuk ka një draft të qartë për gjithë ndryshimet, koha po dëshmon që palët kryen ritualin e radhës, bashkë me telenovelën e zakonshme, për të mos ndryshuar asgjë. Dhe vijmë te shprehja e një eksperti mjaft të njohur të ODIHR, thënë në 2007: Zgjedhjet janë maturi dhe vullnet politik. Nëse këto ekzistojnë ato zhvillohen edhe më laps dhe letër…?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga