web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Top Channel i “lëpihet” Veliajt/ Fake News në shërbim të propagandës

5 Qershor 2020, 09:35, Politikë CNA

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me një lajm të publikuar në faqen e Top Channel, ku thuhet se sipas një studimi të Bankës Botërore, Tirana është kryeqyteti më i pastër në Ballkan.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e cilëson këtë një fake news të qëllimshëm të medias, në shërbim të propagandës së kryebashkiakut Veliaj.

Sipas Ina Zhupës, Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

?Fake neës i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilesinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankes Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.

Studimi që media të caktuara për qëllime propagadiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren,është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjën e ajrit në Ballkanin Perendimor. Qëllimi nuk është rënditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.?-shkruan Ina Zhupa.

Më tej, zëdhënësja e PD, thekson se ?Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhenave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!?.

Gjithashtu Ina Zhupa shkruan se Tirana ka cilësinë më të keqe të ajrit, gjë e cila sipas saj kuptohet edhe pa studim, por mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite

?Por që Tirana ka cilesinë me të keqe të ajrit kuptohet edhe pa studim, mjafton të shikojmë kullat e betonit që ngrihen cdo dite. Ne 4 vite Veliaj ka dhene më shumë se 780 leje ndertimi, ku 80% janë ndertesa mbi 13 kate për qellime private. Cdo propagandë nuk e fsheh dot realitetin që qytetarët jetojnë cdo ditë!?-shkruan Ina Zhupa.





Lajmet e fundit nga