LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga inceneratorët/ Edhe nën hetime, nuk ndalen pagesat

19 Dhjetor 2022, 11:07, Aktualitet CNA

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, ka nisur hetimet për inceneratorët që në gusht të vitit 2020.

Kur ka kaluar më shumë se një vit janë mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Hetimet kanë nisur edhe për inceneratorin e Tiranës, por ende asgjë e re nga SPAK-u, përveç të dhënave që dihen tashmë, se në qeli janë një ish-ministër, një ish-sekretar i përgjithshëm, biznesmenë, dhe disa punonjës të kompanive të lidhur me inceneratorët.

Ndërsa “kokat e inceneratorëve” janë shpallur në kërkim dhe duket se nuk ka asnjë përçapje për gjetjen dhe vënien e tyre në pranga.

Në kërkim njerëzit e inceneratorëve vijojnë të bëjnë pagesa për mediat me të cilat kanë lidhje.

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga

"Top Channel" dhe Vjollca edhe sot e kësaj dite vijojnë ortakërinë me inceneratorët dhe në drejtim të tyre nuk janë ndaluar as pagesat.

CNA.al ka siguruar një tjetër faturë, që vërteton se si inceneratorët, çështje nën hetim, paguajnë media si  "Top Channel".

Pak ditë më parë, CNA.al publikoi faturën e pagesës që kishte marrë nga inceneratorët dhe konkretisht nga kompania “Integrated Energy”, me datë 19.08.2022 me vlerë 5 856 000 lekë.

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga

Një muaj më pas, me datë 12.09. 2022 kompania “Integrated Energy”, ka derdhur në arkën e "Top Channel", shumën 5 881 000 lekë.

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga

Pothuajse e njëjta vlerë që është dhënë në muajin gusht është dhënë edhe në shtator.

Përse duhet një kompani monopoliste në fushën e plehrave të paguajë një televizion, kur incenerator s’ka dhe për më tepër SPAK-u po heton?

Inceneratorin e Tiranës në letra e ka ndërtuar "Integrated Energy" me numër NIPT-i, L72031013B, ku zotërues për këtë Subjekt është "GeoGenix BV" (Ish-Integrated Energy B.V), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të të drejtës tregtare holandeze, e regjistruar në datën 19.08.2016, me numër në regjistrin tregtar të Amsterdamit 66671752, me administrator Georgi Leonidovich Birman dhe Simone Dormio. Klodian Zoto ka qenë administrator i shoqërisë në periudhën 2016-2018.

"Top Channel" mori në shtator mbi 58 milionë lekë nga

Shoqëria ka ndryshuar emrin në 13.02.2020, nga “Integrated Energy BV” në “Geogenix BV”.

Siç e cekëm më lart, inceneratori i Tiranës është i ndërtuar vetëm në letra, pasi realisht në Tiranë nuk ka incenerator.

CNA.al ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve, me dokumente zyrtare, aferën e inceneratorit të Tiranës. Një kontratë koncesionare, 128 milionë euro e firmosur në vitin 2017, por ende nuk ka një incenerator.

Është vetëm një landfill, i cili u kushton taksapaguesve shqiptarë gati 10 milionë dollarë në vit, dhe dhjetëra miliona dollarë të tjera, të cilat vijnë nga pagesat që ajo merr nga bizneset private, nga gërmimet dhe ndërtimet e pallateve apo hedhjen e mbetjeve inerte./CNA.al

Lajmet e fundit nga