Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Viti që shkoi u dominua nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Pritshmëritë fillestare të Putinit për një fitore të Rusisë dhe dorëzim të shpejtë të Ukrainës nuk u përmbushën.
Bashkimi Europian u tregua më i fortë se ç’mund të mendohej në kundërpërgjigjen ndaj Rusisë. Ndërkohë që NATO rizbuloi arsyen e ekzistencës së saj.
Natyrshëm ky vit do të jetë i lidhur ngushtë me luftën dhe pasojat e saj. Le të rëndisim pesë çështjet që mund të shënjojnë vitin 2023 dhe që padyshim kanë një interes për ne.
Rusia do të jetë një kërcënim serioz për sigurinë e Europës dhe më gjerë. Deri tani Rusia e ka mbajtur luftën kundër Ukrainës brenda vendit, duke shmangur konfrontimin e drejtpërdrejt me NATO-n, me shpresën e lodhjes së Perëndimit në mbështetjen ndaj Kievit.
SHBA dhe Europa po i japin Ukrainës disa prej sistemeve më të përparuara ushtarake, duke e trajtuar de facto si një shtet anëtar të NATO. Perëndimi do të evitojë me çdo kusht një luftë të drejtpërdrejt kundër fuqisë më të madhe bërthamore në botë, që do të kishte pasoja katastrofike për njerëzimin.
Sot, pozicionimi i Rusisë në arenën ndërkombëtare ngjason me Iranin. Ajo është e izoluar nga bota e demokracive të përparuara në rrafshin politik, ekonomik, diplomatik, teknologjik, kulturor e sportiv.
Rusia u detyrua të largohet nga Këshilli i Europës. Ministrit të saj të jashtëm iu ndalua pjesëmarrja nga Kryesia polake e OSBE në takimin vjetor të organizatës. Rreth dy të tretat e shteteve anëtare të OKB-së kanë dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, megjithëse më pak se 85% e popullsisë së botës ka vendosur sanksione ndaj saj. Ndërkohë, Parlamenti Europian e konsideroi Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin.
A është rasti të themi që jo çdo e keqe vjen për keq, dhe të jemi dëshmitarë të një Rusie në “shkatërrim krijues”? A është i ngjashëm ky proces me rrënimin e Bashkimit Sovjetik? Vërtetë, ka ende shumë pasiguri përreth.
Lufta në Ukrainë nuk është një operacion i vogël. Ndikimi duket të jetë shumë më i madh se luftrat e mëparshme të Rusisë. Ndoshta as këtë vit nuk do të kemi qartësi rreth kontureve të një Federate të re Ruse, e as gjetjes së një baze të kënaqshme për kultivimin e marrëdhënive të reja me Perëndimin. Gjithsesi, një gjë është e qartë: Rruga drejt një të ardhme më të mirë për Rusinë varet nga kapitullimi i saj në Ukrainë.
Lufta në Ukrainë ka hedhur dritë mbi çështjet e pazgjidhura politike dhe krisjet edhe në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, rajoni nuk është në rrezik të një sulmi të drejtpërdrejt nga Rusia. Më shqetësues është kapaciteti i Moskës për të shfrytëzuar konfliktet e papërfunduara dhe për të ndezur fitilat e destabilitetit. Sikundër nuk duhen nënvlerësuar efektet ekonomike të luftës.
Serbia mbetet qendra e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Ndërkohë BE dhe SHBA kanë ndjekur tri objektiva në marrëdhëniet e tyre me Serbinë: të kufizojnë ndikimin e Rusisë dhe Kinës; të normalizojnë marrëdhëniet Serbi-Kosovë; dhe të mbrojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.
Edhe pse BE dhe SHBA nuk e kanë shterruar ndikimin e tyre në Serbi, suksesi në arritjen e objektivave të mësipërm ka qenë i kufizuar.
Serbia deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE kundër Rusisë. Madje, ka bërë hapa pas përsa i përket linjëzimit me pozicionet e politikës së jashtme të BE. Ndikimi i Kinës në Serbi është rritur në vend që të zvogëlohej. Kjo vihet re në investime, në infrastrukturën që lidhet me sigurinë, apo lidhjet politike dhe kulturore. Serbia vazhdon të mbështesë politikanë që me veprimet dhe retorikën e tyre kërcënojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.
Pyetja që shtrohet është nëse do të kemi këtë vit një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë bazuar tek njohja e ndërsjellë? Apo nëse do të kemi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si një hap i ndërmjetëm?
Pavarësisht nismës franko-gjermane të mbështetur edhe nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, shanset për një zgjidhje të qëndrueshme, e për më tepër përfundimtare gjatë këtij viti duken të vogla.
Serbia nuk duket e gatshme për të njohur Kosovën apo realitetin faktik. Refuzimi i Serbisë për t'u bashkuar me sanksionet e BE kundër Rusisë deri më tani nuk ka sjellë pasoja serioze për marrëdhëniet e Serbisë as me BE dhe as me SHBA.
As BE dhe as SHBA nuk i mungon ndikimi në Serbi, pasi kjo e fundit është e mirëintegruar në strukturat ekonomike perëndimore. Ajo kryen pjesën më të madhe të tregtisë së saj me BE. Merr investime të konsiderueshme të huaja direkte nga ajo. Pa Perëndimin, Serbia nuk do të mbijetonte ekonomikisht.
Është jashtë çdo dyshimi se një marrëveshje përfundimtare Kosovë - Serbi do ta ndryshonte rajonin për më mirë, duke hequr pengesën më serioze si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën në rrugën e anëtarësimit në BE. Që kjo të ndodhë, shtetet anëtare të BE dhe NATO, që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes së saj. Kjo do ta ndihmonte edhe vetë Serbinë duke i hequr çdo alibi. Sikundër do t’i hiqte Rusinë një levë kryesore ndikimi në Serbi dhe rajon.
2023 përkon me 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, ku u konfirmua angazhimi dhe vullneti politik i BE-së për anëtarësimin e shteteve të rajonit tonë në BE. Mirëpo, që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, procesi i anëtarësimit të shteteve të Europës Juglindore, me përjashtim të Kroacisë, nuk ka gjetur mënyrën për të fuqizuar forcat e ndryshimit në shoqëri, apo tërhequr qytetarët në procesin e shtetndërtimit demokratik, integritetit institucional dhe rrugën e reformave për zhvillim ekonomik të qwndrueshëm.
Nëse BE-ja dëshiron të transformojë realisht kontinentin, të zgjerojë modelin e vet të qeverisjes, të inkurajojë reforma demokratike dhe të jetë një aktor me peshë globale, ajo duhet ta bëjë ofertën e saj të prekshme përmes ofrimit të mekanizmave ndihmues dhe përcaktimit të një afati kohor për anëtarësimin sa më të shpejtë në BE të gjashtë shteteve të rajonit tonë.
Nevojitet një proces anëtarësimi i rreptë por i drejtë, i parashikueshëm. Mbi të gjitha i prekshëm dhe motivues për qytetarët, duke trajtuar me përparësi sundimin e së drejtës; hemorragjinë demografike; dhe hendekun zhvillimor të rajonit tonë me atë të BE-së.
Një ogur i mirë për Shqipërinë do të ishte që përvjetori i njëzetë i Samitit të Selanikut të na gjente të ulur në tryezën e bisedimeve me BE-në për grup kapitullin e parë, që ka të bëjë me parimet themelore të shtetit të së drejtës.
Turqia ka një profil transkontinental. Ajo është një partner strategjik rajonal për Shqipërinë, jo vetëm për shkak të historisë mes dy popujve tanë, por edhe për projektimin e fuqisë që ka, si anëtare e NATO-s, G-20, në Ballkan e Mesdhe. Në këtë kontekst, zgjedhjet presidencale e parlamentare të këtij viti në Turqi priten me interes.
Presidenti Erdogan ka pasur disa muaj mjaft të mirë. Ai është i vetmi udhëheqës i G-20 që mban marrëdhënie të mira pune si me Presidentin e Ukrainës, ashtu edhe me Presidentin e Rusisë, gjë që e ndihmoi atë të ndërmjetësonte një marrëveshje historike të grurit të Detit të Zi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me europianët dhe amerikanët duke ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën, por nuk ka nguruar nga ana tjetër, të ngadalësoj procesin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Ndikimi i tij mbi të ardhmen e Sirisë, ku amerikanët vazhdojnë të kenë trupa të stacionuara, e bën gjithashtu thelbësor angazhimin e tij nga lojtarët kryesorë në Lindjen e Mesme. Kohët e fundit vihet re një marrëdhënie e rregulluar e Presidentit Turk me Princin e Kurorës Saudite, dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Me rritjen e madhe të pagave dhe politikat e tjera ekonomike të saposhpallura për turqit, Erdogan shkon më i sigurt drejt zgjedhjeve të muajit qershor. Pavarësisht kritikave në lidhje me përqendrimin e pushtetit dhe devijimin e rrugës europiane në lidhje me reformat e shtetit të së drejtës, Turqia mbetet një demokraci zgjedhore.
Është normale që dy dekada nga ardhja e tij në pushtet, popullariteti i tij të jetë i cenueshëm. Sidoqoftë, me interes priten lëvizjet në bllokun opozitar, nësë do të bashkohen për të mbështetur një kandidat të vetëm e të besueshëm. Diçka që nuk arritën ta bënin plotësisht gjatë dy zgjedhjeve të fundit presidenciale.
Takimi i këtij viti në Davos konfirmoi se sfidat ndaj globalizimit janë strukturore dhe nuk e kanë origjinën tek krizat e ditës. Nuk nxiten nga rënia e fundit ekonomike.
Pas tre viteve të pandemisë, përvjetorit të parë të një lufte që ka ndryshuar zinxhirët e furnizimit global dhe ka rritur inflacionin, të gjithë po flasin për të njejtat çështje globale: konfliktet ushtarake, ndryshimet klimatike, kibersferën dhe pasojat e shkundjes teknologjike. Thënë ndryshe për "polikrizat". Por, mesa duket edhe këtë vit përgjigjet pritet të jenë më pak se globale, si pasojë e një botë gjithnjë e më të fragmentuar.
Duhej të dilte skandali “McGonigal”, që shqiptarët të dëgj...
Ditët e fundit po diskutohet në mjedisin politik dhe në me...
Makthi i Edi Ramës për të mos u përballur me pasojat e...
Non grata Ka patur një moment për të folur për “non gratë...
“Top Channel” dje ka kryer shërbimin e radhës ndaj “Rilind...
Ky Alibeu apo Bardhi janë minorancë absolute e demokra...
Të mërziturit me Amerikën kanë kohë që nuk fshihen më ...
Kam patur bindjen 2-3 javë para, pa u përfolur fare em...
Truprojat mediatike të Edi Ramës, një çetë e rrudhur q...
Opozita nëse dëshiron të ndiqet nga qytetarët të mos ankohet...
Në përgjithësi përdorimi i tankeve në fushën e betejës mun...
Rama sot është një kufomë e pa kallur. Ai me qeverisjen e ...
Kur punoja te gazeta “Koha Jonë” kisha një motor as të madh,...
McGonigal ka dalë me GPS në këmbë nga vendimi drastik i Gr...
28 janari, nuk është vetëm dita e 28-te e kalendarit G...
Prej disa ditësh Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI ...
Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin j...
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...