Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Që nga dita e parë që CNA.al ka sjellë lajmet e saj si një agjensi online, një nga qendrimet më kryesore që ka pasur janë të vërtetat për median, atë që kryeministri e quan kazan por që për ne më shumë është një pjesë e madhe e tradhtuar e misionit të gazetarëve, por nga pronarët e tyre e tradhtuar për t?i shërbyer në fakt qeverisë.
Kemi sjellë shumë personazhe që kanë ?kapërcyer ylberin? sa tek PD dhe tek PS, sa tek Berisha, Ilir Meta, Edi Rama e kështu me radhë. Janë pronarët e mediave të mëdhaja por dhe atyre me titra dhe mediave të vogla.
Nuk kemi kursyer së shkruari për Henri Çilin në fillim që tashmë është zhdukur diku dhe u harrua. Për Irfan Hysenbelliun, për Vjollca Hoxhën, Aleksandër Frangajn, Carlo Bollino, Ylli Ndroqin e kështu me radhë. Por le të shohim sot katër nga këta personazhe, shumë aktualë dhe ndoshta me peshën kryesore të shtypit.
I pari Carlo Bollino, një nga njerëzit që përfishet edhe në debatet politike dhe akuzohet nga opozita se ka përfituar para nga taskat e shqiptarëve nëpërmjet kontratave të ndryshme si dhe po merr prona me qera të ulëta.
Është përfshirë në PPP e të tjera si këto. Bolino njihet si një botues, në fakt një shtetas italian që është më shumë një militant i PS dhe ndoshta vendin e tij duhet ta ketë tek zyra e shtypit, në krah të Endri Fugës, në selinë e Rilindjes.
Ka një histori të gjatë me median, krijon, i shet, i rikrijon, punon me kronikën e zezë por gjithmonë në një krah e përqëndruar në krahun e qeverisë për interesat e të majtës dhe gjithmonë të socialistëve.
Më tej një televizion tjetër me titra, një botues tjetër, ai është Irfan Hysenbelliu, një ish kapter ushtarie në kohën e diktaturës, tashmë një biznesmen dhe botues. ?Vëllai? i djeshëm i shpallur i Lulzim Bashës dhe ?vëllai? i sotëm i Taulant Ballës, të dy vëllezër të gjetur nga politika, njëri nga ?Republika e Re? pra PD e djeshme dhe tjetri një socialist i Rilindjes.
Irafn Hysenbelliu e ka shfrytëzuar në mënyrë maksimale pushtetin, aq sa ka mundur që një pallat me leje 8 kate ta bëjë me 15 dhe t?i shtojë këto lartësi pa asnjë problem, më pas ato i legalizon. Të vendosë semaforë tek hoteli i tij dhe askush të mos thotë asnjë fjalë, të vendosë dhëndrin drejtor në bashki apo të bllokojë detin në Durrës, sepse është Irfani dhe askush nuk duhet të flasë për të.
Është i madh, deliron rrugëve të Tiranës , është pronar, biznesmen i fuqishëm që gjithmonë shkon dhe “lëpihet” pas qeverive.
Le të shohim një tjetër personazh, Ylli Ndroqin. A duhet të merremi më me Xhemail Pasmaçiun? Një ish trafikant droge që ka jetuar në Itali dhe arrestuar në Truqi, tashmë me pasuri të sekuestruara. CNA.al i ka publikuar gjithçka dhe ndoshta Ylli Ndroqi tashmë është më pak i velfshmi nga të gjithë.
Edhe ky i fundit, dikur ?në dashuri? me PD, më pas e tradhtoi me lali Erin dhe Edi Ramën, tashmë po tradhton Edi Ramën dhe lali Erin në krah të Ilir Metës i cili në fakt është dhe korifeu apo idhulli i tij politik dhe mbështetësi kryesor.
Por, ka pak xhelozi mes Irfanit dhe Ylli Ndroqit, kush e do më shumë Ilir Metën se Karloja në fakt nuk është se e do kaq shumë.
Po të shkojmë më tej do të shohim Vjollca Hoxhën e Top Channel. Në rast se tre të parët mund të kenë 1, 2, 3 apo 5 problematika, Vjollca Hoxha ka një ?boom? të madh pasi është e vetmja pronare mediash e cila është e lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt në ortakëri me pronarët e inceneratorëve në Shqipëri, me tre koncesione që kushtojnë rreth 178 milionë euro, vetëm nga taksat e shqiptarëve. Pa folur për ekstra-kostot e tjera të cilat janë gati 200 milionë euro.
Vjollca Hoxha nuk ka mundur dot t?i rezistojë misionit të medias që ta bëjë atë të lirë, pavarësisht se ka marrë një profil majtas.
Tashmë është bërë avokate e inceneratorëve, i një PPP korruptive të akuzuar nga opozita, të një kompanie të fshehur midis guackash në Holandë për 128 milionë euro. Nga ana tjetër për çdo garanci ka të emëruar një drejtor.
Ai quhet Ben Blushi, ish deputet socialist, më pas kryetar i partisë ?Libra?, ortak drejtpërdrejt me pronarët e inceneratorëve në Bullgari, nëpërmjet kompanisë ?Em Capital Group? dhe vjen në Shqipëri e kjo kompani ble 51% të ?Lori Caffes? ku është ortake edhe Vjollca Hoxha.
Pra Vjollca Hoxha është ortake me inceneratorët tek Lori caffe, aty ku është ortake edhe gruaja e Ben Blushit. Këta janë pra katër personazhet që po përmendim sot.
Ka edhe të tjerë që do i sjellim ditë pas dite, por këta të katërt janë më të kapurit dhe më të drejtpërdrejtit që e përdorin median e tyre për interesa biznesi në lidhje me pushtetin.
Sepse të bënin biznes me televizionet apo mediat është diçka normale, por ta shfrytëzosh këtë media për interesa të tjera, të bësh ortakëri me inceneratorët e shumë akuzuar dhe me taksat e shqiptarëve, të bllokosh detin dhë të mos të thonë gjysmë llafi, të shtosh tetë katë pa leje dhe pastaj t?i legalizosh, të tentosh të rrëmbësh toka me gjyqe në Korçë, të kesh qenë trafikant droge apo nga ana tjetër të marrësh me një euro prona publike e PPP , apo tendera të fshehura që kalojnë në llogaritë e tua . E pra tek këta katër personazhe mund të gjeni edhe më shumë, nga i pari tek i fundit.
Këta janë media, këta janë zëri i qytetarëve, këta përfaqësojnë interesat e publikut.
A mundet që këta të jenë zeri i shqiptarëve?
Thjesht dhe vetëm janë propaganda e qeverisë, në shërbim të saj për interesat e tyre. Kur iu prishen ato mund të hedhin edhe ndonje lajm kundër, por kanë frikë, nuk munden të përballen në një betejë të vërtetë si media e lirë me qeverinë sepse nuk kanë kurajo për shkak të bëmave, gjëmave dhe atyre që përmendëm më lart sepse qeveria me pas ?e kap lepurin me qerre? ashtu siç e kapi Ylli Ndroqin, mund t?i kapë të gjithë më radhë. (Vijon) /CNA.al
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka dalë ...
Ish deputeti i Partisë Dëemokrartike Enkelejd Alibeaj reagon...
Djali i aktorit të njohur Koço Devole, Genci Devole ka emoci...
Raporti i Dick Marty ka nxitur debate gjatë ditëve të fundit...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia tha se humb...
Naftëtarët e Ballshit kanë pranuar ofertën e kryeministrit R...
Aktivistja shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të ...
Situata e rëndë që është krijuar për shkak të koronavirusit ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar masat e reja që janë marr...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas rapor...
Aktori shumë i dashur i humorit, skenaristi dhe regjisori Ko...
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Bl...
Këngëtarja Bleona Qereti, ka folur mbrëmjen e sotme për mbës...
Nga Enver Robelli Firmat Biontech dhe Pfizer sapo njoftuan s...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajon...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri akuzoi kr...
Anëtarja e Këshillit Teknik Silva Bino u ka bërë thirrje qyt...
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhafer...
Ish ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu laboratorët privat ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...