"Mos bini pre e mashtrimeve të Nikolla Xhufkës"/ Thirrja e At Mihal Sanellarit: Jashtë Autoritetit Episkopal nuk ekziston asgjë kishtare
At Mihal Sanellari u ka bërë thirrje të gjithë shqipta...

Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit të bujshëm të Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.
Në deklaratën e Partisë Demokratike theksohet se Balla është mashë e Ramës, i cili po përdoret për të mbajtur gjallë lidhjet e krimit me pushtetin.
Sipas PD-së, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet!
“Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajve dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbsani në Shkodër.
Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi.
Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju.
Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë.
Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?
Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?
Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?
Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?
Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan.
Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla. Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla lidhjet e pushtetit me krimin. Sepse, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet!
Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, shkruan PD në reagim./ CNA
At Mihal Sanellari u ka bërë thirrje të gjithë shqipta...
Ish-politikani dhe ish-nënkryetari i Kuvendit në vitet 199...
Eksperti i sigurisë, Fation Softa, ka folur në lidhje me k...
Gazetari Arsen Rusta ka komentuar ngjarjet e bujshme t...
Akademiku Artan Fuga ka bërë me dije se ditën e nesërm...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim ...
Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet soci...
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla do drejtoje Ministrinë e B...
Bledi Çuçi shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm. Çu...
Nga dita e hënë në qytetin e Shkodrës do të ketë ndryshime...
Ditën e sotme është bllokuar gurorja në fshatin Borizanë, ...
Këngëtari dhe ish-noteri, Luiz Ejlli është vënë nën ak...
Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policis...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Korçë, Niko ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mish lope pa vu...
Ministria e Arsimit, Evis Kushi, është pyetur sot nga gaze...
Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një taki...
Askush nuk do ta besonte se Reforma në Drejtësi do të mbër...
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...