Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

At Mihal Sanellari u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Nikollë Xhufkës i cili e quan veten prift.
Në reagimin e gjatë në rrjetet sociale, nënvizohet qartë se organizimi i Kishës është një organizim hierarkik, ku secili ushtron kompetencat e veta pa i kapërcyer ato.
Episkopi është kreu i një komuniteti lokal konkret, i cili brenda një territori përfaqëson plotësinë dhe tërësinë e Kishës në nivel vendor dhe global.
At Mihal Sanellari thekson se, çdo autoritet tjetër kishtar në këtë territor, vendoset dhe shërben nën bekimin dhe aprovimin e episkopit.
Më tej nënvizohet se, priftërinjtë që shërbejnë në këtë njësi lokale territoriale, shërbejnë nën emrin e episkopit të tyre. Episkopi është ai që lind Kishën, sepse vetëm ai mund të dorëzojë autoritete kishtare apo klerikë. Shërbesa e priftërinjve në Kishë nuk buron nga ata, por nga kompetencat baritore që iu ka deleguar atyre episkopi, në të kundërt aktiviteti i një kleriku është i pa vlefshëm.
Në reagimin e At Mihal Sanellarit sqarohet se, asnjë Episkop nuk mund të ushtrojë atributet e tij episkopala jashtë episkopatës së tij që ai mbulon dhe nuk mund të dorëzojë (bëjë) klerikë për një territor tjetër kishtar. Po këshu edhe një prift nuk mundet të ketë autoritet jashtë territorit të episkopatës që i përket.
Në përmbyllje të reagimit thuhet se cilido person që përpiqet të përvetësojë një nga këta tituj me vetë-dashje është një rebel i fesë dhe kryen sakrilegj, duke përdhosur shenjtërinë e Kishës dhe mistereve të saj.
Thirrja është që të mos besohet tek njerëzit që kanë një frymë të tillë mashtrimi si rastin e Nikollë Xhufkës që e quan veten prift.
Jashtë Autoritetit Episkopal nuk ekziston asgjë kishtare, as kishë, as klerik, as murg as manastir, cilido që pretendon diçka të tillë është gënjeshtar dhe mashtrues.
Reagimi i At Mihal Sanellarit
“MOS BINI PRE E MASHTRIMIT!
Kisha është një organ hyj-njerëzor, ku qielli bashkohet me tokën në mënyrë të vazhdueshme dhe, ku krijohet kungimi i këtij organizmi në një realitet të përbashkët. Kështu Kisha është komuniteti adhurues, i cili përbën trupin mistik të Krishtit dhe, ku vetë Krishti është kreu i këtij trupi. Si një strukturë 2000-vjeçare Kisha ka ndeshur fenomene të ndryshme dhe të dhimshme përgjatë historisë, të cilat kanë krijuar dhe kuadrin kanonik, se si ky organizëm të mbrojë dhe zhvillojë aktivitetin e vet në botë. Organizimi i Kishës është një organizim hierarkik, ku secili ushtron kompetencat e veta pa i kapërcyer ato.
Episkopi është kreu i një komuniteti lokal konkret, i cili brenda një territori përfaqëson plotësinë dhe tërësinë e Kishës në nivel vendor dhe global. Çdo autoritet tjetër kishtar në këtë territor, vendoset dhe shërben nën bekimin dhe aprovimin e episkopit. Priftërinjtë që shërbejnë në këtë njësi lokale territoriale, shërbejnë nën emrin e episkopit të tyre. Episkopi është ai që lind Kishën, sepse vetëm ai mund të dorëzojë autoritete kishtare apo klerikë. Shërbesa e priftërinjve në Kishë nuk buron nga ata, por nga kompetencat baritore që iu ka deleguar atyre episkopi, në të kundërt aktiviteti i një kleriku është i pa vlefshëm. Episkopi ka të drejtë që në territorin që ai mbulon të themelojë manastire, të gradojë igumenë (kreu i një manastiri). Kështu çdo manastir dhe anëtarët e tij (murgj janë pjesë e autoritetit episkopal të Episkopatës apo Mitropolisë përkatëse.
Asnjë Episkop nuk mund të ushtrojë atributet e tij episkopala jashtë episkopatës së tij që ai mbulon dhe nuk mund të dorëzojë (bëjë) klerikë për një territor tjetër kishtar. Po këshu edhe një prift nuk mundet të ketë autoritet jashtë territorit të episkopatës që i përket. Asnjë episkop, apo prift i një episkopate, nuk mund të kryej aktivitet në territorin e një episkopate tjetër, vetëm nëse është marrë më përpara bekimi dhe aprovimi i episkopit të zonës.
Cilido person që përpiqet të përvetësojë një nga këta tituj me vetë-dashje është një rebel i fesë dhe kryen sakrilegj, duke përdhos shenjtërinë e Kishës dhe mistereve të saj. Të gjithë besoj e dimë, se rrebeli i parë, që u rrebelua ndaj Perëndisë ishte satani. Gjithashtu në Shkrimin e Shenjtë djalli quhet edhe ati i mashtrimit dhe gënjeshtrës. Mos i besoni njerëz që kanë frymë të tillë, të rrebelimit dhe të mashtrimit. Pema njihet nga frytet dhe rrebelimi dhe mashtrimi janë fruta që nuk vijnë nga Perëndia.
Për të përmbledhur ndoshta me një fjali, të gjitha sa thuhen më lart, do të thoja se: Jashtë Autoritetit Episkopal nuk ekziston asgjë kishtare, as kishë, as klerik, as murg as manastir, cilido që pretendon diçka të tillë është gënjeshtar dhe mashtrues.
Nga: Atë Mihal Sanellari”.
Ish-politikani dhe ish-nënkryetari i Kuvendit në vitet 199...
Eksperti i sigurisë, Fation Softa, ka folur në lidhje me k...
Gazetari Arsen Rusta ka komentuar ngjarjet e bujshme t...
Akademiku Artan Fuga ka bërë me dije se ditën e nesërm...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë në bashkëpunim ...
Gazetari Artan Hoxha me anë të një postimi në rrjetet soci...
Kreu i Grupit të PS Taulant Balla do drejtoje Ministrinë e B...
Bledi Çuçi shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm. Çu...
Nga dita e hënë në qytetin e Shkodrës do të ketë ndryshime...
Ditën e sotme është bllokuar gurorja në fshatin Borizanë, ...
Këngëtari dhe ish-noteri, Luiz Ejlli është vënë nën ak...
Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policis...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Korçë, Niko ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mish lope pa vu...
Ministria e Arsimit, Evis Kushi, është pyetur sot nga gaze...
Gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ka reaguar në lidhje ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një taki...
Askush nuk do ta besonte se Reforma në Drejtësi do të mbër...
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit t...
Duke nisur nga sot, data 7 korrik, në portalin e-Albania m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...