
Shpërthen bombola e gazit në një banesë/ Plagosen tre persona
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndrimin e saj zyrtar në lidhje me zgjedhjet. Edhe sot në fjalimin që mbajti Berisha përpara Kryesisë ishte i qartë në qëndrimin e tij. Zgjedhjet ishin manipuluar, bandat kishin dalë në terren, votat ishin blerë e të tjera si këto.
Në fakt zgjedhjet e 14 majit, përgjatë gjithë fushatës elektorale dhe deri më sot ende nuk kanë regjistruar një denoncim thelbësor.
Përveç faktit të Himarës që kandidati Fredi Beleri blinte vota, nuk ka raste të tjera, të cilat janë dhe dominuese.
Në lidhje me atë që përmend doktori, se janë prekur pajisjet dhe janë manipuluar votat, Berisha e di mjaft mirë se edhe sikur të përsëriten tri herë të tjera zgjedhjet dhe me dorë të bëhen në Vorë, në Kamëz dhe në Elbasan, nuk ka për t’i fituar. Deformim vote mund të ketë pasur, por PD nuk humbi për këtë arsye.
Kjo, jo për shkak se PS-ja është një forcë kaq e madhe dhe qytetarët duan shumë Edi Ramën, por për shkak se shqiptarët po kërkojnë reflektimin e opozitës, ia kanë kërkuar Lulzim Bashës, po ia kërkojnë dhe doktorit dhe nuk po ndodh dhe po marrin votë kundër.
E në rast se do të vazhdojnë në këtë rrugë, vota kundër do të jetë e vazhdueshme dhe nuk ka për t’i fituar kurrë zgjedhjet.
Shqiptarëve nuk u rrihet përballë me akuza, manipulime, blerje votash. Manipulime nuk ka pasur se s’ka ku të ketë se kishte komisionerë Partia Demokratike kudo. Edhe ata që ia dha Gaz Bardhi dhe ata që ia dha Ilir Meta, ka pasur në çdo grup numërimi. Si u manipuluan votat? Janë të shitur komisionerët e PD-së?
Këtu po bëhet një autogol, po akuzohen komisionerët. Është e turpshme të akuzosh trupën tënde elektorale, trupën tënde të besnikëve se janë shitur, blerë dhe manipuluar, kur nuk ke asnjë fakt dhe asnjë provë.
Në Shkodër sa vota janë blerë? 500-1000? Po sa është rezultati? Nuk e zgjedh një kryetar bashkie blerja e 100, 200 apo 500 votave me 500 euro copën, sepse diferenca të tilla nuk ka. Kudo janë me 20%, 6 mijë, 8 mijë apo 10 mijë vota diferencë.
Vete një Luiz në Shkodër dhe një ish-drejtori i PD dhe i ve përpara. Lexoni sondazhet dhe analizat para e pas zgjedhjeve dhe e kupton që shkodranët besuan zgjedhjen e Luizit me shumë se zgjedhjen e ofruar nga Berisha.
Sepse PD nuk di të denoncojë dhe të thotë të vërteta dhe të mbajë kauzat që u interesojnë shqiptarëve i braktis çështjet rrugës.
Nuk hedh kush 50 milionë euro për të blerë votat e Bashkisë së Elbasanit, kur 50 milionë euro nuk është buxheti i katër viteve të kësaj bashkie, Shkodrës a gjetkë.
Sikur ta marrë të gjithë buxhetin, ta çojë me çanta në shtëpi nuk kthen dot lekët që ke investuar, prandaj shifrat për blerjen e votës, diferenca dhe retorika politike kanë bërë që opozita, Berisha vetë dhe Kryesia e PD-së të marrin një rrugë pa krye.
Sepse faktet flasin vetë, nuk ka nevojë për shumë studim.
Imagjinoni të blinte Raqka vota në Korçë kundër Ledinës, kur dhe vetë ajo e dinte që do humbiste. Pse duhet ti blinte votat kur garën e kishte të fituar? Ose Gëzimi në Maliq ku rezultati i dha gati 70%, pse do blinte vota?
Po Vlora, Pogradeci, Fieri, Gjirokastra, Kuksi, Tropoja etj etj? Dështimi dhe humbja ndodhën, justifikimi për ti shpëruar një analize dhe prekja e arsyeve të vërteta të humbjes është rrugë e gjatë që çon në humbjen e rradhës.
Të çosh Flamur Nokën të bëjë Tarzanin në Elbasan, nuk shton asnjë votë dhe nuk të shitet apo të blihet kush, se nuk ka nevojë. Mjafton të shikojë Flamurin dhe nuk e voton më PD-në, sepse nuk e duan demokratët e jo më shqiptarët. Për besnik mbaje në krye sa të duash, por sdo fitojë kurrë PD
Kush do të votojë në Tiranë për Albana Vokshin që ka 20 vjet kryetare e LDGSH-së, për Gert Bogdanin e inceneratorëve?
Po në Korçë do të votojnë për Arben Ristanin që shkonte dhe u mbante leksione politike strukturave të PD-së.
Nga poshtë-lart nuk ka organizim, ka raportim të gënjeshtërt dhe kjo është kthyer në rutinë në PD. Strukturat organizative janë përçarë, janë në konflikt. Nuk ka humbur PD-ja se ka blerë Edi Rama votat, JO.
PD humbi se ishte e përçarë. PD humbi se nuk i dha dot mesazhin e duhur publikut për ta mbështetur. Nuk e tërhoqi dot pas vetes elektoratin dhe mungonte ekipi. Ashtu e përçarë e lodhur, me konfliktet me Alibeajn, me daljen e Roland Bejkos, me kandidatura të pakënaqura të dala nga Primaret, gjysma e strukturave që rrinin flinin gjumë, një pjesë tjetër që aktivizohej me Berishën, ata të Lulit që bënin sikur punonin, LSI që në fakt priste thjesht dhe vetëm humbjen e PD-së, mori gjysmat e këshillave sikur të kishte marrë 250 mijë vota dhe nuk iu atashuan kandidatëve.
Të gjitha partitë e vogla apo koalicioni opozitar ishte një mish-mash opozitar, ishte një përçarje, një shkatërrim organizativ dhe një piramidë e shkërmoqur politike e PD-së. Dhe kjo nuk është në këta katër emra që përmendëm, mund të ketë dhe shumë të tjerë që më shumë nuk i duhen sesa i duhen PD-së.
Sot në daljen e tij publike me Flamurin në krah të majtë, Berisha i dha një mesazh "shumë të mirë" shqiptarëve. U tregoi se do të vazhdojë atë rrugë, por shqiptarët ia treguan me votë se ajo është rrugë e gabuar. Ata duan një reflektim, duan një ekip, duan një elitë, duan figura të reja dhe doktor Berisha këtë premtim ua dha kur bëri foltoren, por mesa duket i gënjeu. Mori partinë dhe PD, po rri atje ku ishte bashkë me Mulin dhe pret Lulin.
Është ndoshta edhe më keq sesa ishte me Lulin. Tani mund të kthehet dhe Luli të bashkohen. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, sërish do të humbin në rast se nuk ka një reflektim të plotë, nuk ka një qasje ndryshe, nuk ka një kokulur dhe një ndjesë ndaj shqiptarëve, për të reflektuar, për të sjellë një ekip të ri të besueshëm që të rrëzojë Edi Ramën. Me rrugën e zgjedhur PD do shkojë edhe më shumë në greminë.
Luli do të kthehet dhe do ta përçajë më shumë. Doktori do të qëndrojë në opozitë i izoluar nga ndërkombëtarët, me një tufë të paaftësh, me Flamurin dhe me Albanën, me x apo y që si voton as shtëpia e tyre, apo me disa të tjerë korridoreve që i bëjnë fresk, me kulisat e Salianjëve dhe kompani që kërkojnë pushtet, mandate dhe mbajnë peng PD, të gjithë shqiptarët i kanë kuptuar e shohin dhe e dinë mjaft mirë, dhe nuk i votojnë, por mesa duket "nuk e di" dhe "nuk i sheh" Berisha. Kjo është të gajasesh
Sali Berisha e sheh dhe e di shumë mirë dhe fatkeqësisht po ndjek atë rrugë që na tregon se thjesht dhe vetëm u rikthye në PD për ta mbajtur dhe për ta përdorur për interesin e tij, jo për interes të demokratëve dhe shqiptarëve. Faktet e renditura më sipër dhe gjithçka që po ndodh tregojnë vetëm këtë të fundit, fatkeqësisht./ CNA.al
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Inceneratorëve, që quhen dhe afera e shekullit, për të cil...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka qenë vazhdimisht p...
Sërish PD-ja e Berishës është futur në një përplasje m...
Prokurorët e SPAK-ut kanë nisur hetimet për tri dosje....
Carlo Bollino, botuesi i “Shqiptarja.com”, sot n...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...